Hisense H30MOBS10HC Instruction Manual page 361

Table of Contents

Advertisement

Më poshtë janë renditur, si me të gjitha pajisjet, disa rregulla dhe masa
mbrojtëse që duhen ndjekur për të garantuar performancë të lartë nga
kjo furrë:
1.
Kur përdorni furrën, mbajini gjithmonë të vendosura tavën prej
qelqi, krahët me rrotëza, pjesën bashkuese dhe udhëzuesin e
rrotëzave.
2.
Mos e përdorni furrën për asnjë qëllim tjetër përveç përgatitjes
së ushqimit, si p.sh. për tharjen e rrobave, letrave ose ndonjë
send tjetër joushqimor apo për sterilizim.
3.
Mos e përdorni furrën kur është bosh. Kjo mund të dëmtojë
furrën.
4.
Furrën mos e përdorni për të mbajtur asnjë lloj gjëje, si p.sh.
letra, libra gatimi etj.
5.
Mos gatuani asnjë ushqim të mbështjellë me membranë, si
p.sh. të verdhat e vezëve, patatet, mëlçinë e pulës etj., pa e
shpuar më parë membranën në disa vende me pirun.
6.
Mos fusni asnjë objekt në vrimat e jashtme të karkasës.
7.
Asnjëherë mos hiqni pjesë nga furra, si p.sh. këmbët, pjesën
bashkuese, vidhat, etj.
8.
Mos e gatuani ushqimin direkt në tabakanë prej qelqi. Përpara
se ta fusni në furrë, ushqimin vendoseni në enën e duhur të
gatimit.
E RËNDËSISHME - NË FURRËN TUAJ ME MIKROVALË, MOS
PËRDORNI ENË GATIMI:
Mos përdorni tenxhere metalike ose enë me doreza metalike.
Mos përdorni asgjë me veshje metalike.
Qeset plastike nuk duhet të kenë lidhëse me tela të mbuluara
me letër.
Mos përdorni enë melamine, pasi ato përmbajnë një material i
cili absorbon energjinë e mikrovalëve. Kjo mund të shkaktojë
plasaritjen ose shkrirjen e enëve dhe ngadalësimin e procesit
të gatimit.
Mos përdorni enë tavoline Centura. Glazura nuk është e
përshtatshme për t'u përdorur në mikrovalë. Tasat e mbyllur
dhe me dorezë të llojit Corelle nuk duhet të përdoren.
Mos gatuani në një enë me grykë të mbyllur, si p.sh. shishe
pijesh freskuese apo shishe të mbyllura vaji, pasi enë të tilla
mund të shpërthejnë nëse nxehen në furrë me mikrovalë.
Mos përdorni termometra të zakonshëm mishi ose
ëmbëlsirash.
Për gatimin në mikrovalë disponohen termometra të posaçëm.
Këto mund të përdoren.
9.
Enët e mikrovalës duhet të përdoren vetëm në përputhje me
udhëzimet e prodhuesit.
10.
Mos u përpiqni që të skuqni ushqime në këtë furrë.
11.
Iu lutemi të keni parasysh se një furrë me mikrovalë ngroh vetëm
lëngun në një enë dhe jo vetë enën. Prandaj, megjithëse kapaku i
një ene kur hiqet nga furra
361

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents