Skil 3590 Original Instructions Manual page 227

Cordless sliding mitre saw
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fiksimi i materialit të punës y
! për siguri optimale gjatë punës, fiksojeni gjithnjë
fort materialin me kapëset e dhëna
- mos punoni me materiale që janë tepër të vogla dhe
nuk mund të fiksohen
- për përmasat maksimale të materialeve, përdorni
tabelën u si referencë
- fiksoni kapësen e materialit te vrima mbështetëse N me
çelësin P (në secilën anë të mjetit)
- përdorni 1 nga 2 foletë; për materialet me trashësi deri
në 4cm dhe materialet me trashësi mbi 4cm
- shtyjeni fort materialin te mbrojtësja S
- zhbllokoni levën R
- përshtateni kapësen te materiali
- fiksoni fort materialin duke kyçur levën R
! për disa kombinime këndesh, ose në varësi të
përmasave të materialit, mund të jetë e nevojshme
që të përdorni morseta të zakonshme për
materialin
Vendosja e këndeve i
- lironi dorezën e kyçjes AB
- shyjeni levën e lëshimit të dhëmbëve të këndit AC
- rrotulloni tavolinën e sharrës në të majtë ose në të
djathtë dhe vendosni këndin e dëshiruar të sharrimit
(nga 0° në 47°) duke përdorur treguesin AD
- lironi levën AC
- shtrëngoni dorezën e kyçjes AB (mos e shtrëngoni
dorezën tepër fort)
- për vendosjen e shpejtë dhe të saktë të këndeve të
përdorura shpesh (0°, 15°, 22.5°, 31.6°, 45°) leva e
dhëmbëzimeve klikon në pozicionet përkatëse
Vendosja e këndeve të pjerrëta o
- lironi çelësin me tre këmbë U ob
- lëvizeni kokën e sharrës majtas derisa treguesi i këndit
të pjerrët V të tregojë nivelin e dëshiruar të pjerrësisë
- mbajeni kokën e sharrës në këtë pozicion dhe
shtrëngoni çelësin U
Prerjet komplekse p
- prerjet komplekse kërkojnë që të vendoset si këndi i
sharrimit, ashtu edhe këndi i pjerrët
! mos e përdorni sharrën në kombinime të caktuara
të këndit të sharrimit dhe këndit të pjerrësisë, të
cilat mund të shkaktojnë pengesa mes pjesëve
rrëshqitëse dhe atyre të palëvizshme të sharrës,
ose midis pjesëve rrëshqitëse dhe materialit të
punës
! bëni gjithnjë provë në një copë materiali që nuk ju
nevojitet
Vija e laserit a
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- ndizeni/fikeni vijën e laserit duke shtypur çelësin AA
- laseri është i pozicionuar në pjesën anësore të prerjes
- pozicionimi horizontal i laserit mund të rregullohet me
lehtësi me vidën Y
! para se të filloni një punë, kontrolloni pozicionimin
e vijës së laserit me vijën reale të prerjes duke
bërë një prerje provë në materialin që nuk ju
nevojitet
Sharrimi pa lëvizje anësore (materialet e vogla)
- lironi çelësin e kyçjes AE në rast se është shtrënguar
- lëvizeni kokën e sharrës prë ta ndaluar në drejtimin e
mbrojtëses S dhe shtrëngoni përsëri çelësin e kyçjes
AE
! nëse nuk e kyçni mekanizmin, kjo mund të bëjë që
disku të ngjitet papritur sipër materialit të punës
dhe t'ju godasë me forcë
- vendoseni mjetin në pozicionin e punës
! sigurohuni që materiali është fiksuar mirë në
tavolinën e sharrimit dhe mbrojtësen S
- ndizeni mjetin duke liruar kyçin AG dhe duke tërhequr
çelësin kryesor AF d
! mos i kryqëzoni krahët kur përdorni kokën e
sharrës sa
- sharroni materialin duke bërë lëvizje të njëtrajtshme
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të
lama të hyjë në materialin e punës
- fikeni mjetin duke liruar çelësin AF
- prisni derisa sharra të ketë ndaluar plotësisht para se ta
ngrini kokën e sharrës lart
Sharrimi me lëvizje rrëshqitëse (materialet e gjera)
! mbani parasysh se metoda që tregohet më poshtë
është metoda e vetme e sigurt
- mos e tërhiqni sharrën te materiali i punës
- lironi çelësin e kyçjes AE në rast se është shtrënguar
! sigurohuni që materiali është fiksuar mirë në
tavolinën e sharrimit dhe mbrojtësen S
- tërhiqeni kokën e sharrës larg nga mbrojtësja S aq sa
disku i sharrës të jetë përballë materialit f
- ndizeni mjetin duke shtypur levën e sigurisë AG dhe
duke tërhequr çelësin kryesor AF d
! mos i kryqëzoni krahët kur përdorni kokën e
sharrës sa
- tërhiqeni kokën e sharrës në drejtimin e mbrojtëses
S dhe sharroni materialin duke bërë lëvizje të
njëtrajtshme f
! mjeti duhet të jetë duke punuar me shpejtësi
maksimale kur disku të futet te materiali
! Nëse mbrojtësja e poshtme nuk hapet
automatikisht, gjë e cila mund të ndodhë në
kushte të caktuara (p.sh. një material pune që
është shumë pranë kapacitetit maksimal), mund
t'ju duhet ta hapni mbrojtësen me dorë sb
- fikeni mjetin duke liruar çelësin AF
- prisni derisa sharra të ketë ndaluar plotësisht para se ta
ngrini kokën e sharrës lart
Sharrimi i foleve g
- vendosni thellësinë e dëshiruar me ndalesën e
thellësisë AH dhe kyçeni duke shtrënguar dadon AJ
- duhet të vendoset një tako druri midis materialit dhe
mbrojtëses për të pasur thellësi të njëjtë në të gjithë
gjatësinë e folesë.
! sigurohuni që disku i sharrës të mos bllokohet te
materiali
! bëni gjithnjë provë në një copë materiali që nuk ju
nevojitet
Ndryshimi i thikës së sharrës h
! hiqeni baterinë
- merrni çelësin hekzagonal AK nga xhepi ruajtës AL
- mbajeni mbrojtësen A në pozicion të hapur
- lironi vidën e pllakës së kapakut AN (mos e zhvidhosni
vidën komplet) ha
- rrotulloni mbrojtësen A komplet mbrapa hb
- shtyjeni butonin e aksit AM dhe mbajeni ndërsa hiqni
bulonin e diksut AO duke rrotulluar çelësin hekzagonal
AK NË DREJTIM TË AKREPAVE TË ORËS (= në të
227

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents