Inglesina Aptica Instruction Manual page 127

Modular system
Hide thumbs Also See for Aptica:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 30
të buta.
• MOS I LINI FËMIJËT E TJERË QË
TË LUAJNË AFËR KARROCËS PA
MBIKËQYRJE.
• MOS E PËRDORNI KARROCËN NËSE
KA PJESË TË PRISHUARA, TË GRISURA
OSE QË MUNGOJNË.
• KY PRODUKT ËSHTË I PËRSHTATSHËM
PËR NJË FËMIJË QË NUK MUND TË
NGRIHET NË KËMBË VETË, NUK MUND
TË RROKULLISET DHE QË NUK MUND
TË NGRIHET MBI KËMBË OSE GJUNJË.
PESHA MAKSIMALE E FËMIJËS: 9 KG.
• Mos shtoni asnjë dyshek përveç atyre të furnizuara me
karrocë ose të miratuar nga Prodhuesi.
• RREZIK ZËNIE FRYME: Fëmijëve mund t'ju zihet fryma.
Sigurohuni gjithmonë që të ketë hapësirë të mjaftueshme
përreth fytyrës së bebes suaj që të mos pengohet qarkullimi
i ajrit. Spangot mund të shkaktojnë mbërthim. Mos vendosni
sende me spango përreth qafës së fëmijëve, të tilla si
spango kapuçi ose qetësues. Mos i mbani spangot sipër
produktit ose mos i bashkoni spangot te lodrat. Mbajini larg
karrocës objektet e buta, lodra të mbushura, parakolpet ose
pozicionuesit, pasi mund të jenë të rrezikshëm.
• Karroca Inglesina Maxi nuk mund të përdoret me Inglesina
Stand-Up.
• Koka e fëmijës në karrocë nuk duhet të jetë asnjëherë më e
ulët sesa trupi i fëmijës.
• Para se ta mbani ose ta ngrini karrocën, kontrolloni
gjithmonë që doreza është në pozicion vertikal e dhe e kyçur
mirë në të dyja anët.
• Sigurohuni që, para përdorimit, karroca të jetë e bashkuar
siç duhet me shasinë duke e tërhequr dorezën lart.
• Karroca mund të përdoret si pajisje shtrëngimi për fëmijë
për transport me makinë vetëm kur është e përshtatur me
kitin e përshtatshëm Inglesina Vehicle Kit (Kit Auto Maxi).
Sistemi i shtrëngimit Kit Vehicle duhet të hiqet ose fshihet
kur produkti përdoret jashtë makinës në rast se fëmija flen i
pambikëqyrur (referoju manualit të Vehicle Kit).
SIGURIA
• Para se ta montoni, sigurohuni që produkti dhe të gjithë
komponentët e tij të mos jenë dëmtuar gjatë transportit.
Nëse janë dëmtuar, mos e përdorni produktin dhe mbajeni
larg fëmijëve.
• Për sigurinë e fëmijës suaj, hiqni dhe eliminoni të gjitha
qeset plastike dhe elementët që i përkasin paketimit para
se ta përdorni dhe, në çfarëdo rasti, mbajini larg nga të
sapolindur dhe nga fëmijët.
• Ky produkt duhet të përdoret për të akomoduar vetëm një
fëmijë.
• Përpara përdorimit:
- Sigurohuni që produkti të jetë montuar saktë, që të
gjithë komponentët e tij të jenë shtrënguar saktë dhe
që të gjithë mekanizmat të jenë të kapur. Sigurohuni që
veshja të jetë e siguruar siç duhet në strukturë.
- Sigurohuni që shasia të jetë e hapur plotësisht dhe që të
gjithë pajisjet e kyçjes së jenë të kapura.
- Sigurohuni që trupi i karrocës, njësia e ndenjëses ose
ndenjësja e makinës të jenë të bashkuara siç duhet duke
i tërhequr lart.
• Evitoni zënien e gishtave, kini kujdes kur palosni dhe
shpalosni produktin.
• Gjithmonë sigurohuni që frena të jetë e kapur kur vendosni
fëmijën në ndenjësen e karrocës së fëmijës/së mbajtjes ose
kur e merrni atë, si dhe gjatë ndalimeve dhe kur montoni/
çmontoni aksesorët.
Përdorni gjithmonë frenin e parkimit edhe kur qëndroni
vetëm për pak minuta.
• Kur parkoni, kontrolloni nëse frenat janë kapur mirë duke e
lëvizur produktin para/mbrapa.
• Mos e vendosni kurrë produktin afër shkallëve ose
shkallëve të lëvizshme edhe kur është i shtypur freni, pasi
lëvizjet e fëmijës mund ta bëjnë produktin që të rrëshqasë.
• Mos e lini shasinë të montuar me njësinë e ndenjëses/
karrocës/ndenjëses së fëmijëve të makinës në një skarpatë
me fëmijën brenda, edhe nëse është e shtypur frena.
Efikasiteti i frenave është i kufizuar në pjerrësi të larta.
• Mos e përdorni kurrë shasinë e montuar me njësinë e
ndenjëses/karrocën/ndenjësen e fëmijës së makinës në
shkallë ose elevatorë me beben brenda, pasi papritur mund
të humbë kontrollin e produktit ose fëmija mund të dalë
jashtë. Bëni gjithashtu kujdes kur hipni ose zbritni nga një
trotuar ose sipërfaqe të tjera jo të sheshta.
• Pesha maksimale për objektet e vendosura në shportë
është 5 kg. Ngarkesa maksimale e mbajtëses së shishes është
0,5 kg. Mos përdorni mbajtësin e shishes për të mbajtur pije
të nxehta. Mos tejkaloni peshën maksimale të rekomanduar.
• Çdo peshë që zbatohet mbi dorezë dhe/ose mbështetësen
e shpinës dhe/ose në anë të produktit mund të
komprometojë qëndrueshmërinë e produktit.
• Kafshët shtëpiake të lidhura me produktin mund të
ndikojnë në qëndrueshmërinë e tij dhe të bëjnë që ai të
humbë kontrollin.
• Bëni kujdes nga rreziqet që lidhen me flakët e ndezura ose
burimet e tjera të nxehtësisë si radiatorët, oxhaqet e zjarrit,
sobat elektrike dhe ato me gaz, etj.: mos e lini produktin
pranë këtyre burimeve të nxehtësisë.
• Sigurohuni që të gjitha burimet e mundshme të rreziqeve
(p.sh. kabllot, telat elektrikë, etj.) të mbahen larg fëmijës.
• Asnjëherë mos e lini produktin me fëmijën brenda në
vende ku fëmija mund të përdorë litarë, perde ose objekte
të tjera për të hipur lart ose ku mund të shkaktohen rreziqe
mbytjeje ose varjeje.
• Mos e ngrini kurrë shasinë të montuar me njësinë e
ndenjëses/karrocën/ndenjësen e fëmijës të makinës me
fëmijën brenda.
SUGJERIME PËR PËRDORIMIN
• Mos e përdorni produktin nëse ka pjesa të prishura, të
shqyera ose që mungojnë.
• Kontrolloni rregullisht produktin dhe komponentët e tij
për ndonjë shenjë dëmtimi dhe/ose konsumi, shqepjeje
dhe grisjeje. Në rast dëmtimi ose keqfunksionimi, mbajeni
produktin larg fëmijëve, mos e përdorni dhe/ose mos u
përpiqni ta riparoni por kthejani vetëm stafit të kualifikuar.
• Mos e lini fëmijën ose kafshët shtëpiake të luajnë pranë
produktit ose të hipin mbi të pa u mbikëqyrur.
• Montimi, çmontimi dhe rregullimet mund të bëhen vetëm
nga të rriturit. Sigurohuni që personi që përdor produktin
(kujdestare, gjyshër, etj.) të jenë në dijeni për përdorimin e
duhur. Ky produkt duhet të përdoret nga një i rritur.
• Gjatë kohës që bëni rregullimi, sigurohuni që të mos
bjerë asnjë pjesë e produktit (p.sh. mbështetësja e prapme,
kapaku, etj.) në kontakt me beben. Gjithmonë sigurohuni që
frenat të jenë kapur mirë kur bëni këto veprime.
• Mos e hapni, palosni ose çmontoni produktin bashkë me
fëmijën brenda.
• Në çdo rast, tregoni kujdes të veçantë kur kryeni këto
veprimi ndërsa fëmija është afër.
• Mund të ndodhë bllokim dhe kafshim gërshërë i gishtave
127

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents