Download Print this page

Philips PerfectCare PSG9030/20R1 User Manual page 245

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Lexojeni me kujdes fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen.
Ruajini të dy dokumentet për referencë në të ardhmen.
Përmbledhja e produktit (Fig. 8)
1
Zorra e avullit
2
Butoni i avullit
3
Butoni inteligjent automatik i avullit
4
Llamba "hekuri gati"
5
Pllaka e poshtme
6
Kamera ActiveSense
7
Platforma e hekurit
8
Butoni i shkyçjes
9
Vrima e mbushjes
10 Depozita e heqshme e ujit
11 Foleja e mbajtjes së zorrës së ujit
12 Foleja e mbajtjes së kordonit
13 Kordoni elektrik me spinë
14 Çelësi EASY DE-CALC
15 Butoni i ndezjes/fikjes me llambë
16 Sinjalizimi i gëlqeres
17 Llamba e caktimit të avullit maks.
18 Llamba e sinjalizimit për ujë të pakët
Përgatitja për përdorim
Lloji i ujit për përdorim
Kjo pajisje është krijuar për punë me ujë rubineti. Por, nëse banoni në zona me ujë të rëndë, pajisja mund
të vishet shpejt me skorie. Ndaj dhe rekomandohet të përdorni ujë të distiluar apo të demineralizuar
(mund të përdoret dhe 50% ujë i demineralizuar/distiluar) për zgjatjen e jetës së pajisjes.
Paralajmërim: Mos përdorni ujë të aromatizuar, ujë nga tharësja e rrobave, uthull, niseshte,
solucione zhgëlqerëzimi, solucione për hekurosje, ujë të pastruar nga gëlqerja me procese kimike,
pasi këto mund të shkaktojnë dalje të ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj.
Përgatitja e produktit
Mbusheni depozitën përpara çdo përdorimi ose kur pulson llamba "sinjalizimi i ujit të pakët". Mund ta
rimbushni depozitën e ujit në çdo kohë gjatë përdorimit.
1 Hiqeni depozitën nga pajisja dhe mbusheni me ujë deri në treguesin MAX.
2 Vëreni depozitën e ujit sërish në pajisje duke puthitur përpara pjesën e poshtme me pajisjen.
3 Shtyjeni në pjesën e sipërme të depozitës derisa të puthitet në vend ("klik").
Vëreni spinën në prizën me tokëzim dhe shtypni butonin e ndezjes/fikjes për ta ndezur avulluesin. Prisni
derisa llamba "hekuri gati" të qëndrojë ndezur. Pasi pajisja të jetë gati, do të dëgjoni dhe një tingull të
shkurtër.
Shënim: Për përdorimin e herës së parë, ju rekomandojmë ta vendosni hekurin në tryezën e
hekurosjes përpara se ta ndizni pajisjen, për performancë optimale.
Do të ketë zhurmë nga baza e produktit për shkak të pompimit të ujit për gjenerim avulli.
SHQIP
247

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Perfectcare 9000 series