Makita PM7651H Original Instruction Manual page 78

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Çështje të lidhura me ndërrimin e vajit të motorit
Kurrë mos e hidhni vajin e ndërruar të motorit në mbeturina, tokë ose kanal të ujërave të zeza. Hedhja e vajit rregullohet me ligj. Gjatë hedhjes
ndiqni gjithmonë ligjet dhe rregullat përkatëse. Për pikat që mbeten të panjohura, kontaktoni agjentin e shërbimit të autorizuar.
Vaji do të prishet edhe nëse mbahet i papërdorur. Bëni inspektime dhe ndërrime në intervale të rregullt (ndërroni vajin çdo 6 muaj).
Pastrimi i filtrit të ajrit
PARALAJMËRIM: LËNDËT E DJEGSHME NDALOHEN RREPTËSISHT
Intervali i pastrimit dhe inspektimit: Çdo ditë (çdo 10 orë pune)
1. Lironi bulonin e dorezës (1).
2. Hiqni kapakun e filtrit të ajrit (2).
3. Nxirrni elementin (3) dhe hiqni ndotjet me furçë.
SHËNIM:
Elementi është i thatë dhe nuk duhet të laget. Kurrë mos e lani me ujë.
4. Zëvendësojeni elementin me një të ri nëse dëmtohet ose ndotet së tepërmi.
5. Fshini vajin që mund të ndotë aparatin e qarkullimit të ajrit me një leckë ose cohë.
6. Instalojeni elementin në strukturën e filtrit të ajrit (4).
7. Vendosni kapakun e filtrit të ajrit dhe shtrëngoni bulonin.
RREZIK:
Pastrojeni elementin disa herë në ditë, nëse akumulon pluhur.
Nëse vazhdoni përdorimin me elementin e papastruar nga vaji, ky vaj në filtrin e ajrit mund të bjerë brenda, duke shkaktuar ndotje vaji.
Kontrolli i kandelës
KUJDES:
Kur hiqni kandelën, pastrojeni kandelën dhe kokën e cilindrit fillimisht, në mënyrë që në cilindër të mos futet baltë, rërë, etj.
Duhet të hiqni kandelën pasi motori të jetë ftohur për të shmangur dëmtimin e vrimës me filetim në cilindër.
Kandela duhet të instalohet siç duhet në vrimën me filetim. Nëse instalohet në kënd, vrima me filetim në cilindër do të dëmtohet.
1. Hapja/mbyllja e kapakut të kandelës
Për të hapur kapakun e kandelës, tërhiqni qepjen e kapakut të kandelës dhe
rrëshqiteni në drejtimin e treguesit "HAPUR" siç tregohet në figurën në të djathtë.
Kur mbyllni kapakun, rrëshqiteni kapakun në drejtimin "MBYLL" derisa klikimi
nën kapakun e kandelës të kalojë mbi kapakun e motorit. Përfundimisht, shtyjeni
brenda.
2. Heqja e kandelës
Përdorni një çelës dadoje të dhënë për të hequr ose instaluar kandelën.
3. Kontrolli i kandelës
Boshllëku ndërmjet dy elektrodave të kandelës është nga (shikoni figurën) 0,7 deri
në 0,8 mm. Rregullojeni boshllëkun e duhur kur është tepër i gjerë ose i ngushtë.
Pastrojeni plotësisht ose zëvendësojeni kandelën nëse ka akumuluar karbon ose
është ndotur.
4. Zëvendësimi i kandelës
Për zëvendësim, përdorni NGK-CMR6A.
(2)
78
(4)
(3)
(1)
0,7 – 0,8 mm

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents