Dolmar ES-154 Instruction Manual page 34

Electric
Hide thumbs Also See for ES-154:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i synuar
Vegla është synuar për prerje në dru dhe trungje.
Furnizimi me energji
Vegla duhet të lidhet vetëm me një burim energjie
me të njëjtin tension të treguar në pllakëzën metalike
udhëzuese dhe mund të funksionojë vetëm me rrymë
alternative njëfazore. Ata kanë izolim të dyfishtë dhe
mund të përdorin priza pa tokëzim.
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas EN60745:
Niveli i presionit të zërit (L
Niveli i fuqisë së zërit (L
Pasiguria (K): 2,5 dB (A)
Mbani mbrojtëse për veshët
Dridhjet
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN60745:
Regjimi i punës: Prerja e drurit
Emetimi i dridhjeve (a
Pasiguria (K): 1,5 m/s
SHËNIM: Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
është matur sipas metodës standarde të testimit dhe
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një
tjetër.
SHËNIM: Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
mund të përdoret për një vlerësim paraprak të
ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit, që
bazohen në vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve
aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha
pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur vegla është
e fikur dhe punon pa prerë, ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë. Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
): 90,8 dB (A)
pA
): 101,8 dB (A)
WA
2
): 5,2 m/s
h
2
Emetimet e dridhjeve
Sigurohuni që të identifikoni
Paralajmërime për sigurinë e
sharrës me zinxhir
1.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhirit të
sharrës ndërkohë që sharra me zinxhir është
duke punuar. Përpara se të ndizni sharrën
me zinxhir, sigurohuni që sharra të mos ketë
prekur asgjë. Një moment hutimi gjatë punës me
sharrën me zinxhir mund të shkaktojë ngecjen e
rrobave ose trupit në sharrë.
Gjithmonë mbajeni sharrën me zinxhir me
2.
dorën e djathtë në pjesën e pasme dhe me
dorën e majtë në dorezën e përparme. Mbajtja
e sharrës me zinxhir në vendosje të anasjellë të
duarve rrit rrezikun e lëndimit personal dhe nuk
duhet bërë kurrë.
3.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet
kapëse të izoluara sepse sharra me zinxhir
mund të prekë tela të fshehura ose kordonin
e vet. Nëse sharrat me zinxhirë prekin një tel me
rrymë, atëherë pjesët metalike të veglës elektrike
mund të elektrizohen dhe mund të shkaktojnë
goditje elektrike te punëtori.
Mbani syze sigurie dhe mbrojtëse për
4.
dëgjimin. Rekomandohen pajisje të tjera
mbrojtëse për kokën, duart, këmbët dhe
shputat. Rrobat e përshtatshme mbrojtëse
pakësojnë lëndimin personal nga ashklat
fluturuese ose nga kontakti aksidental me zinxhirin
e sharrës.
5.
Mos e përdorni sharrën me zinxhir në pemë.
Përdorimi i sharrës me zinxhir ndërkohë që jeni
mbi pemë mund të rezultojë në lëndim personal.
6.
Mbajini këmbët në mënyrën e duhur dhe
përdoreni sharrën me zinxhir vetëm kur
qëndroni në sipërfaqe të palëvizshme, të sigurt
dhe të niveluar. Sipërfaqet e rrëshqitshme ose
të paqëndrueshme mund të shkaktojnë humbje
të ekuilibrit ose humbje të kontrollit të sharrës me
zinxhir.
7.
Bëni kujdes nga zmbrapsjet kur prisni degë
të tendosura. Dega e tendosur mund ta godasë
punëtorin dhe/ose ta nxjerrë sharrën me zinxhir
jashtë kontrolli kur ndodh lëshimi i fibrave të drurit.
8.
Bëni shumë kujdes kur prisni degë të thata
ose pemë të reja. Materiali i hollë mund të kapë
zinxhirin e sharrës dhe t'ju godasë ose t'ju rrëzojë.
9.
Mbajeni sharrën me zinxhir nga doreza e
përparme kur sharra të jetë e fikur dhe larg nga
trupi. Vendosni kapakun e shufrës udhëzuese
sa herë që transportoni ose magazinoni
sharrën me zinxhir. Transportimi i duhur i
sharrës me zinxhir pakëson mundësinë e kontaktit
aksidental me zinxhirin e sharrës.
10. Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e
zinxhirit dhe aksesorët zëvendësues. Zinxhiri
i tendosur ose i lubrifikuar në mënyrë jo të duhur
mund të thyhet ose mund të shtojë mundësinë e
forcave zmbrapsëse.
11.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe të
palyera me vaj ose graso. Dorezat e lyera
me graso ose me vaj janë të rrëshqitshme dhe
shkaktojnë humbje të kontrollit.
34 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents