Philips GC6804/26 User Manual page 122

Hide thumbs Also See for GC6804/26:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
124
Shqip
Pushimi i sigurt
Pushimi i hekurit gjatë rregullimit të rrobës
Gjatë rregullimit të rrobës mund ta pushoni hekurin ose në platformën e hekurit ose horizontalisht në
tryezën e hekurit (fig. 2). Teknologjia "OptimalTEMP" garanton që pllaka e poshtme të mos dëmtojë
mbulesën e tryezës së hekurit.
Fikja automatike
-
Pajisja kalon në modalitetin në pritje nëse nuk përdoret për 5 minuta. Drita në butonin e ndezjes/fikjes
fillon të pulsojë.
-
Për ta aktivizuar sërish pajisjen, shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose butonin e avullit. Pajisja fillon të
ngrohet sërish.
-
Pajisja fiket automatikisht nëse ajo nuk përdoret edhe për 10 minuta të tjera pasi ka hyrë në modalitetin
në pritje. Drita në butonin e ndezjes/fikjes fiket.
Paralajmërim: Mos e lini kurrë pa mbikëqyrje pajisjen kur është e lidhur në rrjetin elektrik. Hiqeni
gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Sistemi inteligjent "Calc-Clean"
Pajisja juaj është projektuar me një sistem inteligjent "Calc-Clean" për të siguruar që zhgëlqerëzimi dhe
pastrimi të bëhet rregullisht. Kjo ndihmon për të mbajtur një performancë të lartë me avull dhe parandalon
papastërtinë dhe njollat që dalin nga pllaka me kalimin e kohës. Për të siguruar që procesi i pastrimit të jetë
kryer, pajisja ju kujton rregullisht.
Kujtesa me dritë dhe tingull për "Calc-Clean"
Pas 1 deri në 3 muaj përdorim, drita "Calc-Clean" fillon të pulsojë dhe pajisja fillon të japë sinjale akustike për
të treguar që duhet të kryeni procesin "Calc-Clean" (Fig. 13).
Përveç kësaj, është i integruar një hap i dytë mbrojtës për të mbrojtur pajisjen nga bigorri: funksioni i avullit
çaktivizohet nëse zhgëlqerëzimi nuk është bërë (Fig. 14). Pasi kryhet zhgëlqerëzimi, funksioni i avullit
rikthehet. Kjo ndodh pavarësisht tipit të ujit që përdorni.
Shënim: Procesi "Calc-Clean" mund të kryhet në çdo kohë edhe kur kujtesa me dritë dhe tingull nuk është
aktivizuar ende.
Kryerja e procesit "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean"
Paralajmërim: Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë procesit "Calc-Clean".
Kujdes: Gjithmonë kryeni procesin "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean". Mos ndërpritni procesin
duke nxjerrë hekurin nga depozita e "Calc-Clean", pasi uji i nxehtë dhe avulli mund të dalin nga
pllaka e poshtme.
1 Mbusheni depozitën e ujit përgjysmë.
Shënim: Sigurohuni që pajisja të jetë e futur në prizë dhe të jetë e ndezur gjatë procesit "Calc-Clean".
2 Vendosni depozitën e "Calc-Clean" në tavolinën e hekurosjes ose në çfarëdo sipërfaqe të drejtë dhe të
qëndrueshme.
3 Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në depozitën e "Calc-Clean" (Fig. 15).
4 Shtypni dhe mbani shtypur butonin "CALC-CLEAN" për 2 sekonda derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra
akustike (Fig. 16).
Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë
procesit "Calc-Clean". Është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Gc6800 series

Table of Contents