Makita PM7651H Original Instruction Manual page 61

Hide thumbs Also See for PM7651H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fikeni motorin kur pushoni ose e lini ajërfryrësin për spërkatje pa mbikëqyrje.
Vendoseni në një vend të sigurt për të parandaluar plagosjen e të tjerëve,
shkaktimin e zjarrit në materiale të djegshme ose dëmtimin e makinerisë (8).
Kurrë mos e shtrini ajërfryrësin për spërkatje të nxehtë në bar të thatë ose mbi
materiale të djegshme.
Mos e vendosni ajërfryrësin për spërkatje në tokë kur funksionon me shpejtësi të
lartë, pasi objektet e imëta si rëra, bari, pluhuri, etj, mund të thithen nga gryka e ajrit
dhe të dëmtojë fletën e helikës.
Gjatë pushimeve të punës, mos e lini ajërfryrësin për spërkatje nën dritën e
drejtpërdrejtë të diellit apo afër burimeve të nxehtësisë.
Të gjitha pjesët mbrojtëse dhe pajimet mbrojtëse e dhëna bashkë me makinerinë
duhet të përdoren gjatë funksionimit.
Kurrë mos e përdorni motorin me një zhurmëmbytës me defekt.
Mos e vendosni dorën në grykat e ajrit. Zhurmëmbytësi mund të nxehet shumë
gjatë përdorimit dhe të shkaktojë djegie.
Mos e prekni kapakun e motorit për kohë të gjatë. Mund të nxehet shumë gjatë
përdorimit dhe të shkaktojë djegie.
Fikeni motorin gjatë transportimit (8).
Pozicionojeni ajërfryrësin për spërkatje në mënyrë të sigurt gjatë transportimit me
makinë apo kamion për të shmangur rrjedhjen e karburantit.
Kur transportoni ajërfryrësin për spërkatje sigurohuni që serbatori i karburantit dhe
kontejneri i lëngjeve/kimikateve të jenë të boshatisur plotësisht.
Rimbushja me karburant
Gjatë furnizimit me karburant, fikni motorin (8), mbajeni veglën mjaft larg zjarrit të
hapur (9) dhe mos pini duhan.
Shmangni kontaktin e lëkurës tuaj me produktet e naftës. Mos thithni avujt e
karburantit.
Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse gjatë furnizimit me karburant. Ndërrojini dhe
pastrojini rrobat mbrojtëse në intervale të rregullta.
Bëni kujdes që të mos derdhni as karburant dhe as vaj për të parandaluar ndotjen
e dheut (mbrojtja e mjedisit). Pastrojeni menjëherë ajërfryrësin për spërkatje pasi
të jetë derdhur karburanti. Veshjet e lagura duhet të thahen para vendosjes në
kontejnerin e caktuar të mbuluar, për të parandaluar djegien e vetvetishme.
Shmangni kontaktin e karburantit me rrobat. Ndërroni menjëherë veshjen tuaj nëse
mbi të është derdhur karburant (rrezik zjarri).
Kontrolloni kapakun e serbatorit të karburantit në mënyrë periodike për tu siguruar
se është i shtrënguar fort.
Shtrëngoni me kujdes vidhosjen bllokuese të serbatorit. Ndryshoni vendin e
ndezjes së motorit (të paktën 3 metra larg vendit të mbushjes me karburant) (10).
Asnjëherë mos bëni furnizimin me karburant në dhoma të mbyllura. Avujt e
karburantit akumulohen në nivelin e tokës (rrezik shpërthimi)
Karburantin transportojeni dhe ruajeni vetëm në enë të miratuara. Sigurohuni se
karburanti i magazinuar nuk mund të arrihet nga fëmijët.
Mos u përpiqni të rimbushni me karburant një motor të nxehtë apo të ndezur.
Metoda e përdorimit
Përdoreni ajërfryrësin për spërkatje vetëm kur ka dritë dhe dukshmëri të mirë.
Gjatë stinëve të ftohta kini kujdes ndaj zonave të rrëshqitshme ose të lagura, akullit
dhe dëborës (rrezik rrëshqitjeje).
Sigurohuni gjithmonë se keni mbështetje të mirë të këmbëve (11).
Kurrë mos punoni mbi sipërfaqe të paqëndrueshme ose terren të pjerrët (11).
Nëse nuk jeni i mësuar me rreziqet që shkaktohen nga kimikati i caktuar që po
përdorni, rishikoni etiketën e produktit dhe/ose fletën e sigurisë së materialit të asaj
substance dhe/ose konsultohuni me prodhuesin/furnizuesin e materialit.
Gjithashtu mund të pyesni punëdhënësin tuaj, agjencitë qeveritare dhe burime të
tjera për informacione mbi materialet e rrezikshme.
Disa autoritete të tjera kanë botuar lista të substancave që dihet se shkaktojnë
kancer, toksicitet riprodhimi, etj. (11).
(8)
(9)
(10)
(11)
61
3 m (10 ft)
3 m

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents