Download Print this page

Cellfast ENERGO XL User Manual page 37

Automatic hose reel

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 12
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT (fig. A):
(1) Grykë markuçi e rregullueshme
(2) Bashkues i shpejtë markuçi - ndalim 1/2"
(3) Markuç kopshtarie 30 m - 1/2"
(4) Bllokada e zorrës
(5) Zorra lidhëse 2 m - 1/2"
(6) Bashkues i shpejtë markuçi - linjë uji 1/2"
(7) Bashkues shumëfunksional me filetim femër
G1/2" - G3/4" - G1"
(8) Mbajtësi në mur
(9) Mbajtësit e transportit
(10) Mbështjellësi automatik i zorrës së ujit XL
UDHËZIMET E PËRGJITHSHME:
Para përdorimit të parë të produktit duhet lexuar manuali
origjinal i përdorimit, të veprohet sipas udhëzimeve
të tij dhe të ruhet për përdorim të mëvonshëm ose
përdoruesin e radhës.
Rrezik! Ndalohet hapja e kasës së mbështjellësit.
Ekziston rreziku i plagosjes së trupit nga susta
e tendosur. Ndalohet të futen duart në vrimën dalëse të
zorrës. Ekziston rreziku i bllokimit të duarve në vrimë.
PËRDORIMI SIPAS QËLLIMIT TË PARACAKTUAR: Ky produkt
u përpunua për përdorim privat - nuk është i paracaktuar për përdorim
industrial. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme
të shkaktuara nga përdorimi i pajisjes jo sipas qëllimit apo përdorimit
ose montimit të gabuar. Për arsye sigurie, fëmijët dhe adoleshentët
nën moshën 16 vjeçare dhe personat që nuk u njohën me manualin
e përdorimit nuk mund të përdorin këtë produkt. Personat me aftësi
të kufizuara fizike apo mendore mund të përdorin produktin me kusht
që të jenë të mbikëqyrur nga një person kompetent ose janë udhëzuar
siç duhet nga ai. Fëmijët duhen mbikëqyrur për t'u siguruar që të mos
luajnë me produktin. Të mos drejtohet rrjedha e ujit drejt pajisjeve
elektrike! Të mos drejtohet rrjedha e ujit drejt njerëzve dhe kafshëve!
Kjo nuk është pika e marrjes së ujit të pijshëm!
MBROJTJA E MJEDISIT: Materialet e përdorura për
paketim janë subjekt i riciklimit. Paketimi nuk duhet
hedhur në koshat e thjeshtë të mbeturinave, por në koshat
e resurseve të përsëritshme. Pajisjet e konsumuara përmbajnë
resurse të përsëritshme të çmuara të cilat duhet të jepen për
riciklim. Për këtë arsye pajisjet e konsumuara duhet të hiqen
nëpërmjet sistemeve të posaçme të riciklimit.
GARANCIA: Në çdo shtet vlejnë kushtet e garancisë të përcaktuara
nga distributori i produkteve të prodhuesit. Cdo lloj defekti
i produktit riparohet brenda periudhës së garancisë pa pagesë,
nëse ai është i shkaktuar nga gabimi i materialit ose prodhimit. Për
sa i përket riparimit brenda garancisë ju lutemi të drejtoheni tek
distributori ose drejtpërdrejtë tek prodhuesi me provën e blerjes.
UDHËZIMET E SIGURISË: Mbaji fëmijët larg pajisjes. Mos lejo
persona të tretë afër pajisjes në punë. Mos vendos ngarkesa shtesë
mbi mbajtësin mural. Zgjedh vendin e montimit i cili në rast rrjedhjeje
ndalon futjen e ujit në godinë. Për arsye sigurie, riparimet dhe
ndërrimet e zorrës mund të kryhen vetëm në servisin e prodhuesit.
Produkti nuk kërkon përdorimin e mjeteve të mbrojtjes vetjake.
KUJDES! Moszbatimi i udhëzimeve të sigurisë mund të çojë në
dëmtimin e produktit dhe situata të rrezikshme për përdoruesin
ose persona të tjerë.
UDHËZIMI I MONTIMIT: Zgjedh vendin e montimit i cili në rast
rrjedhjeje ndalon futjen e ujit në godinë. Gjatë zgjedhjes së vendit
të montimit merr parasysh gjatësinë e zorrës lidhëse (5). Seti nuk
përmban upa fiksuese. Ato duhen zgjedhur përkatësisht sipas
materialit të murit dhe vrimave të mbajtësit mural.
Montimi i mbajtësit në mur (fig. C):
1. Me anë të mbajtësit (8) të shënohen vendet për vrimat e montimit.
2. Të fiksohet në mur mbajtësi (8) me anë të 4 vidave dhe upave të
zgjedhura saktë (rekomandohet gjithashtu përdorimi i rondeleve).
Instalimi i mbështjellësit automatik në mbajtësin mural (fig. D): Të
vendoset mbështjellësi automatik (10) në mbajtësin (8) të montuar
në mur (fig. D). Shtrëngoni vidën e kyçjes (8.1).
PËRDORIMI (fig. E): Të lidhet zorra lidhëse (5) në rubinet me anë
të setit (6-7) apo ndonjë tjetër të përshtatur me llojin e dhënë të
rubinetit. Të hapet rubineti.
NXJERRJA: Të nxirret zorra në gjatësinë e kërkuar. Pajisja
bllokuese në tambur mund të aktivizohet në intervale deri në 50
cm, gjë që sinjalizohet me anë të „klikeve" të dëgjueshme.
MBËSHTJELLJA: Afrohuni së bashku me mbaresën tek pajisja dhe
lirojeni bllokuesin duke tërhequr pakëz zorrën. Zorra mbështillet
vetvetiu, në mënyrë të sigurtë dhe të njëtrajtshme, falë mekanizmit
të brendshëm të posaçëm frenues. Elementet mekanike të
bllokimit bëjnë „klik" gjatë mbështjelljes dhe nxjerrjes. Nyjet
e krijuara gjatë përdorimit të zorrës duhen drejtuar para fillimit të
procesit të mbështjelljes.
KUSHTET E PUNËS SË PAJISJES: Pajisja mund të punojë në rangun
e temperaturave nga 10°C deri në 60°C me presionin e ujit maksimumi
6 bar. Rekomandojmë vendin e montimit i cili nuk do të jetë i ekspozuar
ndaj diellit të drejtpërdrejtë që pajisja të mos mbinxehet.
RREGULLIMI I PAJISJES (fig. B): Në rast nevoje mund të zhvendoset
elementi bllokues i zorrës (4). Kujdes! Me qëllim shmangien e futjes
së plotë të zorrës së ujit (3) nuk duhet lëshuar njëkohësisht pjesa
e zorrës (3) dhe elementi bllokues (4). Megjithatë nëse zorra futet
plotësisht, ju lutemi të kontaktoni servisin e prodhuesit Cellfast. 1. Me
anë të kaçavidës të lirohen 2 vidat (4.1) që ndodhen pranë elementit
bllokues (4). 2. Gjatë zhvendosjes të mbahet zorra e ujit, të zhvendoset
elementi bllokues (4) dhe të vidoset përsëri me anë të dy vidave (4.1).
KONSERVIMI: Produkti nuk kërkon konservim. Udhëzim: Duhet
pasur parasysh lëvizja e kthimit të zorrës. Para mbështjelljes
zorra nuk mund të ketë papastërti të mëdha që mund të pengojnë
funksionin e mbështjelljes automatike.
MBARIMI I PUNËS: Para mbështjelljes së zorrës të mbyllet rubineti,
të hapet valvula e spërkatësit dhe të lihet të dalë uji.
AVARITË: Në rast problemesh me mbështjelljen e plotë të zorrës
p.sh. të shkaktuar nga ngatërrimi i zorrës, duhet mbyllur rubineti,
të nxirret plotësisht zorra, të drejtohet dhe të mbështillet përsëri.
Nëse kjo nuk ndihmon, duhet kontaktuar servisi i prodhuesit.
Pjesët e këmbimit (përveç rakorderive, konektorit universal
dhe spërkatësit) nuk janë të disponueshme në shitje. Në rastin
e nevojës së riparimit, si atij brenda garancisë ashtu dhe jashtë saj,
duhet t'i drejtoheni servisit të prodhuesit.
NDËRRIMI I ZORRËS: Për arsye sigurie zorrat mund të ndërrohen
vetëm në servisin e prodhuesit.
TRANSPORTI (fig. D): Hiqni vidën e fiksimit (8.1). Mbajeni pajisjen
nga doreza e transportit (9) dhe tërhiqeni nga doreza (8). Mbajeni
atë nga doreza e transportit (9).
PL
BG
CZ
DA
DE
EE
EN
ES
FI
FR
GR
HR
HU
IT
LT
LV
NL
NO
PT
RO
RU
SK
SL
SQ
SR
SV
TR
UA
37

Advertisement

loading
Need help?

Need help?

Do you have a question about the ENERGO XL and is the answer not in the manual?

Related Products for Cellfast ENERGO XL

This manual is also suitable for:

55-420