Makita EY2650H Original Instruction Manual page 56

Hide thumbs Also See for EY2650H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
-
Tregoni kujdes për mjedisin. Shmangni përdorimin e panevojshëm të valvulës
për të shkaktuar më pak ndotje dhe emetime të zhurmës. Rregullojeni
karburatorin në mënyrën e duhur.
-
Gjatë  ose  pas  përdorimit,  mos  e  vendosni  pajisjen  e  nxehtë  mbi  bar  të  thatë  
ose mbi materiale të djegshme.
-
Mos e mbani dorën e djathtë mbi lartësinë e shpatullës.
-
Gjatë përdorimit asnjëherë mos godisni objekte të forta me zinxhirin e
sharrës,  si  gur  dhe  gozhda.  Tregoni  kujdes  të  veçantë  kur  prisni  degë  afër  
mureve,  gardheve  me  tela  ose  gjërave  të  ngjashme.
-
Nëse  degët  bllokohen  në  zinxhirin  e  sharrës,  gjithmonë  fikni  motorin  dhe  
hiqni  kapakun  e  kandelës.  Në  të  kundërt,  ndezja  e  paqëllimshme  mund  të  
shkaktojë lëndim serioz.
-
Nëse  zinxhiri  i  sharrës  bllokohet,  gjithmonë  fikni  motorin  dhe  hiqni  kapakun  e  
kandelës përpara se ta pastroni.
-
Përshpejtimi i motorit kur zinxhiri i sharrës është i bllokuar rrit ngarkesën dhe
dëmton motorin dhe/ose friksionin.
-
Përpara  se  të  prisni  pjesë  të  pemëve,  mbani  një  zonë  nga  ku  të  largoheni  nga  
pjesa  e  pemës  që  do  të  bjerë.  Së  pari,  pastroni  pengesat,  si  pjesët  e  pemës  
dhe degët nga zona e punës. Largoni të gjitha veglat dhe sendet e tjera nga
rruga e largimit dhe vërini në një vend tjetër të sigurt.
-
Përpara  se  të  prisni  degë  ose  pjesë  pemës,  kontrolloni  drejtimin  ku  do  të  
bien,  duke  marrë  në  konsideratë  kushtet  e  degëve  dhe  të  pjesëve  të  pemës,  
pemët  përreth,  drejtimin  e  erës,  etj.  Kushtojini  vëmendje  drejtimit  të  rënies  
dhe kërcimit mbrapsht të degës kur ajo godet tokën.
-
Kurrë mos e mbani sharrën me shufër në një kënd më të madh se 60°. Në
të  kundërt,  objektet  që  bien  mund  të  godasin  përdoruesin  dhe  të  shkaktojnë  
lëndime serioze. Mos qëndroni asnjëherë poshtë degës që pritet.
-
Bëni kujdes nga degët e thyera ose të përkulura. Ato mund të kërcejnë gjatë
prerjes,  duke  shkaktuar  lëndime  të  papritur.
-
Përpara  se  të  prisni  degët  që  synoni,  hiqni  degët  dhe  gjethet  rreth  tyre.  
Përndryshe ato mund të bllokojnë sharrën.
-
Për  të  parandaluar  bllokimin  e  sharrës  në  pjesën  e  prerë,  mos  e  lëshoni  levën  
e gazit përpara se ta hiqni sharrën nga pjesa e prerë.
-
Nëse  zinxhiri  i  sharrës  ngec  në  pjesën  e  prerë,  fikni  menjëherë  motorin,  
lëvizeni me kujdes degën për të hapur pjesën e prerë dhe për të liruar
sharrën.
-
Shmangni kundërshtytjen (forca reaguese rrotulluese drejt përdoruesit).
Për të shmangur kundërshtytjen mos përdorni kurrë hundëzën e shufrës
udhëzuese dhe as mos kryeni prerje depërtuese. Tregoni gjithmonë kujdes
për pozicionin e hundëzës së shufrës udhëzuese.
-
Kontrolloni shpesh tendosjen e zinxhirit. Përpara se të kontrolloni ose
rregulloni  tendosjen  e  zinxhirit,  fikni  motorin  dhe  hiqni  kapakun  e  kandelës.  
Nëse  zinxhiri  është  i  lirë,  shtrëngojeni.
-
Përdoreni pajisjen duke shkaktuar sa më pak zhurmë dhe ndotje. Në veçanti
kontrolloni vendosjen e saktë të karburatorit.
-
Asnjëherë mos e përdorni pajisjen kur jeni në shkallë.
-
Kurrë mos u ngjisni në pemë për të prerë.
-
Pritni derisa zinxhiri të arrijë shpejtësinë e plotë të punës përpara se të nisni
prerjen.
-
Bëni pushim për të parandaluar humbjen e kontrollit për shkak të lodhjes. Ne
rekomandojmë që të bëni 10 deri në 20 minuta pushim pas çdo ore.
Transporti
-
Përpara  se  ta  transportoni  pajisjen,  fikni  motorin  dhe  hiqni  kapakun  e  
kandelës.
-
Vendosni gjithmonë kapakun e shufrës udhëzuese gjatë transportit.
-
Përdorni gjithmonë veglat mbrojtëse të përfshira me pajisjen.
-
Mbajeni në pozicion horizontal duke e mbajtur nga boshti. Marmitën e nxehtë
mbajeni larg trupit.
-
Kur  transportoni  pajisjen  në  një  automjet,  lidheni  mirë  që  të  mos  përmbyset.  
Përndryshe kjo mund të rezultojë në derdhje të karburantit dhe dëmtim të
pajisjes dhe bagazheve të tjera.
-
Fikeni motorin gjatë transportit.
-
Sigurohuni që depozita e karburantit të jetë tërësisht bosh.
-
Gjatë  shkarkimit  të  pajisjes  nga  kamioni,  mos  e  lëshoni  asnjëherë  motorin  në  
tokë,  sepse  kjo  mund  të  dëmtojë  rëndë  depozitën  e  karburantit.
-
Mos harroni që ta ngrini të gjithë pajisjen nga toka kur ta lëvizni atë. Tërheqja
e depozitës së karburantit është shumë me rrezik dhe mund të shkaktojë
dëmtime  ose  rrjedhje  të  karburantit,  duke  u  bërë  shkak  për  zjarr.
56

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ey2650h25h

Table of Contents