Philips PerfectCare Performer GC8755/80 User Manual page 122

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
Shqip
124
3 Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në depozitën e "Calc-Clean" (Fig. 20).
4 Shtypni dhe mbani shtypur butonin "CALC-CLEAN" për 2 sekonda derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra
akustike (Fig. 21).
Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë
procesit "Calc-Clean". Është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.
5 Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi (Fig. 22).
6 Pritni përafërsisht 2 minuta që pajisja të përfundojë procesin. Kur procesi "Calc-Clean" përfundon, hekuri
ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN" ndalon së pulsuari (Fig. 23).
7 Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore (Fig. 24).
Kujdes: Hekuri është i nxehtë.
8 Meqë depozita e "Calc-Clean" nxehet gjatë procesit "Calc-Clean", pritni rreth 5 minuta para se ta prekni.
Më pas çoni depozitën e "Calc-Clean" në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të ardhmen
(Fig. 25).
9 Nëse është e nevojshme, ju mund të përsërisni hapat 1 deri 8. Sigurohuni që të zbrazni depozitën e "Calc-
Clean" para se të nisni procesin "Calc-Clean".
Shënim: Gjatë procesit "Calc-Clean", mund të dalë ujë i pastër nga pllaka në qoftë se nuk ka grumbullim
bigorri brenda hekurit. Kjo është normale.
Për më shumë informacion se si të kryhet procesi "Calc-Clean", referojuni videos në këtë lidhje
http://www.philips.com/descaling-iron.
Pastrimi i pllakës së poshtme
Për ta mirëmbajtur siç duhet pajisjen tuaj, pastrojeni rregullisht.
1 Pastroni pajisjen me një pëlhurë të lagur.
2 Për të hequr lehtë dhe në mënyrë efektive njollat, lëreni pllakën të nxehet dhe lëvizni hekurin mbi një
pëlhurë të lagur (Fig. 26).
Këshillë: Pastroni pllakën e poshtme rregullisht për të siguruar një rrëshqitje të butë.
Vendruajtja
1 Fikni kaldajën e avullit dhe hiqeni nga priza.
2 Zbrazni ujin e depozitës së ujit në lavaman (Fig. 27).
3 Mblidhni zorrën e furnizimit me ujë. Futni zorrën e furnizimit me ujë brenda folesë mbajtëse të saj dhe
sigurojeni brenda grepit të ruajtjes (Fig. 28).
4 Mblidhni kordonin elektrik dhe lidheni me rripin me ngjitje (Fig. 29).
5 Shtypni butonin e shkyçjes për ta kyçur hekurin në platformë (Fig. 30).
6 Pajisjen mund ta mbani me një dorë nga doreza e hekurit kur hekuri është i kyçur në platformën e
hekurit (Fig. 31).
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi
ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për një listë të
pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
Problemi
Hekuri nuk prodhon avull.
Shkaku i mundshëm
Nuk ka ujë të mjaftueshëm në
depozitë.
Nuk keni shtypur butonin e
avullit.
Zgjidhja
Mbushni depozitën e ujit përtej treguesit MIN.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit
derisa të dalë avulli. Mund të duhet deri në 30
sekonda derisa të dalë avulli.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit
derisa të dalë avulli.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents