Dolmar ES-154 Instruction Manual page 40

Electric
Hide thumbs Also See for ES-154:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6.
Njërin skaj të zinxhirit të sharrës instaloheni në
pjesën e sipërme të shufrës udhëzuese dhe skajin
tjetër rreth rrotës së dhëmbëzuar.
7.
Vendosni shufrën udhëzuese mbi sharrën me
zinxhir.
8.
Bashkërenditni rregulluesin e tendosjes me
vrimën në shufrën udhëzuese.
► Fig.6: 1. Shufra udhëzuese 2. Vrima
9.
Mbani shufrën udhëzuese dhe rrotullojeni diskun/
vidën rregulluese të zinxhirit për të rregulluar
tendosjen e zinxhirit të sharrës.
10. Kapakun e rrotës së dhëmbëzuar vendoseni në
mënyrë të tillë që grepi të përshtatet me vrimat
dhe kunji të futet në pjesët përkatëse në kapakun
e rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.7: 1. Grepi 2. Vrima 3. Kunji
11.
Shtrëngoni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.8
► Fig.9: 1. Leva 2. Kapaku i rrotës udhëzuese
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të
sharrës
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh
përdorimi. Herë pas here kontrolloni tendosjen e
zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Lirojeni pak kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
2.
Ngrini pak majën e shufrës udhëzuese.
3.
Rrotullojeni diskun/ vidën rregulluese për të
rregulluar tendosjen e zinxhirit të sharrës.
► Fig.10: 1. Liruesi 2. Shtrënguesi 3. Vida rregulluese
e zinxhirit 4. Shufra udhëzuese 5. Zinxhiri
i sharrës
► Fig.11: 1. Liruesi 2. Shtrënguesi 3. Disku i
rregullimit 4. Shufra udhëzuese 5. Zinxhiri
i sharrës
4.
Shtrëngoni zinxhirin e sharrës derisa ana e
poshtme e zinxhirit të sharrës të puthitet në shinën
e shufrës udhëzuese (shihni rrethin).
5.
Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese, shtrëngoni
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar pas rregullimit
të tendosjes së zinxhirit. Sigurohuni që zinxhiri i
sharrës të mos lirohet në anën e poshtme.
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të puthitet ngushtë me
anën e poshtme të shufrës.
KUJDES:
Mos e shtrëngoni zinxhirin e sharrës më shumë
se sa duhet. Një tendosje tepër e madhe e
zinxhirit të sharrës mund të shkaktojë prishjen
e zinxhirit të sharrës, konsumimin e shufrës
udhëzuese dhe prishjen e diskut rregullues.
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet mund të dalë
nga shufra dhe të shkaktojë ndonjë rrezik për
aksident.
Procedurën për heqjen ose instalimin e zinxhirit
të sharrës kryejeni në një vend të pastër pa
tallash dhe gjëra të ngjashme.
Aktivizimi i kordonit zgjatues
KUJDES:
Sigurohuni që kordoni zgjatues të jetë hequr
nga priza.
► Fig.12: 1. Gremçi i kordonit 2. Kordoni i veglës
3. Kordoni zgjatues 4. Spina dhe priza
(forma mund të ndryshojë sipas vendit)
Kur vini në punë kordonin zgjatues siguroheni me
kordonin e sharrës me zinxhir me anë të gremçit të
kordonit.
Vendoseni gremçin e kordonit rreth 100 - 200 mm
larg lidhësit të kordonit zgjatues. Kjo ndihmon në
parandalimin e shkëputjes së paqëllimshme.
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni veglën pa lëvizur me dorën e djathtë
të vendosur mbi dorezën e pasme dhe dorën e
majtë mbi dorezën e përparme kur punoni me
të.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.13: 1. Butoni i bllokimit 2. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet te këmbëza e çelësit.
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
Vajosja
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe e hequr nga priza përpara se të lubrifikoni
zinxhirin e sharrës.
► Fig.14
Lubrifikoni zinxhirin e sharrës dhe shufrën me një vaj
për zinxhirin e sharrës biologjikisht të tretshëm me
një agjent ngjitës. Agjenti ngjitës në vajin e zinxhirit
të sharrës parandalon derdhjen e shpejtë të vajit nga
sharra. Nuk duhet të përdoren vajrat minerale sepse
janë të dëmshëm për mjedisin.
40 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents