Ndezja Dhe Fikja E Motorit - Makita PM7651H Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

NDEZJA DHE FIKJA E MOTORIT

1. Ndezja
PARALAJMËRIM:
Kurrë mos e ndizni motorin në një vend ku është bërë furnizimi me karburant. Kur ndizni motorin, mbani një distancë prej të paktën 3 m.
Në të kundërt, mund të shkaktojë ndezjen e flakëve ose zjarr.
Gazi i shkarkuar nga motori është toksik. Mos e përdorni motorin në një vend të pa-ajrosur mirë, si tunel, ndërtesë, etj.
Përdorimi i motorit në vendin e pa-ajrosur mirë mund të shkaktojë helmim nga gazi i shkarkuar.
Në rast se zbulohen anomali të zhurmës, erës ose dridhjeve pas ndezjes, fikeni menjëherë motorin dhe bëni një kontroll.
Nëse motori përdoret pa e kontrolluar avarinë, mund të ndodhë një aksident.
Sigurohuni që motori të fiket kur leva e kontrollit të vendoset në pozicionin "O".
Sigurohuni që leva e shkarkimit të solucionit të jetë mbyllur para ndezjes së makinerisë.
1) Kur motori të jetë i ftohtë ose pas furnizimit me karburant (ndezje e
ftohtë):
(1) Vendoseni makinerinë në një hapësirë të sheshtë.
(2) Vendoseni levën kontrolluese të fikjes (1) në pozicionin "I".
(3) Shtyjeni pompën ndezëse (2) disa herë derisa karburanti të futet në
pompën ndezëse.
Në përgjithësi, karburanti hyn në karburator nga 7 deri në 10 shtytje.
Nëse pompa e lëshimit shtypet së tepërmi, teprica e benzinës kthehet
në depozitën e karburantit.
(4) Ngrijeni levën e valvulës së ajrit (3).
(5) Mbajeni kapakun e pastruesit të ajrit me dorën e majtë për të parandaluar
lëvizjen e motorit, uleni poshtë për të mbajtur pozicion të qëndrueshëm.
(6) Tërhiqeni dorezën ngadalë derisa të ndieni shtypje. Më pas tërhiqeni fort.
Mund të nevojiten nga dy deri në katër përpjekje derisa të ndizet motori.
Mos e tërhiqni litarin deri në fund.
Rikthejeni dorezën e motorinos në vendin fillestar me butësi. Në të
kundërt, doreza e lëshuar mund t'ju godasë trupin ose mund të mos
mblidhet siç duhet.
(7) Kur ndizet motori gradualisht uleni levën e valvulës së ajrit duke kontrolluar
funksionimin e motorit. Sigurohuni të ulni plotësisht levën e valvulës në
fund.
Gjithmonë uleni levën e valvulës së ajrit me ngadalë kur motori të jetë
ftohur. Në të kundërt, motori mund të fiket.
(8) Kapeni dorezën e kontrollit (leva e bllokimit lëshohet nga kapja) dhe
tërhiqni këmbëzën e valvulës për ngrohje. Vazhdoni me përdorimin
parapërgatitor për 2 deri në 3 minuta.
(9) Kur xhirot e motorit stabilizohen dhe motori përshpejton qetësisht nga
xhirot e ulëta në xhirot e shpejta nga lëvizja e valvulës, arrihet kryerja e
funksionit të ngrohjes.
69
(1)
(2)
(3)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents