Hisense H30MOBS10HC Instruction Manual page 376

Table of Contents

Advertisement

INSTALIMI I FURRËS ME MIKROVALË
INSTALIMI
376
1.
Sigurohuni që nga pjesa e brendshme e derës të
hiqen të gjitha materialet e paketimit .
2.
Pas heqjes nga paketimi, inspektojeni furrën për
ndonjë dëmtim vizual si p.sh.
dera nuk puthitet,
dera është e dëmtuar,
në dritaren e derës dhe në ekran ka gërvishtje ose vrima,
gërvishtje në pjesën e brendshme.
Në qoftë se duket ndonjë nga sa më sipër, MOS E përdorni
furrën.
3.
Kjo furrë me mikrovalë peshon 19,4 kg dhe duhet të
vendoset në një sipërfaqe horizontale mjaft të fortë për të
mbajtur këtë peshë.
4.
Furra duhet të vendoset larg temperaturave të larta dhe
avujve.
5.
MOS vendosni asgjë sipër furrës.
6.
Për të siguruar ajrosjen e duhur, mbajeni furrën të
paktën 20 cm larg. Për të siguruar ajrosjen e duhur,
mbajeni furrën të paktën 20 cm larg nga dy faqet
anësore dhe 0 cm larg nga faqja e pasme.
7.
MOS e hiqni aksin e lëvizjes së pjatës rrotulluese.
8.
Si me çdo pajisje tjetër, është e nevojshme që kur përdoret
nga fëmijët të mbikëqyret nga afër.
9.
Sigurohuni që priza elektrike të jetë lehtësisht e
aksesueshme në mënyrë që spina të hiqet shpejt në rast
urgjence. Përndryshe, duhet të jetë e mundur shkëputja
e pajisjes duke përdorur një ndërprerës nga qarku. Në këtë
rast, duhet të respektohen dispozitat ekzistuese të
standardeve të sigurisë elektrike.
Produkti duhet të lidhet siç duhet me një prizë të
tokëzuar me rrymë elektrike njëfazore (230 V/50 Hz).
PARALAJMËRIM! KJO PAJISJE DUHET TË TOKËZOHET!
10.
Kjo furrë kërkon një fuqi prej 1,5 kVA në hyrje.
Gjatë instalimit të furrës sugjerohet konsultimi me
një inxhinier shërbimi.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents