Makita PM7651H Original Instruction Manual page 79

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi i filtrit të karburantit
Filtri i bllokuar i karburantit mund të shkaktojë vështirësi në ndezje ose avari gjatë
rritjes së shpejtësisë së motorit.
Kontrolloni rregullisht filtrin e karburantit siç vijon:
1. Hiqni kapakun e serbatorit (1), kullojeni karburantin për të boshatisur serbatorin.
Kontrollojeni brendinë e depozitës për materiale të huaja. Nëse ka, pastrojini këto
materiale.
2. Tërhiqni filtrin e karburantit (2) me një tel nëpërmjet grykës së karburantit.
3. Nëse sipërfaqja e filtrit të karburantit është e ndotur, pastrojeni me benzinë.
Karburanti i ndotur duhet të flaket në pajtim me metodën e specifikuar nga autoriteti
vendor.
Filtri i ndotur së tepërmi duhet të zëvendësohet.
4. Rivendoseni filtrin e karburantit në serbator dhe shtrëngoni fort kapakun e
serbatorit.
SHËNIM:
Kur rivendosni filtrin e karburantit në depozitë, vendoseni në pozicionin e shfaqur
në figurë.
Për ta ndërruar, kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
Pastrimi i elementit të pastruesit të tubit bashkues
1. Hiqni shiritin shtrëngues (1) dhe tubin (2).
2. Nxirrni elementin (3) dhe hiqni ndotjet me furçë.
Nëse është shumë e vështirë të nxirrni elementin, përdorni një shkop të hollë.
3. Zëvendësojeni elementin me një të ri nëse dëmtohet ose ndotet së tepërmi.
4. Shtypeni elementin në tubin bashkues (4) derisa bishti i elementit të bashkohet me
fundin.
5. Instalojeni tubin dhe sigurojeni me shiritin shtrëngues.
Ndërrimi i tubit të solucionit
Kontrollojeni shpesh tubin e solucionit (1). Tubi i dëmtuar mund të shkaktojë
rrjedhje të solucionit kimik. Ndërrojeni tubin nëse nevojitet si vijon.
1. Hiqni grykën (2) nga tubi (3).
2. Lirojeni shiritin shtrëngues dhe ndërrojeni tubin e vjetër me një tub të ri.
Kontrolli i bulonave, dadove dhe vidhave
Shtrëngoni sërish bulonat e lirë, dadove etj.
Kontrolloni për rrjedhje karburanti dhe vaji.
Zëvendësoni pjesët e dëmtuara me të reja për funksionim të sigurt.
Zëvendësimi i rondelave dhe pajisjeve
Gjatë rimontimit pas çmontimit të motorit, sigurohuni që të zëvendësoni rondelat dhe
mbushjet me të reja.
(2)
79
(3)
(4)
(1)
(3)
(2)
(1)
(2)
(1)
(2)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents