Philips HR2665 User Manual page 110

Hide thumbs Also See for HR2665:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP
112
Programi
Makarona të thjeshta/
petë
Makarona/petë me
vezë ose aromë
4 Hiqni kapakun e seksionit të përzierjes. (Fig. 3)
5 Prisni deri sa të shfaqet 0:00 në ekran. (Fig. 18)
6 Hidhni miell në seksion. (Fig. 19)
Shënim
y Pajisja automatikisht peshon dhe tregon sasinë e miellit. Matja e peshës do të pulsojë
derisa të jeni në intervalin e duhur. (Fig. 20)
y Mos hidhni në dhomën e përzierjes më pak se 200 g ose më shumë se 600 g miell.
y Disa receta (për shembull biskota, makarona pa gluten) kërkojnë që ta anashkaloni
pjesën e peshimit. Në këtë rast, shtypni butonin Start/pause për 5 sekonda dhe pajisja
do të fillojë direkt me përzierjen dhe nxjerrjen.
7 Mbyllni kapakun e seksionit. (Fig. 21)
Shënim
y Nëse shtypni një buton pa mbyllur kapakun, do të shfaqet shenja e mbylljes së seksionit.
(Fig. 22)
y Vendosni së pari dy grepat në pajisje dhe pastaj shtyni kapakun përkundër njësisë
kryesore.
y Pajisja nuk do të fillojë të punojë nëse kapaku i seksionit nuk është mbyllur siç duhet.
Gjatë bërjes së makaronave, nëse hapni kapakun e seksionit, pajisja do të ndalojë së
punuari. Montoni kapakun dhe shtypni butonin Start/pause për të filluar përsëri nga
puna.
8 Kur kapaku është i mbyllur, shfaqet sasia e nevojshme e lëngut. (Fig. 23)
9 Përdorni kupën e dhënë të ujit për të matur sasinë e lëngut sipas treguesit në ekran.
(Fig. 24)
Shënim
y Sigurohuni që të matni vëllimin e lëngut në nivelin e syrit në një sipërfaqe të sheshtë.
y Kur bëni përzierjen e vezëve, çajeni vezën në kupën e ujit. Shtoni ujë deri në sasinë e
kërkuar dhe pastaj trazojeni ujin dhe vezën për t'i kombinuar.
y Nëse preferoni, mund të përdorni 2 vezë në vend të 1, por sigurohuni që sasia e
përgjithshme e lëngut të sugjeruar të mos tejkalohet.
y Për saktësi më të mirë përdorni një matës kuzhine për të matur lëngun.
Fillimi i programit të bërjes së makaronave
1 Shtypni butonin Start/pause për të filluar përzierjen dhe fillon të numërojë mbrapsht
koha e përzierjes. (Fig. 25)
2 Pasi të fillojë përzierja, hidhni ngadalë lëngun përgjatë gjithë gjatësisë së folesë në kapak.
(Fig. 26)
Këshillë
• Makarona vetëm me miell
dhe ujë
• Makarona me miell dhe lëng
vezësh
• Të gjitha llojet e makaronave
me aromë
Recetë opsionale
• Petë gruri
• Petë Durum
• Makarona gruri
• Makarona Durum
• Makarona/petë me karotë
• Makarona/petë me domate
• Soba
• Makarona/petë me panxhar

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr2665/93Hr2665/96

Table of Contents