Philips GC6804/26 User Manual page 123

Hide thumbs Also See for GC6804/26:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
5 Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi (Fig. 17).
6 Pritni përafërsisht 2 minuta që pajisja të përfundojë procesin (Fig. 18). Kur procesi "Calc-Clean"
përfundon, hekuri ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN" ndalon së pulsuari.
7 Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore (Fig. 19).
Kujdes: Hekuri është i nxehtë.
8 Meqë depozita e "Calc-Clean" nxehet gjatë procesit "Calc-Clean", pritni për rreth 5 minuta përpara se ta
prekni atë. Më pas çoni depozitën e "Calc-Clean" në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të
ardhmen (Fig. 20).
9 Nëse është e nevojshme, ju mund të përsërisni hapat 1 deri 8. Sigurohuni që të zbrazni depozitën e "Calc-
Clean" para se të nisni procesin "Calc-Clean".
Shënim: Gjatë procesit "Calc-Clean", mund të dalë ujë i pastër nga pllaka në qoftë se nuk ka grumbullim
bigorri brenda hekurit. Kjo është normale.
Për më shumë informacion se si të kryhet procesi "Calc-Clean", referojuni videos në këtë lidhje
http://www.philips.com/descaling-iron.
Pastrimi i pllakës së poshtme
Për ta mirëmbajtur siç duhet pajisjen tuaj, pastrojeni rregullisht.
1 Pastroni pajisjen me një pëlhurë të lagur.
2 Për të hequr lehtë dhe në mënyrë efektive njollat, lëreni pllakën të nxehet dhe lëvizni hekurin mbi një
pëlhurë të lagur (Fig. 21).
Këshillë: Pastroni pllakën e poshtme rregullisht për të siguruar një rrëshqitje të butë.
Vendruajtja
1 Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
2 Zbrazni ujin e depozitës së ujit në lavaman (Fig. 22).
3 Palosni së bashku kordonin elektrik dhe zorrën e furnizimit me ujë. Shtyjini ato në folenë e mbajtjes
(Fig. 23).
4 Vetëm për serinë GC6819, GC6820, GC6830 dhe GC6840: shtypni butonin e kyçjes për ta kyçur hekurin
në platformë (Fig. 24). Pajisjen mund ta mbani nga doreza e hekurit kur ai është i kyçur në platformën e
hekurit (Fig. 25).
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi
ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për një listë të
pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
Problemi
Hekuri nuk prodhon avull.
Shkaku i mundshëm
Nuk ka ujë të mjaftueshëm në
depozitë.
Nuk keni shtypur butonin e
avullit.
Funksioni i avullit është i
çaktivizuar derisa të keni kryer
procesin "Calc-Clean".
Butoni i avullit nuk është
mbajtur shtypur mjaftueshëm
gjatë në fillim të seancës së
hekurosjes.
Zgjidhja
Mbushni depozitën e ujit përtej treguesit
MIN. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
avullit derisa të dalë avulli. Mund të duhet
deri në 30 sekonda derisa të dalë avulli.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
avullit derisa të dalë avulli.
Kryeni funksionin "Calc-Clean" për të
rikthyer funksionin e avullit. (shikoni
kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja")
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
avullit derisa të dalë avulli. Mund të duhet
deri në 30 sekonda derisa të dalë avulli.
Shqip
125

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Gc6800 series

Table of Contents