Udhëzime Për Montim - Makita PM7651H Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
UDHËZIME PËR MONTIM
Montimi i tubave të ajërfryrësit për spërkatje
KUJDES:
Para se të kryeni riparime të ajërfryrësit për spërkatje, gjithmonë fikeni motorin
dhe stakoni kontaktet e pjesëve bashkuese të kandelës.
Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse!
Ndizeni ajërfryrësin për spërkatje vetëm pasi ta keni montuar plotësisht.
Sigurohuni që të gjithë shiritat e tubit të jenë shtrënguar pas montimit.
SHËNIM:
Nxirrini kokat e bulonit nga ana e jashtme kur i shtrëngoni sipas ilustrimit.
1. Montojeni tubin e kokës rrotulluese (1) me tubin elastik (2).
Shtrëngojini me shiritin (3) me diametër 76 mm.
2. Montoni tubin elastik në bërrylin (4) e ajërfryrësit për spërkatje.
Shtrëngojini me shiritin (5) me diametër 100 mm.
3. Montoni tubin e drejtë (6) me kokën rrotulluese (1).
Drejtoni ullukun e tubit të drejtë me projeksionin e kokës rrotulluese dhe rrotullojeni
tubin e drejtë derisa të klikojë dhe pastaj shtrëngojeni me shiritin (3) me diametër
76 mm.
SHËNIM:
Tubi i drejtë i deklaruar më sipër do të thotë se tre tubat në vijim mund të ndërrohen
në varësi të nevojës së punës tuaj.
Tubi i drejtë (i gjatë) (6)
Tubi i sipërm i kthyer (7)
Tubi i drejtë (i shkurtër) (8)
Kur përdorni tubin e drejtë (të gjatë) (6) ose tubin me kthesë (7), përdoreni me
tubin (e gjatë) (9).
Kur përdorni tubin e drejtë (të shkurtër) (8), përdoreni me tubin (e shkurtër) (10).
Për të ndërruar një tub, fashetat e tubit duhet të hiqen dhe çmontohen. Përdorni
pinca ose një vegël të ngjashme, nëse nevojitet.
KUJDES:
Kur ndërroni tubin, kini kujdes të mos e dëmtoni.
Vetëm një ose kombinimi i tubave të mësipërm jepet si pajisje standarde me
ajërfryrësin për spërkatje, të cilat mund të ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri.
Llojet e mbetura të tubave mund të merren si pjesë opsionale shtesë.
(6)
(7)
(8)
65
(2)
(3)
(4)
(5)
(6)
(9)
(1)
(10)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents