Dolmar ES-154 Instruction Manual page 36

Electric
Hide thumbs Also See for ES-154:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbrojtje ndaj goditjeve elektrike
Sharra me zinxhir nuk duhet të përdoret në
mot të lagësht ose në mjedise të lagështa,
për shkak se motori elektrik nuk është
rezistues ndaj ujit.
1.
Futeni sharrën vetëm në prizë në qark elektrik
të testuar. Kontrolloni që tensioni i sistemit
të përputhet me atë në markën e fabrikës.
Sigurohuni që të vendoset një siguresë 16 A.
Sharrat e përdorura në ambient të hapur duhet të
lidhen me automat jo më të lartë se 30 mA.
Nëse kablloja lidhëse dëmtohet, hiqeni
spinën elektrike menjëherë.
Praktika sigurie në punë
1.
Përpara se të filloni punën, kontrolloni që zinxhiri i
sharrës punon siç duhet dhe që gjendja e tij është
në përputhje me rregullat e sigurisë. Veçanërisht
kontrolloni që:
Freni i zinxhirit funksionon siç duhet;
Freni i ndalimit funksionon siç duhet;
Kapaku i fletës dhe i rrotës udhëzuese të jetë
vendosur siç duhet;
Zinxhiri të jetë mprehur dhe tendosur në
përputhje me rregulloret;
Kablloja e spinës dhe spina elektrike nuk
janë të dëmtuara;
Referojuni seksionit "KONTROLLET".
2.
Gjithmonë sigurohuni në veçanti që kablloja
zgjatuese e përdorur të jetë vendosur në profil
të përshtatshëm (shikoni "SPECIFIKIMET"). Kur
përdorni mbledhësen e kabllos, tërhiqeni të gjithë
kabllon nga mbledhësja. Kur ta përdorni sharrën
në ambient të hapur, sigurohuni që kablloja e
përdorur të jetë e synuar për përdorim në ambient
të jashtëm dhe është matur në përputhje me të.
3.
Mbajeni kordonin larg zonës së prerjes dhe
pozicionojeni në mënyrë të tillë që gjatë prerjes të
mos ngecë në degë dhe në objekte të ngjashme.
4.
Mos e përdorni sharrën me zinxhir pranë
pluhurave ose gazeve të djegshme meqë motori
lëshon shkëndija dhe shfaq rrezik shpërthimi.
5.
Punoni vetëm në sipërfaqe të fortë dhe me
mbështetje të qëndrueshme të këmbëve.
Kushtojini vëmendje të veçantë pengesave
(p.sh. kabllos) në zonën e punës. Bëni kujdes të
veçantë në vendet ku lagështia, akulli, bora, druri
i sapoprerë ose lëkurat e drurëve mund t'i bëjnë
sipërfaqet të rrëshqitshme. Mos qëndroni mbi
shkallë ose mbi pemë kur përdorni sharrën.
6.
Bëni kujdes të veçantë kur punoni në tokë të
pjerrët; trungjet dhe degët që rrokullisen përbëjnë
rrezik të mundshëm.
7.
Asnjëherë mos prisni mbi lartësinë e shpatullave.
8.
Mbajeni sharrën me zinxhir me të dyja duart
kur e ndizni ose e përdorni atë. Mbajeni dorezën
e pasme me dorën e djathtë dhe dorezën e
përparme me dorën e majtë. Mbajini dorezat fort
me gishtat e mëdhenj të dorës. Fleta dhe zinxhiri
nuk duhet të jenë në kontakt me ndonjë objekt kur
sharra është e ndezur.
9.
Pastrojeni zonën e prerjes nga objektet e huaja
siç janë rëra, gurët, gozhdët, tela etj. Objektet e
huaja dëmtojnë fletën dhe zinxhirin dhe mund të
shkaktojnë zmbrapsje të rrezikshme.
10. Bëni kujdes të veçantë kur prisni afër rrethimeve me tel.
Mos prisni në rrethim pasi sharra mund të zmbrapset.
11.
Mos prisni brenda në tokë.
12. Prisni copa druri të veçanta, jo në grumbuj ose në stiva.
13. Shmangni përdorimin e sharrës për prerjen e
degëve të holla dhe rrënjëve, pasi këto mund të
ngatërrohen në sharrën me zinxhir. Humbja e
ekuilibrit paraqet rrezik.
14. Përdorni mbështetje të sigurt (këmbalec) kur prisni
dru të sharruar.
15. Mos e përdorni sharrën me zinxhir për të ngritur
ose për të hequr copa druri dhe objekte të tjera.
16. Drejtojeni sharrën me zinxhir në mënyrë të tillë që
asnjë pjesë e trupit tuaj të mos jetë brenda drejtimit
të lëvizjes së zinxhirit të sharrës (shikoni figurën).
17. Kur lëvizni përreth gjatë prerjeve me sharrë, aktivizoni
frenin e zinxhirit në mënyrë që të parandaloni
përdorimin e paqëllimshëm të zinxhirit. Mbajeni
sharrën me zinxhir nga doreza e përparme kur e
transportoni atë dhe mos e mbani gishtin te çelësi.
18. Hiqni spinën kur bëni pushim ose kur e lini sharrën
me zinxhir pa mbikëqyrje. Lëreni sharrën me
zinxhir në një vend ku nuk paraqet rrezik.
Zmbrapsja
1.
Gjatë punës me sharrën me zinxhir mund të ketë
zmbrapsje të rrezikshme. Zmbrapsja vjen kur
maja e fletës (veçanërisht pjesa e sipërme) bie
në kontakt me drurin ose me një objekt tjetër të
ngurtë. Kjo bën që sharra me zinxhir të përkulet në
drejtimin e punëtorit.
36 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents