Kontrolli Dhe Mirëmbajtja - Makita PM7651H Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi i nyjës së tubit
PARALAJMËRIM:
Mos e hiqni shiritin e tubit ose kapakun kur është hapur leva e shkarkimit.
Mos e lironi kapakun kur leva e shkarkimit të solucionit është e hapur.
1. Lironi dhe hiqni kapakun (1) që del bashkë me filtrin (2).
2. Pastroni pluhurin dhe grimcat nga filtri.
3. Vendoseni filtrin përsëri në pozicionin fillestar. Sigurohuni që ta shtrëngoni fort
kapakun.
KONTROLLI DHE MIRËMBAJTJA
RREZIK:
Para kontrollit dhe mirëmbajtjes, fikeni motorin dhe lëreni sa të ftohet. Hiqni edhe kandelën dhe kapakun e kandelës.
Nëse përpiqeni të bëni kontroll ose mirëmbajtje menjëherë pas fikjes së motorit apo me kapakun e kandelës të vendosur, operatori mund të
përjetojë djegie ose aksident si pasojë e ndezjes së pakujdesshme.
Pas kryerjes së kontrollit dhe mirëmbajtjes, sigurohuni që të montohen të gjitha pjesët. Më pas, vazhdoni përdorimin.
Gjithmonë mbani doreza gome/rezistente ndaj kimikateve për kontroll dhe mirëmbajtje.
NJOFTIM:
Kurrë mos përdorni benzinë, hollues, alkool ose të ngjashme. Mund të krijohet çngjyrim, deformim ose plasaritje.
Ndërrimi i vajit të motorit
Vaji i prishur i motorit shkurton së tepërmi jetëgjatësinë e përdorimit të pjesëve rrëshqitëse e rrotulluese. Sigurohuni që të kontrolloni periudhën
dhe sasinë e vajit të ndërruar.
RREZIK:
Në përgjithësi, pjesët kryesore të motorit dhe vaji i motorit akoma mbeten të nxehta pasi motori të jetë fikur. Për të ndërruar vajin, sigurohuni
se pjesët kryesore të motorit dhe vaji i motorit të jenë ftohur mjaftueshëm. Në të kundërt mund të shkaktojnë djegie. Në vazhdim, pas fikjes së
motorit, jo i gjithë vaji kthehet në kutinë e manivelës. Mos e kontrolloni nivelin e vajit menjëherë pas fikjes së motorit.
Nëse vaji mbushet përtej limitit, mund të jetë i kontaminuar ose mund të marrë zjarr me tym të bardhë.
Shpeshtësia e ndërrimit: Fillimisht, çdo 20 orë përdorimi dhe më pas çdo 50 orë përdorimi
Vaji i rekomanduar: Vaj SAE10W-30 i Kategorisë SF ose më i lartë i API (vaj motori me 4-kohë për automjete)
Procedura e ndërrimit të vajit
1. Vendoseni ajërfryrësin për spërkatje mbi një sipërfaqe të rrafshët.
2. Vendosni një kontejner vaji bosh nën vrimën e kullimit (1) për të mbledhur vajin gjatë
kullimit.
Kontejneri duhet të ketë vëllim të paktën 220 mL për të mbledhur të gjithë vajin.
3. Lironi bulonin e kullimit të vajit (2) për të filluar kullimin e vajit. Kini kujdes që të mos e lejoni
vajin të futet në serbatorin e karburantit ose pjesë të tjera.
KUJDES:
Kini kujdes të mos e humbni rondelën (guarnicionin prej alumini) (3). Vendoseni bulonin
e kullimit të vajit (2) në një vend ku nuk do të akumulojë ndotje.
4. Hiqni kapakun e vajit (4). (Heqja e kapakut të vajit (4) bën të mundur që vaji të kullojë
lehtësisht.)
KUJDES:
Sigurohuni që ta vendosni kapakun e vajit (4) në një vend ku nuk do të akumulojë ndotje.
5. Ndërsa ulet niveli i vajit që po kullon, anojeni ajërfryrësin për spërkatje nga ana e kullimit në mënyrë që vajit të kullojë plotësisht.
6. Pasi vaji të jetë kulluar plotësisht, shtrëngojeni fort bulonin e kullimit (2). Nëse buloni nuk shtrëngohet fort, mund të ketë rrjedhje vaji.
KUJDES:
Mos harroni ta vendosni përsëri rondelën (guarnicionin prej alumini) (3) kur fusni tapën e kullimit.
7. Shtimi i vajit gjatë procedurës së ndërrimit të vajit kryhet në të njëjtën mënyrë si procedura e shpjeguar veçmas për shtimin e vajit kurdoherë që
niveli i vajit është i pamjaftueshëm. Gjithmonë shtoni vaj duke e mbushur nga gryka e vajit.
(Niveli i specifikuar i vajit: Afërsisht 220 mL)
8. Pas mbushjes me vaj shtrëngoni mirë kapakun e vajit (4) për të parandaluar rrjedhjet e vajit.
77
(1)
(2)
(3)
(2)
(1)
(4)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents