Skil 3590 Original Instructions Manual page 224

Cordless sliding mitre saw
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
në mënyrë të posaçme për to. Përdorimi i çdo baterie
tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga
objektet e tjera metalike si kapëset e letrës, monedhat,
çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla
metalike që mund të bëjnë lidhjen e një terminali me
terminalin tjetër. Bashkimi i terminaleve së bashku mund
të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse kontakti
ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu ju bie në
kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore. Lëngu që
del nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose
modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund
të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar zjarr,
shpërthim ose rrezik dëmtimesh fizike.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël ndaj
zjarrit ose temperaturës shumë të lartë. Ekspozimi ndaj
zjarrit ose në temperatura mbi 130 °C mund të shkaktojë
shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së
temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi i
papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm
pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e
sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e dëmtuara.
Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi
ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
UDHËZIME SIGURIE PËR SHARRAT E KËNDEVE
Sharrat e këndeve janë bërë për të prerë dru
dhe produkte ngjashëm drurit. Ato nuk mund të
përdoren me disqe abrazive për të prerë materiale
hekuri, si shufra, kunja hekuri, etj. Pluhuri gërryes
bën që pjesët e lëvizshme, si mbrojtësja e poshtme,
të bllokohen. Shkëndijat nga prerja abrazive e djeg
mbrojtësen e poshtme, insertin e prerjes dhe pjesët e
tjera plastike.
Përdorni kapëset për ta fiksuar materialin kur është
e mundur. Nëse e mbani materialin me dorë, duhet
ta mbani gjithnjë dorën të paktën 100 mm larg
nga secila anë e fletës së sharrës. Mos e përdorni
sharrën për të prerë materiale që janë tepër të vogla
për t'u kapur ose fikuar me dorë. Nëse e vendosni
dorën tepër afër fletës së sharrës, ekziston rrezik i lartë
për t'u dëmtuar nga kontakti me fletën e sharrës.
Materiali i punës duhet të jetë i fiksuar dhe i kapur
ose mbajtur si te mbrojtësja, ashtu edhe te tavolina.
Mos e shtyni materialin e punës te thika ose
mos prisni në formë të lirshme në asnjë mënyrë.
Materialet e pafiksuara ose që lëvizin mund të kërcejnë
me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar dëmtime.
Shtyjeni sharrën te materiali. Mos e tërhiqni sharrën
te materiali. Për të bërë një prerje, ngrijeni kokën
e sharrës dhe tërhiqeni sipër materialit pa prerë,
vëreni motorin në punë, uleni poshtë kokën e
sharrës dhe sharroni materialin. Prerja në lëvizjen
e tërheqjes ka të ngjarë të bëjë që sharra të hipë sipër
materialit dhe të godasë fort pjesën e thikës drejt
operatorit.
Asnjëherë mos e kaloni dorën sipër vijës së synuar
të prerjes, qoftë përpara, qoftë mbrapa fletës së
sharrës. Mbajtja e materialit „me duart kryq", p.sh. duke
e mbajtur materialin në të djathtë të fletës së sharrës me
dorën e majtë ose anasjelltas është shumë e rrezikshme.
Mos u zgjatni mbrapa mbrojtëses me asnjë dorën
më afër se 100 mm nga cilado anë e fletës së
sharrës, për të hequr ciflat e drurit, ose për çfarëdo
arsyeje tjetër ndërsa fleta e sharrës është duke
u rrotulluar Afërsia e diskut të sharrës që rrotullohet
me dorën mund të mos jetë e dukshme dhe mund të
dëmtoheni rëndë.
Kontrolloni materialin e punës para se të prisni.
Nëse materiali përthyhet ose deformohet, fiksojeni
me faqen e harkuar drejt mbrojtëses. Sigurohuni
gjithnjë që të mos ketë hapësirë midis materialit,
mbrojtëses dhe tavolinës përgjatë vijës së prerjes.
Materialet e përthyera ose të deformuara mund të
rrotullohen ose të lëvizin dhe mund të shkaktojnë bllokim
në diskun e sharrës gjatë prerjes. Nuk duhet të ketë
gozhdë ose objekte të huaja në material.
Mos e përdorni sharrën nëse në tavolinë ka vegla,
cifla druri, etj. përveç materialit që do të pritet. Ciflat
ose copat e drurit ose objektet e tjera që bien në kontakt
me diskun rrotullues mund të fluturojnë me shpejtësi të
lartë.
Pritini materialet një nga një. Materialet e vendosura
mbi njëra-tjetrën nuk mund të kapen ose fiksohen siç
duhet, dhe mund të bllokohen te disku ose mund të
lëvizin gjatë prerjes.
Para se ta përdorni, sigurohuni që sharra këndore të
montohet ose vendoset në sipërfaqe pune të fortë
e të niveluar. Kur sipërfaqja e punës është e fortë dhe e
niveluar, kjo pakëson rrezikun që sharra këndore të bëhet
e paqëndrueshme.
Planifikoni punën që do të bëniÇdo herë që
ndryshoni këndin, sigurohuni që mbrojtësja e
lëvizshme të jetë vendosur siç duhet për të mbajtur
materialin, dhe të mos pengojë diskun ose sistemin
mbrojtës. Pa e ndezur përsëri mjetin dhe pa material mbi
tavolinë, lëvizeni diskun e sharrës duke bërë lëvizjen e
sharrimit për t'u siguruar që nuk ka pengesa ose rrezik i
prerjes së mbrojtëses.
Siguroni mbështetje të mjaftueshem, si zgjatim të
tavolinës, këmbalecë, etj. për materialet që janë më
të gjera ose më të gjata se tavolina. Materialet që janë
më të gjata ose më të gjera se sharra këndore mund të
rrëzohen nëse nuk mbështeten mirë. Nëse pjesa e prerë
ose materiali rrëzohet, ai mund ta ngrejë mbrojtësen ose
mund të fluturojë për shkak të diskut rrotullues.
Mos përdorni një person tjetër të bëjë rolin e
shtesës së tavolinës ose si mbështetje shtesë.
Mbështetja e paqendrueshme për materialin e punës
mund të bëjë që disku të bllokohet ose materiali të lëvizë
gjatë sharrimit, duke ju tërhequr juve dhe personin që ju
ndihmon te disku rrotullues.
Pjesa e prerë nuk duhet të bllokohet ose të shtyhet
në asnjë mënyrë te disku rrotullues i sharrës. Nëse
bllokohet, p.sh. duke përdorur ndalesa gjatësie, pjesa e
prerë mund të bllokohet te disku dhe të fluturojë me forcë.
Përdorni gjithmonë një kapëse ose pjesë të
posaçme për të mbajtur materialet e rrumbullakëta,
224

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents