Makita DMR109 Instruction Manual page 49

Job site radio
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajtja e stacioneve në memoriet e
paracaktuara (DAB dhe FM)
Për çdo brez vale ka 5 memorie të paracaktuara.
1. Shtypni butonin e energjisë për të ndezur radion.
2. Sintonizoni për në kanalin e dëshiruar duke përdorur
njërën nga mënyrat e përshkruara më parë.
3. Mbani të shtypur butonin e dëshiruar të paracaktimit
derisa ekrani të tregojë numrin e paracaktuar, për
shembull, "P2 u ruajt". Stacioni më pas ruhet në
butonin e përzgjedhur të paracaktimit.
4. Përsëriteni këtë procedurë për paracaktimet e
mbetura.
5. Duke ndjekur procedurat e përshkruara më lart,
stacionet e ruajtura në memoriet e paracaktuara mund
të mbivendosen.
Thirrja e stacioneve nga memoria e
paracaktuar (DAB dhe FM)
1. Shtypni butonin e energjisë për të ndezur radion.
2. Shtypni butonin e brezit të frekuencave për të
zgjedhur brezin e valës së dëshiruar.
3. Shtypni menjëherë butonin e dëshiruar të
paracaktimit. Numri i paracaktuar dhe frekuenca e
stacionit shfaqen në ekran.
Opsionet e gjuhës (e disponueshme
vetëm në DMR110)
Në radio janë të disponueshme tetë opsione gjuhësh:
Anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, holandisht,
danisht, norvegjisht dhe polonisht.
1. Shtypni butonin e parametrave të avancuara.
2. Rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes derisa ekrani të tregojë "Language
(Gjuha)". Shtypni dorezën e volumit/kontrollit të
sintonizimit/përzgjedhjes për regjistruar parametrin.
3. Rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes për të zgjedhur gjuhën e dëshiruar.
Shtypni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes për konfirmuar parametrin tuaj.
Kontrolli i ndriçimit
Drita e pasme e ekranit mund të rregullohet.
1. Shtypni butonin e parametrave të avancuara.
2. Rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes derisa ekrani të tregojë "Backlight (Drita
e pasme)". Shtypni dorezën e volumit/kontrollit të
sintonizimit/përzgjedhjes për regjistruar parametrin.
3. Rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes për të aktivizuar ose çaktivizuar
funksionin e dritës së pasme më pas shtypni dorezën
e volumit/kontrollit të sinkronizimit/përzgjedhjes për të
konfirmuar parametrin.
Rivendosja e sistemit
Nëse radioja ka avari ose shifrat në ekran mungojnë ose
janë të paplota, kryeni procedurën e mëposhtme.
1. Shtypni butonin e parametrave të avancuara.
2. Rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes derisa ekrani të tregojë "Factory Reset
(Rivendosje në fabrikë)". Shtypni dorezën e volumit/
kontrollit të sintonizimit/përzgjedhjes për regjistruar
parametrin.
3. Rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes për të zgjedhur "Yes (Po)". Shtypni
dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes për konfirmuar parametrin dhe do të
kryhet një rivendosje e plotë.
Versioni i softuerit
1. Shtypni butonin e parametrave të avancuara.
2. Rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes derisa ekrani të tregojë "Versioni SW".
Shtypni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes për të parë versionin e softuerit që është
instaluar në radio.
Fole "Micro USB" për aktualizimin e
softuerit
Në të ardhmen për radion tuaj mund të ketë përditësime
softueri.
Kur përditësimet e softuerit bëhen të disponueshme,
softuerin dhe informacionin për përditësimin e radios suaj
mund ta gjeni në faqen e internetit të Makita-s.
Mënyra e luajtjes së audiove të tjera
KUJDES:
Hiqeni aparatin nga priza para se të lidhni audio të tjera.
• Ka 2 fole AUX IN. AUX IN 1 gjendet në panelin e
përparmë dhe AUX IN 2 në dhomëzën e baterisë.
• Lidhni një burim stereo ose mono (d.m.th. iPod, MP3
ose luajtës CD) në AUX IN 1 ose në AUX IN 2 me
kordon audio.
• Shtypni dhe lëshoni vazhdimisht butonin e brezave të
frekuencës derisa të shfaqet "AU1" ose "AU2", më pas
aktivizohet funksioni AUX.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
• Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues,
alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje,
deformime ose krisje.
SPECIFIKIME
Kërkesat për energjinë
Përshtatësi i energjisë për rrymën e alternuar
Bateri
Mbulimi me frekuenca
DAB/DAB+ Bllok kanalesh
Standard i pajtueshëm
DC 12 V 1 A, boshti qendror
pozitiv
Grup baterish: 7,2 V - 10,8 V
Bateri me rrëshqitje:
10,8 V - 18 V
FM 87,50 - 108 MHz
DAB/DAB+ 174.928 -
239.200 MHz
DAB (Band III) 5 A-13 F
DAB (DMR109)
DAB/DAB+ (DMR110)
49

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dmr110

Table of Contents