Shqip - Philips PerfectCare Performer GC8755/80 User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3

Shqip

121
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit, fletëpalosjen me informacione të rëndësishme dhe udhëzuesin e
shpejtë të përdorimit përpara se ta përdorni pajisjen. Ruajini për referencë në të ardhmen.
Teknologji ekskluzive nga "Philips"
Teknologjia "OptimalTEMP"
Teknologjia "OptimalTEMP" ju mundëson të hekurosni të gjitha llojet e tekstileve të hekurosshme, në
çfarëdo radhe, pa e rregulluar temperaturën e hekurit dhe pa i sistemuar veshjet tuaja.
Për siguri, thjesht lëreni pllakën e poshtme të nxehtë drejtpërdrejt mbi tavolinën e hekurosjes, pa e rifutur
në platformën e hekurit (Fig. 2). Kjo do t'ju ndihmojë të ulni stresin në dorën tuaj.
Teknologjia "Compact ProVelocity"
Kjo teknologji ofron avull të vazhdueshëm që depërton në thellësi për të hequr lehtësisht rrudhat (Fig. 3). Në
të njëjtën kohë, e mban pajisjen më kompakte dhe më të lehtë se kaldajat tradicionale të avullit, për ruajtje
më të lehtë.
Përmbledhja e produktit (Fig. 1)
1 Zorra e furnizimit me ujë
2 Butoni i avullit/përforcuesi i avullit
3 Drita "hekuri gati"
4 Pllaka e poshtme
5 Platforma e hekurit
6 Butoni i shkyçjes
7 Depozita e heqshme e ujit
8 Foleja mbajtëse e zorrës së furnizimit me ujë
9 Kordoni elektrik me spinë
10 Butoni me dritë "CALC-CLEAN"
11 Butoni i ndezjes/fikjes me dritën e ndezjes dhe dritën e fikjes automatike
12 Butoni "ECO" me dritë
13 Depozita inteligjente "Calc-Clean"
Përgatitja për përdorim
Lloji i ujit për përdorim
Kjo pajisje është krijuar për punë me ujë rubineti. Por, nëse banoni në zona me ujë të fortë, pajisja mund të
vishet shpejt me bigorr. Në këtë mënyrë, rekomandohet që të përdorni ujë të distiluar ose çmineralizuar për
të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjes.
Paralajmërim: Mos përdorni ujë të aromatizuar, ujë nga tharësja e rrobave, uthull, niseshte, solucione
zhgëlqerëzimi, solucione për hekurosje, ujë të pastruar nga gëlqerja me procese kimike, pasi këto
mund të shkaktojnë dalje të ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj.
Mbushja e depozitës së ujit
1 Mbushni depozitën e ujit para çdo përdorimi ose kur niveli i ujit në depozitë bie nën nivelin minimal.
Mund ta rimbushni depozitën e ujit në çdo kohë gjatë përdorimit.
2 Hiqeni depozitën e ujit nga baza (Fig. 4).
3 Mbusheni depozitën e ujit deri në shenjën treguese MAX (Fig. 5).

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents