Download Print this page

Philips PerfectCare PSG9030/20R1 User Manual page 247

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Hekurosja me modalitetin e avullit inteligjent automatik
Pajisja juaj vjen me një sistem inteligjent avulli falë teknologjisë së sensorit
DynamiQ që kupton si dhe kur lëviz hekuri. Kur e ndizni pajisjen, ky modalitet
aktivizohet si rregull (Fig. 12). Së bashku me teknologjinë ActiveSense, hekuri
juaj do të lëshojë automatikisht sasinë e duhur të avullit sipas lëvizjeve dhe llojit
tuaj të tekstileve pa qenë nevoja të përdorni butonin e avullit.
Në modalitetin e avullit automatik, avulli del jashtë automatikisht kur e lëvizni
hekurin dhe ndalon kur ndaloni së lëvizuri hekurin (Fig. 13). Mund ende ta
shtypni butonin e avullit në këtë modalitet, për të aktivizuar avullin kur hekuri
nuk është në lëvizje.
Shënim: Për sigurinë tuaj, në modalitet avulli automatik inteligjent, avulli
ndalon kur hekuri ngrihet.
Sigurohuni që tryeza të jetë e përshtatshme për madhësinë dhe peshën e
gjeneratorit të avullit.
Hekurosja në modalitet manual
Mund ta kontrolloni manualisht sasinë e avullit duke e çaktivizuar modalitetin e
avullit automatik inteligjent.
-
Për të dalë nga modaliteti i avullit automatik inteligjent, shtypni butonin e
avullit automatik inteligjent (Fig. 14). Llamba e avullit automatik inteligjent
fiket. Duhet të shtypni butonin e avullit për të vazhduar hekurosjen.
-
Në modalitetin manual, teknologjia ActiveSense e rregullon ende
temperaturën dhe sasinë e avullit automatikisht në tekstile të ndryshme, por
duhet të shtypni butonin e avullit për të aktivizuar lëshimin e avullit.
Paralajmërim: Mos e drejtoni kurrë avullin nga njerëzit.
Shënim: Për rezultat optimal në tekstile të forta, si p.sh. pambuku, linoja
dhe xhinsi, mbajeni butonin e avullit të shtypur kur e kaloni hekurin mbi
tekstil (Fig. 15). Pastaj kalojeni hekurin mbi të njëjtën zonë disa herë të tjera
pa avull për ta tharë tekstilin.
Shënim: Për rezultate optimale në tekstile mëndafshi dhe sintetike
me shkëlqim, rekomandohet ta mbani butonin e avullit të shtypur kur
hekurosni.
SHQIP
249
12
13
14
15

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Perfectcare 9000 series