CYBEX SOLUTION B2-FIX+ User Manual page 92

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 7
PJESËT E PRODUKTIT
(a)
Vendi për ruajtjen e manualit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c)
Mbështetësja këndore e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë së
mbështetëses së kokës
(e)
Përforcuesi
(f)
Pika e kalimit të rripit të prehrit
(g) Pika e kalimit të rripit të
shpatullave
MONTIMI FILLESTAR
Lidheni mbështetësen (b) me përforcuesin (e) duke e fiksuar kunjën te aksi
i përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (b) paloset përpara. Kapeni
L.S.P. (h) te vendi i shënuar anash sexholinos. Shtyjeni derisa të klikojë te
vendet në automjet.
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me krahë kyçjeje ISOFIXConnect të tërhequr (i) mund të përdoret
në të gjitha sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë në tre pika, të
cilët janë aprovuar te manuali i automjetit për përdorim "universal".
Certifikimi "gjysmë universal" u jepet sistemeve të sigurimit që lidhen me
makinën përmes krahëve të kyçjes ISOFIX (i). Prandaj, ISOFIX-Connect mund
të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Shikoni listën e bashkëngjitur
të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara. Mund ta merrni
versionin më të fundit nga www.cybex-online.com.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e
pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
SQ
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX-Connect (j) poshtë përforcuesit (e)
dhe tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (i) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (i) 180° në mënyrë që të jenë
përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (m).
90
(h) Mbrojtësja lineare për goditjet
anësore (L.S.P)
(i)
Krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
(j)
Rregullimi i dorezës ISOFIX-
Connect
(k) Butoni i lëshimit ISOFIX-Connect
(l)
Treguesi i sigurisë ISOFIX-
Connect
(m) Pikat e kapjes ISOFIX
4. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes (i) në pikat e kapjes ISOFIX (m) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (j) dhe shtyjeni sexholinon kundrejt
sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (b) së sexholinos të jetë e
mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
��
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e
kapjes ISOFIX (m). Treguesit jeshil të sigurisë (l) duhet të jenë të dukshëm
qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX-Connect, ajo mund të mbahet
poshtë sexholinos.
Duke përdorur ISOFIX-Connect, krijohet një lidhje me automjetin, e cila rrit
��
sigurinë për fëmijën tuaj. Megjithatë, fëmija juaj duhet të sigurohet me rripin
e sigurimit trepikësh të automjetit.
Nëse "Mbrojtësja lineare për goditjet anësore" (L.S.P.) pengohet nga dera
��
e automjetit ose nëse ngushton hapësirën e sediljes së pasagjerit, mund ta
shkëputni duke e shtypur pjesën e sipërme dhe të poshtme të elementit dhe
duke e tërhequr për ta nxjerrë nga vendi. Për ta vendosur përsëri L.S.P. në
sexholino, kapeni te vendi i shënuar anash sexholinos dhe shtyjeni derisa
të klikojë.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (j) në të dyja anët duke i shtyrë
butonat e (k) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (m).
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX-Connect sipas radhës së kundërt
të instalimit.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents