Makita PM7651H Original Instruction Manual page 59

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përgatitja e kimikateve
Përgatitini solucionet e kimikateve në pajtim me udhëzimet e prodhuesit të
kimikateve.
Përgatisni solucion vetëm për sa mjafton për punën në mënyrë që të mos mbetet
solucion.
Përziejini kimikatet vetëm duke zbatuar udhëzimet – përzierjet e gabuara mund të
prodhojnë avuj toksikë dhe përzierje shpërthyese.
Kurrë mos spërkatni kimikate të paholluara.
Përgatisni solucionin dhe mbusheni kontejnerin në ambiente të jashtme vetëm në
vende të ajrosura mirë.
Përdoruesi duhet të ketë të qartë emrin e kimikatit që përdoret aktualisht.
Magazinimi
Mos e mbani solucionin spërkatës në kontejner për më shumë se një ditë.
Gjithmonë ruajeni dhe transportojeni solucionin spërkatës vetëm në kontejnerë të
miratuar.
Kurrë mos e mbani ose transportoni solucionin spërkatës nëpër kontejnerë që janë
për ushqime, pije apo për ushqim kafshësh.
Mos e mbani ose transportoni solucionin spërkatës bashkë me ushqimet, pijet apo
ushqimin e kafshëve.
Mbajini solucionet spërkatëse larg nga fëmijët, personat e tjerë të paautorizuar
dhe kafshët.
Ruajini solucionet spërkatëse në një vend të kyçur të siguruar nga përdorimi i
paautorizuar.
Flakja
Kurrë mos flakni mbetjet e kimikateve apo solucionet e ndotura nëpër kanalizime
ujore, kanale kulluese, gjirize, ulluqe, kapanxha apo të ngjashme.
Kur flakni shpëlarjen e ndotur, zbatoni të gjitha ligjet, rregullore dhe ligjet vendore në
fuqi.
Zbatoni rreptësisht udhëzimet e masave paraprake të prodhuesit të kimikatit.
Mbushja e kontejnerit
Shtrëngoni të gjitha lidhjet dhe kontrollojini për tu siguruar se gypat si dhe tubi
të jenë bashkuar mirë dhe të jenë në gjendje të mirë. Mbajeni të mbyllur levën e
shkarkimit të solucionit në dorezën e kontrollit.
Para përdorimit të ajërfryrësit për spërkatje me kimikate, mbusheni me ujë të freskët
për tu siguruar se e keni montuar si duhet dhe praktikoni spërkatjen. Gjithashtu,
kërkoni rrjedhje në këtë kohë. Kur të jeni plotësisht i familjarizuar me përdorimin e
ajërfryrësit për spërkatje, zbatoni procedurat normale të përdorimit.
Mbusheni ajërfryrësin për spërkatje në zona të ajrosura mirë, në ambiente të
jashtme.
Mos përdorni:
lëndë të ndezshme në ajërfryrësin për spërkatje të cilat mund të shkaktojnë
shpërthim dhe lëndim të rëndë ose fatal;
materiale kaustike ose gërryese në ajërfryrësin për spërkatje të cilat mund të
shkaktojnë dëmtim të mjetit;
lëngje me temperaturë mbi 50°C për të pakësuar rrezikun e përvëlimit dhe
dëmtimit të mjetit.
Për të mbushur depozitën e solucionit, vendoseni ajërfryrësin për spërkatje në
sipërfaqe të niveluar, mbusheni me solucion vetëm me ndriçim të mirë. Për të
pakësuar rrezikun e ndotjes së mjedisit rrethues, kini kujdes të mos tejmbushni
depozitën e solucionit me solucion kimik.
Për të pakësuar rrezikun për lëndime, mos e mbushni ajërfryrësin me spërkatje duke
e mbajtur në kurriz.
Nëse e mbushni depozitën e solucionit me tubin e bashkuar me rrjetin e shpërndarjes
së ujit, sigurohuni se fundi i tubit të mos futet në solucion në rast kundër-rrjedhjeje;
d.m.th. kimikatet thithen në furnizimin e ujit në rast të vakuumit të papritur.
Llogarisni sasinë e duhur të solucionit kimik që përdoret një herë, pa lënë solucione
të tepërta në depozitë.
Pas mbushjes, vendoseni kapakun e depozitës së solucionit dhe shtrëngojeni fort.
Kontrolloni për rrjedhje gjatë mbushjes dhe gjatë përdorimit. Një rrjedhje nga
depozita e solucionit ose një montim i liruar mund t'ju lagë rrobat dhe të hyjë në
kontakt me lëkurën.
59

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents