Makita PM7651H Original Instruction Manual page 60

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndezja e ajërfryrësit për spërkatje
Ju lutemi të siguroheni se nuk ndodhen fëmijë ose njerëz të tjerë brenda zonës së
punës prej 20 metrash (6), gjithashtu kini kujdes ndaj kafshëve në afërsi.
Kurrë mos e përdorni ajërfryrësin për spërkatje në zona urbane.
Para përdorimit, gjithmonë kontrolloni se ajërfryrësi për spërkatje është i sigurt për
përdorim:
Kontrolloni sigurinë e këmbëzës së valvulës. Këmbëza e valvulës duhet të
kontrollohet që të ketë lëvizje të lehtë dhe pa pengesa. Kontrolloni funksionimin e
duhur të bllokuesit të këmbëzës.
Kontrolloni që dorezat të jenë të pastra e të thata dhe testoni funksionimin e çelësit
l-O. Dorezat nuk duhet të jenë të ndotura me vaj apo karburant.
Për të pakësuar rrezikun për rrjedhje dhe të kontaktit me lëkurën me kimikate,
kontrolloni që kapaku dhe të gjitha lidhjet e spërkatjes të jenë të shtrënguara mirë,
tubi të jetë vendosur në mënyrë të sigurt dhe të jetë në gjendje të mirë. Mbajeni
levën e shkarkimit të solucionit të mbyllur.
Sigurohuni që leva e shkarkimit të solucionit të jetë mbyllur para ndezjes së
makinerisë.
Kontrolloni që kapaku i kandelës të jetë montuar mirë te kandela – një kandelë e
lirshme mund të shkaktojë shkëndija që ndezin avujt e ndezshëm dhe të shkaktojë
zjarr.
Kontrolloni gjendjen e rripave mbajtës dhe zëvendësoni rripat e dëmtuar ose
konsumuar.
Rregulloni rripin e supit për t'iu përshtatur përmasave tuaja para se të filloni punën.
Në rast urgjence, mund të hiqni rripin e supit dhe ta hidhni makinerinë shpejt. Bëni
praktikë për heqjen e rripit disa herë para se ta përdorni makinerinë për tu mësuar
me të. Mos e hidhni makinerinë gjatë praktikimit pasi mund ta dëmtojë makinerinë.
Kur tërhiqni dorezën e motorinos mos e rrotulloni litarin e motorinos në dorë. Mos
lejoni që doreza e motorinos të mblidhet me kërcitje, por drejtojeni litarin që të
mblidhet si duhet.
Moszbatimi i kësaj procedure mund të shkaktojë lëndim të dorës apo gishtave tuaj
dhe mund të dëmtojë mekanizmin e motorinos.
Ndihma e një personi tjetër mund të nevojitet për ta vendosur ajërfryrësin për
spërkatje në kurriz pasi të jetë ndezur. Për të pakësuar rrezikun e lëndimit për
asistentin nga objektet e hedhura, spërkatjen/lëngjet kimike ose nga kontakti me
avujt e nxehta të shkarkuara, mbajeni motorin në shpejtësi boshe gjatë kësaj
periudhe të shkurtër dhe mos e lejoni që asistenti të qëndrojë në zonën grykës së
shkarkimit ose marmitës. Në të kundërt, ajërfryrësi për spërkatje duhet të ndizet
dhe përdoret pa asistencë.
Ndizeni ajërfryrësin për spërkatje vetëm sipas udhëzimeve.
Mos përdorni metoda të tjera për ndezjen e motorit (7)!
Përdoreni ajërfryrësin për spërkatje dhe veglat e dhëna vetëm për funksionet e
specifikuara.
Ndizeni motorin ajërfryrës për spërkatje vetëm pasi të jetë montuar e gjithë vegla.
Përdorimi i makinerisë lejohet vetëm pasi të jenë bashkuar të gjitha pajisjet shtesë
përkatëse.
Motori duhet të fiket menjëherë nëse vihen re probleme në motor.
Përdoreni ajërfryrësin për spërkatje me dorën e djathtë në dorezën e kontrollit.
Mbajeni si çantë supi me rripin e supit të mbështetur në të dyja supet.
Për të pakësuar rrezikun e humbjes së kontrollit, kurrë mos e mbani ajërfryrësin
për spërkatje me rripin të hedhur vetëm mbi një sup.
Kur punoni me ajërfryrës për spërkatje gjithmonë mbajini gishtat të shtrënguar
fort rreth dorezës, duke e mbajtur dorezën në mes të gishtit të madh dhe gishtit
tregues. Mbajeni dorën në këtë pozicion për ta pasur makinerinë nën kontroll gjatë
gjithë kohës. Sigurohuni që doreza kontrolluese të jetë në gjendje të mirë dhe pa
lagështi, katran, vaj ose graso.
Gjithmonë sigurohuni se keni mbështetje të sigurt, të balancuar mirë.
Për ta mbajtur depozitën e solucionit drejt dhe pakësuar rrezikun e derdhjes, mos
u përkulni te mesi. Përkuluni vetëm te gjunjët dhe mbështeteni veten sipas nevojës
për të garantuar ekuilibrim të mjaftueshëm.
Kujtohuni që ajërfryrësi për spërkatje i mbushur me lëng ka një peshë të
konsiderueshme.
Ushtroni kujdes të veçantë kur përkuleni, anoheni ose ecni.
Përdoreni ajërfryrësin për spërkatje në mënyrë që t'i shmangeni thithjes së gazrave
të shkarkuar. Kurrë mos e përdorni motorin në dhoma të mbyllura (rrezikohet
mbytja dhe helmimi nga gazi). Monoksidi i karbonit është gaz pa aromë.
Gjithmonë sigurohuni që të ketë ajrosje të mjaftueshme.
Ajërfryrësi juaj për spërkatje nuk ka izolim ndaj goditjes elektrike. Për të pakësuar
rrezikun e goditjes elektrike, kurrë mos e përdorni këtë ajërfryrës për spërkatje
në afërsi të telave apo kabllove (të elektricitetit, etj) të cilat mund të kenë rrymë
elektrike. Mos e spërkasni mbi apo në afërsi të instalimeve elektrike.
(6)
(7)
60
20 m (66 ft)
20 m

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents