Dolmar ES-154 Instruction Manual page 44

Electric
Hide thumbs Also See for ES-154:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.31: 1. Gjatësia e prerjes 2. Distanca ndërmjet
tehut prerës dhe matësit të gjatësisë
3. Minimumi 3 mm
PARALAJMËRIM:
Një distancë e tepërt rrit rrezikun për
kundërveprim.
Këndi i mprehjes prej 30° duhet të jetë i njëjtë
për të gjithë prerësit. Ndryshimet në kënd
bëjnë që zinxhiri të ketë probleme gjatë punës,
përshpejtojnë konsumimin e tij dhe çojnë në
prishje të zinxhirit.
Këndi i pllakës anësore të prerësit përcaktohet
nga thellësia e depërtimit të limës së rrumbullakët.
Nëse lima e specifikuar përdoret siç duhet, këndi i
saktë i pllakës anësore prodhohet automatikisht.
Këndi i pllakës anësore për secilin zinxhir të
sharrës është si më poshtë:
Disku i zinxhirit 492 (91PX): 80 °
► Fig.32: 1. Këndi i pllakës anësore
Lima dhe udhëzuesi i limës
Përdorni një limë të rrumbullakët të posaçme
(aksesor opsional) për zinxhirët e sharrave për të
mprehur zinxhirin. Limat e rrumbullakëta normale
nuk janë të përshtatshme.
Diametri i limës së rrumbullakët për secilin zinxhir
sharre është si më poshtë:
Disku i zinxhirit 492 (91PX): 4,0 mm
Lima duhet të punojë me prerësin vetëm me
prekjen ballore. Hiqni limën nga prerësi gjatë
prekjes në kthim.
Në fillim mprihni prerësin më të shkurtër. Më pas
gjatësia e këtij prerësi bëhet gjatësia standarde
për të gjithë prerësit e tjerë të zinxhirit të sharrës.
► Fig.33
Udhëzoni limën siç tregohet në figurë.
Lima mund të drejtohet më lehtë nëse përdoret
një mbajtës i limës (aksesor opsional). Mbajtësi
i limës ka disa shënime për këndin e saktë të
mprehjes prej 30° (bashkërenditni shënimet
paralele me zinxhirin e sharrës) dhe kufizon
thellësinë e depërtimit (deri në 4/5 e diametrit të
limës).
► Fig.34
Pasi të keni mprehur zinxhirin, kontrolloni lartësinë
e matësit të thellësisë me anë të një vegle për
matjen e zinxhirit (aksesor opsional).
► Fig.35
Hiqni çdo material projektues, sado i vogël qoftë,
me një limë të veçantë të sheshtë (aksesor
opsional).
Rrumbullakosni sërish pjesën e përparme të
matësit të thellësisë.
Pastrimi i shufrës udhëzuese dhe
lubrifikimi i rrotës së dhëmbëzuar të
kthimit
KUJDES:
Vishni gjithmonë doreza sigurie për këtë detyrë.
Ciflat metalike paraqesin rrezik lëndimi.
► Fig.36
Kontrolloni rregullisht për dëmtime sipërfaqet ku kalon
shufra. Pastrojeni me anë të një vegle të përshtatshme
dhe hiqni ciflat metalike nëse është nevoja.
Nëse sharra me zinxhirë përdoret shpesh, lubrifikoni
boshtin e rrotës së dhëmbëzuar të kthimit të paktën
një herë në javë. Përpara se të shtoni graso të freskët,
pastroni me kujdes vrimën 2 mm në majën e shufrës
udhëzuese, më pas fusni me forcë një sasi grasoje
shumëpërdorimshe (aksesor opsional) në vrimë.
Pastrimi i udhëzuesit të vajit
► Fig.37: 1. Kanali udhëzues i lubrifikimit 2. Vrima e
furnizimit me vaj
Pastroni kanalin nga ku kalon vaji dhe vrimën nga
ku futet vaji në shufër në intervale të rregullta.
Zinxhirë të rinj sharre
Përdorni me ndërrim dy ose tre zinxhirë sharre, në
mënyrë që zinxhiri i sharrës, rrota e dhëmbëzuar dhe
sipërfaqja ku vendoset shufra të konsumohen në
mënyrë të barabartë.
Ktheni shufrën në krahun tjetër kur ndërroni zinxhirin në
mënyrë që kanali i shufrës të konsumohet në mënyrë të
barabartë.
KUJDES:
Përdorni vetëm zinxhirë dhe shufra që janë
miratuar për këtë model sharre (referojuni
seksionit "SPECIFIKIMET").
► Fig.38: 1. Rrota udhëzuese
Përpara se të vendosni një zinxhir të ri sharre,
kontrolloni gjendjen e rrotës së dhëmbëzuar.
KUJDES:
Rrota e dhëmbëzuar e konsumuar e dëmton
zinxhirin e ri të sharrës. Në këtë rast ndërroni
rrotën e dhëmbëzuar.
Gjithmonë vendosni një unazë të re bllokimi kur
zëvendësoni rrotën e dhëmbëzuar.
Mirëmbajtja e zinxhirit dhe frenave
të ndalimit
Sistemet e frenimit janë veçori shumë të rëndësishme
të sigurisë. Si çdo përbërës tjetër i sharrës me zinxhir,
ato i nënshtrohen një shkalle të caktuar konsumimi.
Ato duhet të kontrollohen rregullisht nga qendrat e
autorizuara të shërbimit të DOLMAR. Kjo masë merret
për sigurinë tuaj.
44 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents