Philips GC7930/30 User Manual page 135

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 5
Shqip
136
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Lexojini me kujdes manualin e përdorimi, fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm dhe manualin e
shpejtë përpara se ta përdorni pajisjen. Ruajini për referencë në të ardhmen.
Përmbledhja e produktit (Fig. 1)
1 Pllaka e poshtme
2 Drita "hekuri gati"
3 Çliruesi/përforcuesi i avullit
4 Zorra e furnizimit me ujë
5 Platforma e hekurit
6 Butoni i shkyçjes
7 Leva e çlirimit të depozitës së ujit
8 Vrima e mbushjes
9 Depozita e heqshme e ujit
10 Foleja e mbajtjes së zorrës së furnizimit me ujë
11 Kordoni elektrik me spinë
12 Depozita inteligjente "Calc-Clean"
13 Butoni me dritë "CALC-CLEAN"
14 Butoni i ndezjes/fikjes me llambën e ndezjes dhe të fikjes
Përgatitja për përdorim
Lloji i ujit për përdorim
Kjo pajisje është krijuar për punë me ujë rubineti. Por, nëse banoni në zona me ujë të rëndë, pajisja mund të
vishet shpejt me skorie. Ndaj dhe rekomandohet të përdorni ujë të distiluar apo të demineralizuar (mund të
përdoret dhe 50% ujë i demineralizuar/distiluar) për zgjatjen e jetës së pajisjes.
Paralajmërim: Mos përdorni ujë të aromatizuar, ujë nga tharësja e rrobave, uthull, niseshte, solucione
zhgëlqerëzimi, solucione për hekurosje, ujë të pastruar nga gëlqerja me procese kimike, pasi këto
mund të shkaktojnë dalje të ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj.
Mbushja e depozitës së ujit
Mbushni depozitën e ujit para çdo përdorimi ose kur niveli i ujit në depozitë bie nën nivelin minimal. Mund
ta rimbushni depozitën e ujit në çdo kohë gjatë përdorimit.
1 Shtypni levën në dorezën e depozitës dhe hiqni depozitën nga baza (Fig. 2).
2 Mbusheni depozitën e ujit deri në shenjën treguese MAX (Fig. 3).
3 Shtyjeni depozitën mbrapsht në pajisje derisa të puthitet në vend ("klik").
Përdorimi i pajisjes
Tekstilet që hekurosen
Mos hekurosni tekstile të pahekurosshme.
-
Tekstilet me këto simbole (fig. 4) janë të hekurosshme, për shembull linoja, pambuku, poliesteri,
mëndafshi, leshi, viskoza dhe rajoni.
-
Tekstilet me këtë simbol (fig. 5) nuk janë të hekurosshme. Këto tekstile përmbajnë tekstile sintetike
si p.sh. spandeks ose elastan, tekstile të ndërthurura me spandex dhe poliolefine (p.sh. polipropilen).
Stampimet në veshje gjithashtu nuk janë të hekurosshme.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Gc7900 series

Table of Contents