Skil 3590 Original Instructions Manual page 225

Cordless sliding mitre saw
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
si shufrat ose tubat. Shufrat kanë prirjen të rrotullohen
kur priten, duke bërë që sharra „të kafshojë" dhe ta
tërheqë materialin së bashku me dorën tuaj te disku.
Lëreni diskun të arrijë shpejtësi të plotë para se ta
vini në kontakt me materialin. Kjo do të ulë rrezikun që
materiali të kërcejë.
Nëse materiali ose disku bllokohen, fikeni sharrën
këndore. Prisni që të gjitha pjesët të ndalojnë
dhe shkëputeni prizën nga energjia dhe/ose hiqni
baterinë. Më pas lironi materialin e bllokuar. Nëse
vazhdoni të sharroni me materialin të bllokuar, kjo mund
të shkaktojë humbje të kontrollit ose mund të dëmtojë
sharrën këndore.
Pasi të mbaroni prerjen, lëshoni çelësin, mbajeni
kokën e sharrës poshtë dhe prisni që disku të
ndalojë para se të hiqni materialin e prerë. Zgjatja e
dorës pranë thikës është shumë e rrezikshme.
Mbajeni dorezën fort kur bëni prerje jo të plotë ose
kur lëshoni çelësin para se koka e sharrës të jetë
në pozicionin më të ulët. Veprimi i frenimit të sharrës
mund të bëjë që sharra të tërhiqet papritur poshtë, dhe
kjo paraqet rrezik.
UDHËZIME SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
Përdoreni mjetin vetëm për të prerë dru
Mos qëndroni mbi mjet ose mbi mbajtësen e tij
Mund të ndodhin dëmtime të rënda nëse mjeti rrëzohet
ose nëse sharra bie në kontakt padashur. Mos mbani
materiale sipër ose pranë mjetit në mënyrë të tillë që të
jetë e nevojshme të hipni në një mbajtës ose mbi mjet
apo në mbajtësen e tij për t'i arritur.
Hiqeni gjithnjë baterinë nga mjeti para se të bëni
rregullime ose të ndryshoni aksesorët.
Hiqeni gjithnjë baterinë nga mjeti para se ta
transportoni sharrën këndore. Hiqeni baterinë,
uleni kokën e sharrës dhe kyçeni në pozicion, përdorni
dorezën mbajtëse dhe një prej dhëmbëzimeve në bazën
e sharrës.
Mos u largoni nga mjeti derisa të ketë ndaluar
plotësisht.
Kur prisni materiale që kanë formë të çrregullt,
planifikoni punën në mënyrë që të mos rrëshqasë,
të kafshojë diskun dhe t'ju ikë nga dora.
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi
PARA PËRDORIMIT
Mbani syze, kasë dhe doreza mbrojtëse
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruesin ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash janë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Mos punoni me materiale që përmbajnë azbest
(azbesti konsiderohet kancerogjen)
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
Para çdo përdorimi, kontrolloni mbrojtësen për të parë
nëse mbyllet mirë
Mos e përdorni sharrën nëse mbrojtësja nuk lëviz lirshëm
ose nuk mbyllet në çast
Asnjëherë mos e kapni ose lidhni mbrojtësen në pozicion
Asnjëherë mos e përdorni mjetin pa insertin e tavlinës;
ndërrojeni insertin e tavolinës nëse është me defekt ose
është dëmtuar
Hiqni të gjitha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
AKSESORËT
Asnjëherë mos përdorni disqe fërkimi/fresibël me këtë
disk
SKIL mund të garantojë funksionimin e mirë të mjetit
vetëm kur përdoren aksesorët e duhur, të cilët mund të
merren nga shitësi i SKIL
Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo-SKIL, zbatoni
udhëzimet e prodhuesit në fjalë
Përdorni vetëm disqe sharre që përkasin me të dhënat
karakteristike që tregohen në këto udhëzime përdorimi
dhe që janë testuar dhe shënuar sipas EN 847-1
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
Asnjëherë mos përdorni disqe që janë bërë prej High
Speed Steel (HSS)
Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e
deformuar ose jo e mprehtë
Përdorni vetëm disqe sharre me diametër vrime që
puthitet me aksin e mjetit pa bërë xhoko; asnjëherë mos
përdorni reduktorë ose adaptorë për të vendosur disqe
sharre me vrimë me diametër të madh
Mbrojini aksesorët nga goditjet, përplasjet dhe vajrat ose
grasot
GJATË PËRDORIMIT
Mos ushtroni forcë në mjet (ushtroni presion të lehtë
dhe të vazhdueshëm me qëllim që të shmangni nxehjen
e majave të diskut, dhe në rastin e prerjes së plastikës,
shkrirjen e materialit plastik)
Mbajini gishtat, duart dhe krahët larg nga disku rrotullues
i sharrës
Nëse disku i sharrës bllokohet, fikeni mjetin menjëherë
dhe hiqeni baterinë; vetëm pasi të keni bërë këtë hiqeni
materialin e bllokuar
Në rast bllokimi ose në rast të një defekti elektrik ose
mekanik, fikeni menjëherë mjetin dhe hiqeni baterinë
RREZATIMI I LASERIT
Mos e drejtoni rrezen e laserit te personat ose
kafshët, dhe mos i ngulni sytë laseri ose drita e
reflektuar e laserit, qoftë edhe nga larg (mund të
verboni dikë, të shkaktoni aksidente ose të dëmtoni sytë)
Nëse rrezatimi i laserit ju godet në sy, duhet t'i mbyllni
sytë dhe të largoni menjëherë kokën nga rrezja
Mos bëni modifikime në pajisjen e laserit
Mos shikoni te rrezja e laserit (rrezatimi i laserit)
Mos përdorni mjete optike zmadhimi (si lupa, teleskopë
ose dylbi) për të parë rrezen e laserit
Mos e përdorni mjetin kur ka lëngje, gazra ose pluhur që
mund të marrin flakë
Mos e përdorni mjetin kur ka fëmijë pranë
225

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents