Udhëzime Sigurie Të Rëndësishme - Makita PM7651H Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
UDHËZIME SIGURIE TË RËNDËSISHME
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe udhëzimet. Moszbatimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndime të rënda.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për
referencë në të ardhmen.
Udhëzime të përgjithshme
Për të mundësuar përdorimin e duhur dhe të sigurt, përdoruesi duhet të lexojë,
kuptojë dhe zbatojë udhëzimet në këtë manual për tu familjarizuar me përdorimin
e ajërfryrësit për spërkatje (1). Përdoruesit e painformuar sa duhet vënë në rrezik
veten dhe të tjerët nga përdorimi i gabuar.
Rekomandohet që ajërfryrësi për spërkatje tu huazohet vetëm njerëzve që kanë
provuar se kanë eksperiencë me ajërfryrësit për spërkatje.
Jepni gjithmonë edhe manualin e përdorimit.
Fillestarët duhet të kërkojnë nga shitësi udhëzimet bazë për tu familjarizuar me
përdorimin e ajërfryrësit për spërkatje.
Fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç nuk duhet të lejohen ta përdorin ajërfryrësin për
spërkatje. Sidoqoftë, personat mbi moshën 16 vjeç mund ta përdorin mjetin me kusht
që jenë trajnuar dhe vetëm nën mbikëqyrjen direkte të një instruktori të kualifikuar.
Përdorimi i ajërfryrësit për spërkatje kërkon nivelin më të lartë të vëmendjes dhe
kujdesit.
Përdoreni ajërfryrësin për spërkatje vetëm nëse jeni në gjendje fizike të mirë.
Kryejini të gjitha punët qetësisht dhe me kujdes. Përdoruesit janë përgjegjës edhe
për personat e tjerë.
Kurrë mos e përdorni ajërfryrësin për spërkatje kur jeni nën ndikimin e alkoolit apo
lëndëve narkotike (2).
Mos e përdorni veglën kur jeni i lodhur.
Ruajini këto udhëzime për t'iu referuar në të ardhmen.
Përdorimi i synuar i makinerisë
Përdorni mjetin e duhur. Ajërfryrësi për spërkatje synohet të përdoret vetëm
për spërkatjen e kimikateve të lëngshme dhe lëngjeve të tjera për të kontrolluar
insektet dhe barishtet e këqija te frutat, lulet dhe kopshtet me perime, në pemë dhe
shkurre si dhe te bimët e tjera, si kafeja, duhani dhe pambuku. Gjithashtu është e
dobishme për mirëmbajtjen e pemëve të reja, p.sh. për kontrollimin e brumbujve
dhe insekteve të tjera dhe sëmundjeve të bimëve.
Kurrë të mos përdoret për qëllime të tjera.
Nëse makineria është pajisur me tubin e duhur për funksionin e ajërfryrësit, atëherë
mund të përdoret për funksionin e ajërfryrësit.
Përdorni vetëm produkte impianti që janë miratuar posaçërisht për përdorim me
ajërfryrësit për spërkatje nga prodhuesi i tyre dhe përmbushin të gjitha rregullat,
standardet dhe ligjet vendore mbi sigurinë.
Merrni informacione nga shitësi juaj mbi mënyrën e përdorimit të ajërfryrësit për
spërkatje. Zbatoni të gjitha rregulloret, standardet dhe ligjet vendore mbi sigurinë.
Të gjithë personat përdorues dhe që kryejnë shërbime duhet të trajnohen dhe
familjarizohen me procedurat përkatëse të përdorimit për produktet kimike që po
përdoren, si dhe me ndihmën e shpejtë/përkujdesjen në rast urgjencash, si dhe
rregulloret e flakjes së kimikateve.
PARALAJMËRIM:
Ajërfryrësi për spërkatje është vetëm për përdorim profesional. Mos e huazoni
ose jepni me qira pa dhënë edhe manualin e udhëzimeve. Sigurohuni se kushdo
që e përdor të kuptojë informacionet e përmbajtura në këtë manual të përdorimit.
Pajisjet personale mbrojtëse
Për të pakësuar rrezikun e lëndimit kur përdoren produkte kimike, mbani veshje
mbrojtëse kur mbushni, përdorni dhe pastroni ajërfryrësin për spërkatje. Gjithmonë
zbatoni të gjitha udhëzimet e prodhuesit të kimikateve në lidhje me mbrojtjen
përkatëse të syve, lëkurës dhe frymëmarrjes. Ato mund të ndryshojnë dhe të
tejkalojnë masat paraprake në vijim.
Kur përdoren kimikate toksike, përdoruesit dhe kalimtarët mund të kenë nevojë të
mbajnë veshur një aparat frymëmarrjeje të puthitur të miratuar për kimikatin në
përdorim. Referojuni etiketës së produktit të kimikatit. Frymëmarrja nëpër kimikate
toksike mund të shkaktojë lëndim të rëndë ose fatal.
Rrobat që duhen veshur duhet të jenë funksionale dhe të përshtatshme, pra duhet
të jenë të ngjitura pas trupit, por jo aq sa t'ju pengojnë. Mos mbani bizhuteri, veshje
ose flokë të gjatë që mund të thithen nga hyrjet e ajrit. (3)
Për të shmangur plagosjet e kokës, syve, duarve ose këmbëve, si dhe për të
mbrojtur dëgjimin, duhet të mbani pajimet e veshjet mbrojtëse vijuese gjatë
përdorimit të ajërfryrësit për spërkatje.
(2)
(3)
57
(1)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents