Dolmar ES-154 Instruction Manual page 35

Electric
Hide thumbs Also See for ES-154:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
12. Prisni vetëm dru. Mos e përdorni sharrën me zinxhir
për qëllime jo të synuara. Për shembull: mos e
përdorni sharrën me zinxhir për prerjen e materialeve
plastike, materialeve prej tulle ose materialeve të
ndërtimit jo prej druri. Përdorimi i sharrës me zinxhir
për veprime të ndryshme nga ato për të cilat është
synuar mund të rezultojë në situata të rrezikshme.
13. Shkaqet dhe parandalimi i forcave zmbrapëse
nga punëtori:
Forcat zmbrapsëse mund të ndodhin kur pjesa e
përparme ose maja e shufrës udhëzuese prekin
një objekt ose kur druri afrohet dhe bllokon
zinxhirin e sharrës në pikëprerje.
Në disa raste, kontakti me majën mund të
shkaktojë një reagim të kundërt të papritur, duke e
goditur shufrën udhëzuese lart dhe drejt punëtorit.
Bllokimi i zinxhirit të sharrës përgjatë shufrës
udhëzuese mund ta kthejë shufrën menjëherë
mbrapa drejt punëtorit.
Secili prej këtyre reagimeve mund t'ju shkaktojnë
humbjen e kontrollit të sharrës, gjë e cila mund
të rezultojë në lëndim të rëndë personal. Mos
u mbështetni vetëm në pajisjet mbrojtëse të
integruara në sharrë. Si përdorues i sharrës
me zinxhir, duhet të ndërmerrni disa hapa që të
shmangni aksidente ose lëndime gjatë prerjeve.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/
ose procedurave ose kushteve të pasakta të
përdorimit të veglës dhe mund të shmanget duke
marrë masat e mëposhtme parandaluese:
Mbajeni sharrën me zinxhir të shtrënguar,
duke i vendosur gishtat rreth dorezave
të saj dhe të dyja duart mbi sharrë, dhe
poziciononi trupin dhe krahun në mënyrë
që të mund t'i rezistoni forcave zmbrapsëse.
Nëse merren masat e duhura parandaluese,
punëtori mund t'i kontrollojë forcat zmbrapsëse.
Mos e lëshoni sharrën me zinxhir.
Mos e kaloni dhe mos prisni mbi lartësinë
e shpatullave. Kjo ndihmon parandalimin
e kontaktit të pasynuar me majën dhe
mundëson kontroll më të mirë të sharrës me
zinxhir në situata të papritura.
Përdorni vetëm fletë dhe zinxhirë zëvendësimi
të specifikuara nga prodhuesi. Fletët dhe
zinxhirët jo të duhur mund të shkaktojnë thyerjen
e zinxhirit dhe/ose zmbrapsje.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit mbi
mprehjen dhe mirëmbajtjen e zinxhirit të
sharrës. Ulja e nivelit të matësit të thellësisë
mund të shkaktojë zmbrapsje të tepërt.
RREGULLA TË TJERA SIGURIE
1.
Lexoni manualin e përdorimit në mënyrë që
të familjarizoheni me përdorimin e sharrës me
zinxhir.
2.
Kujdesuni që të merrni udhëzime rreth përdorimit
përpara se ta përdorni sharrën me zinxhir për herë
të parë. Nëse kjo nuk është e mundur, të paktën
praktikohuni duke prerë dru të rrumbullakët në një
këmbalec përpara se të filloni punën.
3.
Sharra me zinxhir nuk duhet të përdoret nga
fëmijët ose personat nën 18 vjeç. Personat mbi
16 vjeç mund të përjashtohen nga ky kufizim nëse
trajnohen nën mbikëqyrjen e një eksperti.
4.
Puna me sharrën me zinxhir kërkon shkallë të
lartë vëmendjeje. Mos punoni me sharrë nëse nuk
ndjeheni mirë dhe në formë. Bëjeni të gjithë punën
qetësisht dhe me kujdes.
5.
Asnjëherë mos punoni nën ndikimin e alkoolit,
drogave ose mjekimeve.
Përdorimi i duhur
1.
Sharra me zinxhir është synuar vetëm për prerjen
e drurit. Për shembull, mos e përdorni për të prerë
beton plastik ose poroz.
2.
Përdoreni sharrën me zinxhir vetëm për veprimet
e përshkruara në këtë manual përdorimi. Për
shembull, mos e përdorni për të prerë gardhet ose
për qëllime të ngjashme.
3.
Sharra me zinxhir nuk duhet të përdoret për punë
në pyje, siç është prerja e pyjeve dhe e drurëve të
paprerë. Kablloja e sharrës me zinxhir nuk i ofron
përdoruesit lëvizjen dhe sigurinë e nevojshme për
këto punë.
4.
Sharra me zinxhir nuk është synuar për përdorim
tregtar.
5.
Mos e mbingarkoni sharrën me zinxhir.
Pajisje për mbrojtje personale
1.
Rrobat duhet të jenë të puthitura pas trupit, por të
mos pengojnë lëvizjen.
2.
Vishni rrobat e mëposhtme mbrojtëse gjatë punës:
Helmetë sigurie të testuar, nëse rreziku
paraqitet nga degë që bien ose ndonjë gjë e
ngjashme;
Maskë për fytyrën ose syze mbrojtëse;
Mbrojtëse të përshtatshme për veshët (kufje
të mëdha, tapa të zakonshme ose elastike
për veshët). Analiza "Octave" e markës sipas
kërkesës.
Doreza sigurie të qëndrueshme prej lëkure;
Pantallona të gjata prej materiali të fortë;
Rroba pune mbrojtëse prej materiali
rezistues ndaj prerjes;
Këpucë ose çizme me shuall jo të
rrëshqitshëm, me maja çeliku dhe prej
materiali izolimi rezistues ndaj prerjes;
Maskë për frymëmarrjen kur kryhen punë që
prodhojnë pluhur (p.sh. prerja e drurëve të
thatë).
35 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents