Skil 3590 Original Instructions Manual page 229

Cordless sliding mitre saw
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
Mos i hidhni mjetet elektrike, aksesorët dhe paketimet e
tyre bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 5 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
Vetëm për Mbretërinë e Bashkuar
Mos i hidhni mjetet elektrike, aksesorët dhe paketimet e
tyre bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake
- në zbatim të Rregullave për Mbetjet e Pajisjeve
Elektrike dhe Elektronike 2013 (SI 2013/3113), mjetet
elektrike që kanë arritur fundin e jetës së tyre duhet të
mblidhen veçmas dhe të çohen në një pikë riciklimi
- simboli 5 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
ZHURMA
I matur sipas EN 62841, niveli i presionit të zhurmës së
këtij mjeti është 90 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës
është 100 dB(A) (toleranca K = 3 dB)
Niveli i emetimit të zhurmës është matur në përputhje
me një test standard të dhënë në EN 62841; mund të
përdoret për të krahasuar një mjet me një tjetër dhe si
vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj zhurmës kur mjeti
përdoret për aplikimet e përmendura
- emetimet e zhurmës gjatë përdorimit të mjetit mund të
ndryshojnë nga vlerat e treguara, në varësi të mënyrave
se si përdoret mjeti, sidomos cili është materiali me të
cilin po punohet
- përdoruesi duhet të përcaktojë masat e sigurisë për t'u
mbrojtur, të cilat bazohen në përllogaritjen e ekspozimit
në kushtet reale të përdorimit (duke marrë parasysh të
gjitha pjesët e ciklit të operimit, si për shembull sa herë
fiket mjeti dhe kur është duke punuar bosh, përveç
kohës së aktivizimit)
W
229

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents