Download  Print this page

Advertisement

Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterisë (Fig. 9)
Vetëm për kutitë e baterisë me germën "B" në fund të
numrit të modelit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për të
treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat treguese
ndriçojnë për disa sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
Shënim:
• Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të
temperaturës së ambientit, treguesi mund të ndryshojë
paksa nga kapaciteti real.
Instalimi i antenës në formë shufre të
lakuar (Fig. 10 dhe 11)
Instaloni antenën në formë shufre të lakuar siç tregohet
në figurë.
Shënim:
Në dhomëzën e baterisë ka një vend posaçërisht për
ruajtjen e antenës së hequr.
Përdorimi i ushqyesit të ofruar elektrik
për rrymën e alternuar (Fig. 12)
Hiqni mbrojtësin prej gome dhe futni spinën e ushqyesit
në prizën e rrymës së vazhduar në pjesën e përparme të
radios. Përshtatësin lidheni me një prizë kryesore
standarde. Sa herë që përdoret ushqyesi, paketa e
baterisë shkëputet automatikisht. Ushqyesi elektrik për
rrymën e alternuar duhet të hiqet nga priza kryesore kur
nuk është në përdorim.
PËRDORIMI
Kjo radio vjen me tri mënyra sintonizimi - sintonizim me
kërkim, sintonizim manual dhe thirrje stacionesh nga
memoria.
Zgjedhja e stacionit - DAB
1. Shtypni butonin e ndezjes për të ndezur radion.
2. Zgjidhni modalitetin DAB duke shtypur butonin e brezit
të frekuencave.
Kapaciteti i
mbetur
Pulsuese
75% deri në
100%
50% deri në 75%
25% deri në 50%
0% deri në 25%
Ngarkoni
baterinë.
Bateria mund të
ketë pësuar avari.
3. Shtypni butonin e parametrave të avancuara dhe
rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes derisa në ekran të pulsojë "Station List
(Lista e kanaleve)". Shtypni dorezën e volumit/
kontrollit të sintonizimit/përzgjedhjes për hapur listën e
stacioneve.
4. Rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes për të lëvizur nëpër listën e stacioneve të
disponueshme. Shtypni dorezën për të përzgjedhur
stacionin.
5. Rregulloni volumin e dëshiruar duke rrotulluar dorezën
e volumit/kontrollit të sintonizimit/përzgjedhjes.
Modalitetet e ekranit - DAB
Radioja juaj ka një shkallë opsionesh ekrani për
modalitetin DAB:
Shtypni butonin e informacionit për të parë opsionet e
ndryshme që tregohen në germat e mëposhtme (a deri në g).
a. Emri i stacionit
b. Lloji i programit
c. Emri i multipleksit
d. Ora dhe data
e. Frekuenca dhe kanali
f.
Shpejtësia në bit/lloji i audios
g. Fuqia e sinjalit
Si të gjeni stacionet e reja - DAB
Herë pas here mund të hapen stacione të reja radiofonike
DAB. Ose ju mund të jeni shpërngulur në një krahinë
tjetër. Në këtë rast mund t'ju nevojitet që të aktivizoni
radion tuaj për të kërkuar kanalet e reja.
Në mënyrë që radioja të mund të gjejë stacionet e
disponueshme, rekomandohet që të kryhet një kërkim i
plotë i të gjitha frekuencave DAB Band III.
1. Shtypni butonin e sintonizimit automatik.
2. Radioja juaj do të kryejë një kërkim të plotë të
frekuencave DAB. Ndërkohë që radioja gjen stacionet,
numëruesi i stacioneve në anën e majtë të ekranit
rritet dhe stacionet shtohen në listë.
Sintonizimi manual – DAB
Sintonizimi manual ju lejon që të sintonizoni radion në një
frekuencë të caktuar DAB në Band III. Ky funksion mund
të përdoret edhe për të ndihmuar në pozicionimin e
antenës ose të radios për të optimizuar marrjen e një
kanali ose frekuence specifike.
1. Shtypni butonin e parametrave të avancuara dhe
rrotulloni dorezën e volumit/kontrollit të sintonizimit/
Tregon emrin e stacionit që po
dëgjoni.
Tregon llojin e stacionit që po
dëgjoni. P.sh. pop, klasike, lajme
etj.
Tregon emrin e multipleksit DAB
të cilit i përket stacioni që po
dëgjoni.
Tregon orën dhe datën aktuale.
Tregon frekuencën dhe numrin e
kanalit për stacionin DAB të
sintonizuar aktualisht.
Tregon shpejtësinë në bit të
audios digjitale dhe llojin e audios
për stacionin DAB të sintonizuar
aktualisht.
Tregon fuqinë e sinjalit për
stacionin DAB të sintonizuar
aktualisht.
47

Advertisement

Table of Contents

   Related Manuals for Makita DMR109

This manual is also suitable for:

Dmr110

Comments to this Manuals

Symbols: 0
Latest comments: