Para Ndezjes Së Motorit - Makita PM7651H Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3. Drejtoni ullukun e tubit fundor me projeksionin e kokës së drejtë dhe rrotullojeni
tubin fundor derisa të klikojë.
SHËNIM:
Tubi fundor i deklaruar më sipër do të thotë se tre tubat në vijim mund të ndërrohen
në varësi të nevojës së punës tuaj.
Tubi fundor (i gjatë) (4)
Tubi fundor (i shkurtër) (5)
Tubi i sheshtë (6)
PARA NDEZJES SË MOTORIT
1. Kontrolli dhe rimbushja me vaj motori
1) Zbatoni procedurën më poshtë kur vaji i motorit të jetë ftohur d.m.th. ajërfryrësi
për spërkatje nuk është në funksionim.
Kontrolli:
Vendoseni ajërfryrësin mbi një sipërfaqe të niveluar dhe
hiqni kapakun e vajit. Verifikoni që niveli i vajit të jetë brenda
shenjave të kufirit të sipër (1) dhe të poshtëm (2) të matësit të
nivelit të vajit (3). Nëse vaji nuk arrin nivelin prej 100 mL (4),
mbusheni me vaj të ri.
Shtimi i vajit: Vendoseni ajërfryrësin për spërkatje mbi një sipërfaqe të
niveluar dhe hiqni kapakun e vajit. Mbusheni me vaj deri në
kufirin e sipërm të matësit të nivelit të vajit.
2) Mesatarisht, duhet të shtoni vaj motori pas çdo 20 orësh përdorimi. Ky interval
për çdo ndryshim vaji përkon me rimbushjen me karburant të ajërfryrësit për
spërkatje afërsisht 10 – 15 herë.
3) Ju lutemi të ndërroni vajin kurdoherë që bëhet i pistë ose ndryshon dukshëm
ngjyrën. (Referojuni te F. 77 për procedurën dhe shpeshtësinë e ndërrimit të
vajit.)
Vaji i rekomanduar: Vaj origjinal MAKITA ose vaj SAE10W-30 i llojit API me
klasifikim SF ose më të mirë (vaj motori me 4-kohë për
automjete)
Kapaciteti i vajit:
Afërsisht 0,22 L (220 mL)
KUJDES:
Nëse ajërfryrësi për spërkatje nuk vendoset në pozicion vertikal, vaji mund të rrjedhë në motor dhe t'ju japë matje të gabuar kur kontrolloni
nivelin e vajit. Kjo mund të shkaktojë tejmbushjen e pavëmendshme kurdoherë që e mbushni me vaj motori. Gjithmonë vendoseni në pozicion
vertikal.
Nëse tejkalohet limiti i sipërm i nivelit të vajit, kjo mund të bëjë që vaji të ndotet dhe të nxjerrë tym të bardhë nga djegia e vajit të tepërt.
Pika e kontrollit 1: Në lidhje me kapakun e vajit kur shtoni vaj
Fshini ndotjet dhe papastërtitë rreth grykës para se të hiqni kapakun e vajit.
Hiqni kapakun e vajit dhe vendoseni mbi një sipërfaqe të pastër në mënyrë që të mos mbledhë rërë, ndotje ose objekte të huaja. Këto mund
të ngjiten te kapaku dhe të përzihen me vajin e motorit nëse nuk keni kujdes. Vaji i ndotur që përmban rërë, ndotje ose objekte të huaja mund
të shkaktojë konsumin e tepërt të motorit si rezultat i lubrifikimit të ndryshuar dhe të shkaktojë avari.
Pika e kontrollit 2: Nëse vaji derdhet kur hidhni vaj
Derdhja e vajit në pjesën e jashtme të ajërfryrësit për spërkatje mund të shkaktojë ndotjen e vajit të motorit ose ndryshimin e lubrifikimit. Si
rrjedhim, ju lutemi të fshini derdhjen e vajit para se të ndizni motorin.
67
(4)
(5)
(6)
(3)
(1)
(4)
(2)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents