Bosch OptiMUM 9 Series Instruction Manual page 83

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
  ■ Mos e vendosni pajisjen mbi ose afërt sipërfaqeve të nxehta, si 
p.sh. soba gatimi. Mos lejoni që kablloja elektrike e pajisjes të 
bjerë në kontakt me elemente të nxehta ose ta tërhiqeni në një 
cepe të mprehta. 
  ■ Mos e fusni asnjëherë në ujë njësinë bazë të pajisjes dhe mos 
e lani në enëlarëse. Mos përdorni pastrues me avull. Mos e 
përdorni pajisjen me duar të lagura. 
  ■ Pajisja duhet të hiqet nga spina pas çdo përdorimi, kur lihet pa 
mbikëqyrje, para montimit, çmontimit ose pastrimit dhe në rast 
avarie.
W Rrezik dëmtimi!
  ■ Fikeni dhe hiqeni nga priza pajisjen para se të ndërroni aksesorët 
ose pjesët shtesë që duhet të vihen në përdorim. 
  ■ Kur ulni poshtë boshtin rrotullues mos i fusni duart në kuti, që të 
mos dëmtoni gishtat apo duart. Mos e çmontoni boshtin rrotullues 
gjatë kohës që pajisja është e ndezur.
  ■ Kur përdorni veglat, ena duhet të jetë e vendosur, e mbyllur me 
kapak, dhe kapakët mbrojtës të elementëve tejçues duhet të jenë 
të vendosur! Gjatë përdorimit të aksesorëve, vendosni enën, 
kapakun e saj dhe kapakun mbrojtës të elementit tejçues sipas 
udhëzimeve!
  ■ Mos e kapni asnjëherë me duar të lagura enën apo hinkën 
mbushëse gjatë kohës që pajisja është në punë. Mos fusni 
asnjëherë objekte (p.sh. lugër gatimi) në enë ose në hinkën 
mbushëse. Mbani karg duart, flokët, rrobat dhe pajisje të tjera 
të kuzhinës nga pjesët rrotulluese. Pasi pajisja fiket, elementi 
tejçues vazhdon të rrotullohet edhe për pak kohë. Prisni derisa 
thikat rrotulluese të ndalojnë plotësisht. 
  ■ Mos përdorni asnjëherë vegla dhe aksesor, ose 2 aksesorë, 
njëkohësisht. Kur përdorni aksesorë, mbani parasysh këto 
udhëzime dhe ato të përfshira përkatësisht në paketë. 
  ■ Gjatë përdorimit të aksesorëve mbani parasysh ngjyrën e 
shënuar në aksesor dhe elementin tejçues.
W Rrezik asfiksie!
Mos i lini fëmijët të luajnë me materialet e ambalazhimit.
W K u jdes!
  ■ Sugjerohet që pajisja të mos lihet asnjëherë ndezur më shumë 
sesa nevojitet për përpunimin e ushqimit. Mos e vini në funksion 
pajisjen me enën bosh.
  ■ Zona e punës duhet të jetë lehtësisht e aksesueshme, rezistente 
ndaj lagështirës, me material të qëndrueshëm, e rrafshët, e thatë 
dhe me madhësi të mjaftueshme për të shmangur dëmtime nga 
spërkatje dhe për punuar lirshëm.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
83

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents