Makita PM7651H Original Instruction Manual page 62

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të pakësuar rrezikun e plagosjes së individëve, mos e drejtoni ajrin nga
kalimtarët pasi presioni i lartë i ajrit mund të dëmtojë sytë dhe mund të fryjë sende
të vogla me shpejtësi të madhe (12).
Kurrë mos e spërkasni në drejtimin e njerëzve, kafshëve apo pronës të cilët mund
të lëndohen ose dëmtohen nga spërkatja (12).
Kurrë mos fusni sende të jashtme në grykën e hyrjes së ajrit të makinerisë apo në
grykën shkarkuese të ajërfryrësit për spërkatje. Do të dëmtonte fletën e helikës
dhe mund të shkaktojë plagosje të rëndë të operatorit apo kalimtarëve si rezultat i
flakjes me shpejtësi të madhe të sendeve ose pjesëve të thyera.
Kushtojini vëmendje drejtimit të erës, d.m.th. mos e përdorni në drejtim të kundërt
me erën.
Për të pakësuar rrezikun e pengimit dhe humbjes së kontrollit, mos ecni mbrapsht
gjatë përdorimit të makinerisë.
Gjithmonë fikeni motorin para pastrimit apo kryerjes së shërbimeve zëvendësimit
të pjesëve.
Bëni një pushim për të parandaluar humbjen e kontrollit të shkaktuar nga lodhja.
Ne rekomandojmë që të bëni 10 deri në 20 minuta pushim pas çdo ore.
Rekomandohet përdorimi i krehrit dhe fshesës për lirimin e copëzave para fryrjes.
Para fryrjes, njomni lehtë sipërfaqet me pluhur ose përdorni spërkatës me perde
uji nëse është e nevojshme.
Gjatë fryrjes, përshtateni gjatësinë e grykës së ajërfryrësit në mënyrë që rryma e
ajrit të fryjë afër tokës.
Pas përfundimit të punës
Gjithmonë lahuni tërësisht me sapun dhe ujë pas spërkatjes apo përdorimit të
kimikateve. Bëni menjëherë dush dhe lajini veshjet mbrojtëse veças nga rrobat
e tjera.
Ndiqni rekomandimet shtesë të prodhuesit të kimikateve.
Gjithmonë pastroni pluhurin dhe ndotjet e ajërfryrësit për spërkatje.
Boshatiseni, shpëlajeni dhe pastrojeni depozitën e solucionit dhe montimin pas
çdo përdorimi. Kjo ndihmon parandalimin e kristalizimit të solucionit, i cili më vonë
mund të shkaktojë bllokim dhe dëmtim kimik të mjetit. Në vazhdim, mbetjet kimike
mund të kenë efekte të padëshiruara pas spërkatjes me një kimikat të ndryshëm
(d.m.th. mbetjet e herbicideve mund të dëmtojnë ose shkatërrojnë bimët që
spërkaten me pesticid).
Mos e magazinoni ajërfryrësin për spërkatje me solucion spërkatës në depozitë.
Mbajini fëmijët, personat që nuk kanë lidhje dhe kafshët shtëpiake larg nga zonat
që keni spërkatur.
Pas përdorimit të disa kimikateve, veçanërisht pesticideve bujqësore, duhet të
vendoset një njoftim te zona e trajtuar se "Interval Hyrje i Kufizuar" (IHK) është
në fuqi.
Lexoni etiketën e produktit kimik dhe çdo rregullore qeveritare të zbatueshme.
Udhëzimet e mirëmbajtjes
Kryeni pastrimin dhe mirëmbajtjen para magazinimit.
Kujdesuni për mjedisin. Përdoreni ajërfryrësin për spërkatje me sa më pak zhurmë
dhe ndotje që të jetë e mundur. Në veçanti, kontrolloni mekanizmin e përshtatur
të karburatorit.
Pastroni ajërfryrësin për spërkatje në intervale të rregullta dhe kontrolloni që vidhat
dhe dadot të jenë të shtrënguara fort.
Kurrë mos i bëni riparime ose magazinoni ajërfryrësin për spërkatje në afërsi të
flakëve të hapura, shkëndijave, etj. (13).
Gjithmonë magazinojeni ajërfryrësin për spërkatje në një dhomë të mbyllur të
ajrosur mirë dhe me serbator të boshatisur dhe depozitën e solucionit të boshatisur.
Vëreni dhe zbatoni të gjitha udhëzimet përkatëse të parandalimit të aksidenteve të nxjerra nga sindikatat tregtare dhe kompanitë e
sigurimeve.
Mos bëni modifikime të ajërfryrësit për spërkatje pasi kjo do të rrezikonte sigurinë tuaj.
Punimet për mirëmbajtje ose riparim nga përdoruesi kufizohet vetëm për aktivitetet e përshkruara në këtë manual udhëzimi. Të gjitha punët e tjera
të riparimit duhet të kryhet nga Agjentët e Autorizuar të Shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale të furnizuara nga MAKITA.
Përdorimi i pjesë dhe veglave shtesë dhe makinerive të pa-miratuara mund të rrisë rrezikun e aksidenteve dhe dëmtimeve. MAKITA nuk mban
përgjegjësi për aksidente apo dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i pjesëve apo pajisjeve shtesë të pa-miratuara.
Ndihma e shpejtë
Në rast aksidenti sigurohuni që të keni një kuti të ndihmës së shpejtë të ndodhur
në afërsi të operimit. Menjëherë zëvendësojeni materialin e përdorur nga kutia e
ndihmës së shpejtë.
Nëse kërkoni ndihmë, jepni informacionet e mëposhtme:
Vendin e aksidentit
Çfarë ndodhi
Numrin e personave të lënduar
Përhapjen e dëmtimeve
Emrin tuaj
(12)
(13)
62

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents