Sisteme Sigurie; Ndreqja E Defekteve - Bosch OptiMUM 9 Series Instruction Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
Sisteme sigurie 
  ■ Nëse distanca është zgjedhur në 
mënyrë optimale, shtypni butonin 
e takimit dhe ktheni prapa boshtin 
rrotullues.
  ■ Shtrëngojeni veglën me njëren dorë. 
Shrëngojeni dadon bllokuese me një 
çelës (10 mm) në drejtim kundërorar.
Pajisja ndizet vetëm kur ena është 
vendosur dhe është rrotulluar derisa të 
kërcasë, ose kur aksesori me tejçues 
këndor është shtrënguar në elementin 
kryesor dhe kur boshti rrotullues është 
shtrënguar në pozicionin e poshtëm.
Nësë ndërpritet energjia, pajisja mbetet e 
ndezur, por motori nuk fillon të punojë kur 
rikthehet energjia. Për të rindezur pajisjen, 
rrotulloni çelësin rrotullues te pozicioni y 
pastaj shtypni sërish butonin e ndezjes.
Mbrojtësi i mbingarkesës e fik motorin 
automatikisht gjatë përdorimit. Një shkak 
i mundshëm mund të jetë përpunimi i një 
sasie tepër të madhe ushqimi.
Boshti rrotullues nuk zhbllokohet dhe nuk 
lëviz kur nëse është vendosur një aksesor 
në elementin tejçues të pasëm. 
90 
Udhëzim: Në rast gabimi në komandimin e 
pajisjes, rënie të një sigureseje elektronike, 
përkatësisht, në rast defekti të pajisjes, kjo 
e fundit nuk ndizet. Mundoheni në fillim të 
eliminoni problemin e paraqitur bazuar në 
udhëzimet e mëposhtme.
Nëse nuk mund ta mënjanoni vetë defektin, 
ju lutemi drejtojuni shërbimit të klientit.
Pajisja nuk ndizet.
  ■ Kontrolloni furnizimin me energji.
  ■ Kontrolloni siguresat e rrjetit.
  ■ Kontrolloni rotorin.  
Pozicioni i saktë? I kyçur?
  ■ Rrotulloni fort enën derisa të kyçet.
  ■ Butoni i sigurisë është aktiv. Vendoseni 
çelësin rrotullues në pozicionin y dhe 
më pas rikthejeni në nivelin e dëshiruar.
Pajisja fiket gjatë përdorimit. Siguresa e 
mbingarkesës është aktive. Është vendosur 
njëkohësisht, ose për një kohë shumë të 
gjatë, një masë tepër e madhe përbërësish.
  ■ Vendosni çelësin rrotullues në y. 
W Rrezik dëmtimi!
Hiqni pajisjen nga priza.
  ■ Pakësoni sasinë e ushqimit që po 
përpunohet.
  ■ Lëreni pajisjen të ftohet në temperaturë 
ambienti.
  ■ Mos i tejkaloni sasitë e lejueshme! 
X „R e ceta" shih faqen 8 8
Butoni i takimit u aktivizua aksidentalisht 
gjatë kohës që motori ishte në punë. Rotori 
lëviz në drejtimin lart. Elementi tejçues fiket.
  ■ Vendosni çelësin rrotullues në y. 
  ■ Shtypni butonin e takimit dhe ngrijeni 
boshtin rrotullues derisa të mbërthet mirë.
  ■ Vendoseni çelësin rrotullues sërish në 
shpejtësinë e dëshiruar.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents