Makita PM7651H Original Instruction Manual page 68

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2. Furnizimi me karburant
PARALAJMËRIM:
Kur furnizoni pajisjen me karburant, sigurohuni se po zbatoni udhëzimet vijuese për të parandaluar zjarrndezjen:
Furnizimi me karburant duhet të kryhet në një vend pa zjarre. Kurrë mos sillni zjarrin (pirja e duhanit, etj) afër një vendi me furnizim karburanti.
Fikeni motorin dhe jepini kohë motorit të ftohet para se ta furnizoni me karburant.
Kryejeni furnizimin mbi një sipërfaqe të sheshtë. Mos e furnizoni mbi një vend të paqëndrueshëm apo të pa-ajrosur mirë.
Kryejeni rimbushjen në dritë dhe dukshmëri të mirë.
Furnizojeni në një vend të hapur.
Hapeni kapakun e serbatorit me ngadalë kur është plot. Karburanti mund të kërcejë nga presioni i brendshëm.
Kini kujdes të mos derdhni karburantin. Karburanti i derdhur duhet të pastrohet.
Mos e mbushni më shumë sesa nevojitet.
Bëjeni furnizimin në një vend të ajrosur mirë.
Trajtojeni karburantin me kujdes.
Karburanti në kontakt me lëkurën ose sytë mund të shkaktojë alergji ose acarim. Kur hasni anomali fizike, konsultohuni menjëherë me mjekun
specialist.
Periudha e ruajtjes së karburantit
Karburanti duhet të përdoret brenda një periudhe prej 4 javësh, edhe nëse mbahet në enë të veçantë në zonë me hije dhe të ajrosur mirë.
Nëse nuk përdoret një kontejner special ose nëse kontejneri nuk është i mbuluar, karburanti mund të prishet brenda një dite.
Magazinimi i makinerisë dhe furnizimi me karburant
Mbajeni makinerinë dhe depozitën në një vend të freskët larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Kurrë mos e mbani karburantin në kabinë apo në bagazh.
Karburanti
Motori është motor me 4-kohë. Sigurohuni se po përdorni benzinë automjeti (benzinë normale ose pa plumb).
Pikat e furnizimit me karburant
Mos përdorni asnjëherë përzierje benzine që përmban vaj motori. Në të kundërt, do të shkaktojë akumulim të tepërt të karbonit ose probleme
mekanike.
Përdorimi i karburantit të prishur shkakton ndezje jonormale.
Kur e rimbushni me karburant, sigurohuni që të fikni motorin dhe ta lini të ftohet.
Metoda e rimbushjes me karburant
Lirojeni pak kapakun e serbatorit që të mos ketë ndryshim nga presioni atmosferik.
Hiqeni kapakun e serbatorit dhe furnizojeni me karburant, shkarkojeni ajrin duke anuar serbatorin në mënyrë që gryka të jetë në pozicion
vertikal. (Kurrë mos e mbushni me karburant në grykën e mbushjes me vaj.)
Shtrëngojeni mirë kapakun e serbatorit pas rimbushjes.
Zëvendësojeni kapakun e serbatorit nëse ka defekt ose dëmtim.
Kapaku i serbatorit konsumohet. Zëvendësojeni kapakun e serbatorit çdo dy ose tre vjet.
68

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents