Skil 3590 Original Instructions Manual page 223

Cordless sliding mitre saw
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i referohet pajisjes
elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes
elektrike me bateri (me bateri).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë.
Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për
aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi
shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave
të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që
mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit
të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të
shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën.
Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos
përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me
tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse
do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si
tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të
madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me
lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun
e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin
për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës
së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët
e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose
e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme,
përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për
përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni
të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme
zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse është e pashmangshme përdorimi i një mjeti me
korrent në një vend me lagështi, përdorni një pajisje
mbrojtëse nga rryma (RCD). Përdorimi i një RCD
pakëson rrezikun e goditjeve elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe
përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e
përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin
e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e
vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të
shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë
pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse, si maska
kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose
pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do
të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që
çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin
e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të
transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me
gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë
çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së
veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë
rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë
dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve
dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të
mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në
situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni rroba të gjera
ose bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg nga pjesët e
lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata
mund të kapen te pjesët e lëvizshme.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato
të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i
mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në
lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i
shpeshtë i veglave t'ju bëjë të ndiheni tepër të sigurt në
vetvete dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për pajisjet.
Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime
të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën
e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës
e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të
sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo
e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me
anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
hiqeni paketën e baterisë, nëse është e mundur, nga
mjeti me korrent para se të bëni rregullime, ndryshoni
aksesorët ose vendosni mjetet me korrent. Këto
masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes
aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë
të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbajini veglat me korrent dhe aksesorët. Kontrolloni
për mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të
ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse
dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit.
Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të
mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet
e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë
më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të lehta për
t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në
përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh
kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi
i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të
përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të
pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet
ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju lejojnë ta
menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt pajisjen
në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorni vetëm mjetet me bateri që kanë bateri të krijuara
223

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents