Makita PM7651H Original Instruction Manual page 58

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kushtojini vëmendje të veçantë rregullave në vijim
Veshjet duhet të jenë të forta dhe të puthitura në trup, por të lejojnë lirinë e lëvizjes.
Mos mbani xhaketa të lirshme, pantallona të lirshme, shalle, flokë të gjatë të
pambledhur ose asgjë që mund të thithet nga gryka e ajrit.
Mbani pantallona të gjata për të mbrojtur këmbët.
Mos mbani pantallona të shkurtra. (5)
Zhurma e ajërfryrësit për spërkatje mund të dëmtojë dëgjimin. Mbani mbrojtëse
për veshët (tapa veshësh ose kufje) për të mbrojtur dëgjimin tuaj. Përdoruesit e
vazhdueshëm dhe të rregullt duhet të kontrollojnë rregullisht dëgjimin e tyre. (4)
Gjithmonë përdorni doreza gome/rezistente ndaj kimikateve kur punoni me
ajërfryrësin për spërkatje. Bazamenti i mirë është shumë e rëndësishme. Mbani
këpucë gome/kundra kimikateve. (5)
Mbrojtja e syve është e detyrueshme. Megjithëse shkarkimi i ajrit ka drejtim të
kundërt me përdoruesin, mund të ketë thërrmija rikoshetë dhe që kthehen
mbrapsht gjatë përdorimit. (4)
Kurrë mos e përdorni ajërfryrësin për spërkatje nëse nuk mbani syze mbrojtëse
apo syze sigurie të puthitura në pjesën e sipërme dhe anësore që pajtohen me
ANSI Z 87.1 (ose rregulloret në vendin tuaj).
MËNYRA E PËRDORIMIT TË KIMIKATEVE
Disa kimikate të përdorura me ajërfryrësin për spërkatje mund të përmbajnë
substanca toksike dhe/ose helmuese. Këto kimikate mund të jenë të rrezikshme
dhe të shkaktojnë lëndime të rënda ose fatale te personat dhe kafshët dhe/ose
dëmtime të rënda te bimët dhe mjedisi.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me kimikatet.
Zbatoni udhëzimet e prodhuesit të kimikatit në lidhje me kontaktin me produktin
e tij.
Lexoni etiketën dhe manualin e udhëzimit të prodhuesit çdo herë para se të
përzieni ose përdorni kimikatin dhe para ruajtjes ose flakjes së tij.
Mos u mbështesni te kujtesa juaj.
Përdorimi i pakujdesshëm ose i papërshtatshëm mund të shkaktojë lëndime të
rënda ose fatale.
Lexoni me kujdes etiketat mbi kontejnerët e kimikateve para përdorimi.
Kimikatet klasifikohen në kategori të toksicitetit.
Çdo kategori ka karakteristika unike të përdorimit.
Familjarizohuni me karakteristikat për kategorinë e kimikatit që po përdorni.
Kimikatet mund të përdoren vetëm nga personat e trajnuar për përdorimin e tyre
dhe masat përkatëse të ndihmës së shpejtë.
Kimikatet mund të jenë të dëmshme për personat, kafshët dhe mjedisi nëse
përdoren si duhet. Në vazhdim, këshillohet të mos përdoren disa kimikate që janë
kaustike, gërryese ose helmuese në ajërfryrësin tuaj për spërkatje.
Përzieni vetëm pesticide që përputhen. Përzierjet e gabuara mund të prodhojnë
avuj toksikë.
Kur përdorni dhe spërkatni kimikate sigurohuni që po punoni në pajtim me rregullat
dhe rregulloret vendore, shtetërore dhe federale të mbrojtjes së mjedisit. Mos
spërkasni kur është mot me erë. Për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit, përdorni
vetëm dozën e rekomanduar – mos e shpërdoroni.
Kushtojini vëmendje të veçantë kur e përdorni në afërsi të kanalizimeve ujore, etj.
Shmangni hapjen e gojës për të ngrënë, pirë ose pirë duhan gjatë përdorimit të
kimikateve apo gjatë spërkatjes. Kurrë mos fryni grykat, tubat, tubacionet apo çdo
pjesë tjetër me gojë. Gjithmonë përdorini kimikatet në një zonë të ajrosur mirë duke
qenë i veshur me rroba mbrojtëse dhe pajisje sigurie.
Mos i ruani apo transportoni kimikatet bashkë me ushqimet, pijet ose ilaçet dhe
kurrë mos ripërdorni një kontejner kimikatesh për asnjë qëllim tjetër.
Mos transferoni kimikate të lëngshme nëpër kontejnerë të tjerë, veçanërisht nëpër
kontejnerë ushqimi dhe/ose pijesh.
Në rast kontakti aksidental apo gëlltitjeje të kimikateve ose në rast ndotjeje të
veshjeve, ndaloni menjëherë punën dhe konsultohuni me udhëzimet e prodhuesit
të kimikatit.
Nëse keni paqartësi çfarë të bëni, kërkoni ndihmë nga qendra e kontrollit të
helmimeve apo këshilla nga doktori pa vonesë.
Mbajeni etiketën e produktit gati për ta lexuar ose për tu lexuar nga personat që
konsultoni.
Pastroni menjëherë të gjitha derdhjet e kimikateve.
Flakini të gjitha mbetjet duke zbatuar ligjet dhe rregulloret shtetërore, federale dhe
kombëtare.
Mbajini kimikatet larg nga fëmijët, personat e tjerë të paautorizuar dhe kafshët.
Kur nuk janë në përdorim, ruajini kimikatet në një vend të sigurt dhe të kyçur.
Zbatoni rekomandimet e prodhuesit për magazinimin e duhur.
(4)
(5)
58

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents