Magazinimi - Makita PM7651H Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi i pjesëve
Gjithmonë mbajeni motorin të pastër.
Mbajini fletët e cilindrit të pastra nga pluhuri dhe papastërtitë. Pluhuri ose balta e
ngjitur në fletët e helikës shkakton bllokim.
Ajri fryrës merret nga gryka e hyrjes së ajrit (1). Kur rryma e ajrit bie gjatë
funksionimit, fikeni motorin dhe kontrolloni grykën e hyrjes së ajrit për bllokim nga
sende të huaja.
Vini re se nëse nuk hiqen këto sende të huaja motori mund të mbinxehet dhe
dëmtohet.
PARALAJMËRIM:
Kurrë mos e përdorni ajërfryrësin për spërkatje pa rrjetën e ajërfryrësit. Para çdo
përdorimi, kontrolloni që rrjeta të jetë e vendosur dhe të mos jetë e dëmtuar.
Çdo punim për mirëmbajtjeje ose përshtatje që nuk përfshihet dhe përshkruhet në këtë manual duhet të kryhet vetëm nga Qendrat e Autorizuara
të Shërbimit.

MAGAZINIMI

Kullimi i karburantit
PARALAJMËRIM:
Kur e kulloni karburantin, sigurohuni që të fikni motorin dhe ta lini të ftohet.
Menjëherë pas fikjes së motorit mund të jetë akoma i nxehtë me mundësi për djegie, ndezshmëri dhe zjarr.
KUJDES:
Kur makineria nuk është në punë për një kohë të gjatë, kulloni të gjithë karburantin në depozitë dhe karburator dhe mbajeni në një vend të
thatë e të pastër.
Kulloni karburantin nga depozita dhe karburatori sipas procedurës së mëposhtme:
1) Hiqni kapakun e depozitës së karburantit, dhe kulloni plotësisht karburantin.
Nëse ka mbetje të lëndëve të huaja në depozitë, hiqeni përnjëherësh.
2) Nxirrni filtrin e karburantit nga porta e rimbushjes duke përdorur një tel.
3) Shtyjeni pompën ushqyese derisa karburanti të jetë zbrazur prej aty dhe
zbrazni karburantin që hyn në depozitën e karburantit.
4) Rivendosni filtrin në serbatori dhe shtrëngoni mirë kapakun e serbatorit.
5) Më pas, vazhdoni të punoni motorin derisa të ndalojë.
6) Hiqni kandelën dhe pikoni disa pika vaj motori nga vrima e kandelës.
7) Tërhiqni butësisht dorezën e motorinos në mënyrë që vaji i motorit të përhapet
mbi motor dhe rivendoseni kandelën.
8) Gjatë magazinimit, ju lutemi ta mbani makinerinë vertikalisht.
9) Mbani karburantin e kulluar në një enë të veçantë në vend me hije, të ajrosur
mirë.
Kullimi i depozitës së solucionit
PARALAJMËRIM:
Kur e kulloni depozitën e solucionit, sigurohuni që të fikni motorin dhe ta lini të ftohet.
Menjëherë pas fikjes së motorit mund të jetë akoma i nxehtë me mundësi për djegie, ndezshmëri dhe zjarr.
Para magazinimit të ajërfryrësit për spërkatje, kullojeni depozitën e solucionit duke iu referuar seksionit të titulluar "Kullimi dhe pastrimi i depozitës
së solucionit".
Pastrimi i kullores në krye të depozitës së solucionit
Kur magazinoni ajërfryrësin për spërkatje, gjithmonë pastrojeni filtrin në krye të depozitës së solucionit.
Për të pastruar filtrin, referojuni seksionit të titulluar "Kullimi dhe pastrimi i depozitës së solucionit".
Pastrimi i filtrit në nyjën e tubit
Kur vendosni në magazinë ajërfryrësin për spërkatje, gjithmonë pastrojeni filtrin në nyjën e tubit.
Për të pastruar filtrin, referojuni seksionit të titulluar "Kullimi dhe pastrimi i depozitës së solucionit".
KUJDES:
Kur magazinoni ajërfryrësin, sigurohuni që të fikni motorin.
80
(1)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents