Dolmar ES-154 Instruction Manual page 43

Electric
Hide thumbs Also See for ES-154:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Gjatësinë e pemës;
Përkuljen natyrale;
Nëse pema është e kalbur ose jo.
Llogarisni shpejtësinë dhe drejtimin e erës. Mos e
prisni pemën nëse era fryn me furi.
Krasitja e rrënjëve të dukshme: Nisni me rrënjët
më të mëdha. Në fillim bëni prerjet vertikale, më
pas ato horizontale.
► Fig.27
Bëni një prerje të pjerrët: Kjo prerje e pjerrët
përcakton drejtimin në të cilin do të bjerë pema
dhe e udhëzon. Ajo bëhet nga ana nga ku do të
bjerë pema. Bëjeni këtë prerje të pjerrët sa më
afër tokës. Në fillim bëni prerjen horizontale në një
thellësi 1/5-1/3 të diametrit të trungut. Mos e bëni
prerjen e pjerrët shumë të madhe. Më pas bëni
prerjen diagonale.
Bëni prerjet korrigjuese të kësaj prerjeje të pjerrët
në gjithë gjerësinë e saj.
► Fig.28
Prerjen e pasme bëjeni pak më lart se prerja
bazë e prerjes së pjerrët. Prerja e pasme duhet
të jetë krejtësisht horizontale. Lini afërsisht 1/10 e
diametrit të trungut ndërmjet prerjes së pasme dhe
prerjes së pjerrët.
Fibrat e drurit në pjesën e paprerë të trungut
shërbejnë si menteshë. Në asnjë rrethanë mos i
prisni të gjitha fibrat, sepse pema mund të bjerë
në mënyrë të pakontrolluar. Fusni pyka në prerjen
e pasme.
Për të mbajtur prerjen e pasme të hapur mund
të përdoren vetëm pyka plastike ose alumini.
Përdorimi i pykave prej hekuri është i ndaluar.
Qëndrimi në anë të pemës që bie. Mbani një
zonë të pastër pas pemës që shembet deri në një
kënd prej 45 ° nga secila anë e boshtit të pemës
(referojuni figurës për "zonën e prerjes"). Bëni
kujdes nga rënia e degëve.
Duhet të planifikohet dhe pastrohet një rrugë
largimi sipas nevojës para se të nisin prerjet.
Rruga e largimit duhet të kalojë nga pas dhe
diagonalisht me pjesën e pasme të linjës ku pema
pritet që të bjerë, siç ilustrohet në figurë.
► Fig.29: 1. Drejtimi i prerjes së drurit 2. Zonë rreziku
3. Drejtimi i nxjerrjes
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një inspektim
ose mirëmbajtje.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Punët e mirëmbajtjes që përshkruhen më poshtë
kryejini në intervale të rregullta. Pretendimet për garanci
do të pranohen vetëm nëse këto veprime janë kryer
rregullisht dhe siç duhet.
Përdoruesi mund të kryejë vetëm punët e mirëmbajtjes
të përshkruara në këtë manual përdorimi. Çdo veprim
tjetër duhet të kryhet nga qendrat e autorizuara të
shërbimit të DOLMAR.
Pastrimi i sharrës me zinxhir.
Sharrën pastrojeni rregullisht me një copë të pastër.
Dorezat në veçanti, nuk duhet të jenë kurrë me vaj.
Kontrolli i folesë plastike
Kryeni inspektime vizuale të rregullta të të gjitha
pjesëve të folesë. Nëse ka ndonjë pjesë të dëmtuar,
riparojini menjëherë dhe në mënyrën e duhur në
qendrat e autorizuara të shërbimit të DOLMAR.
Mprehja e sharrës me zinxhir
KUJDES:
Hiqeni gjithmonë prizën dhe vishni doreza
sigurie kur kryeni punime në zinxhirin e sharrës.
► Fig.30
Mprihni sharrën me zinxhir kur:
Prodhohet tallash i grimcuar kur pritet dru i
lagësht;
Zinxhiri e depërton drurin me vështirësi, edhe kur
ushtrohet presion i lartë;
Tehu prerës duket që është dëmtuar;
Kur sharra tërheq majtas ose djathtas në dru.
Arsyeja për këtë sjellje është mprehja jo e
barabartë e zinxhirit të sharrës ose dëmtimi i tij
vetëm në një anë.
Mprihni vazhdimisht zinxhirin e
sharrës, por pas çdo mprehjeje hiqni
vetëm nga pak material.
Dy ose tre kalime me limë zakonisht mjaftojnë për
mprehje rutinë. Kur zinxhiri i sharrës është mprehur disa
herë, dërgojeni për ta mprehur në qendrën e autorizuar
të shërbimit të DOLMAR.
Kriteret e mprehjes:
Të gjitha gjatësitë e prerësit duhet të jenë të
barabarta. Prerësit me gjatësi të ndryshme nuk
lejojnë që zinxhiri të punojë pa probleme dhe
mund të shkaktojnë prishjen e tij.
Mos e mprihni zinxhirin kur është arritur gjatësia
minimale prej 3 mm për një prerës. Në këtë rast
duhet të vihet një zinxhir i ri.
Trashësia e ashklës përcaktohet nga distanca
ndërmjet matësit të thellësisë (hundëzës së
rrumbullakët) dhe tehut prerës.
Rezultatet më të mira të prerjes arrihen në
distancat e mëposhtme ndërmjet tehut prerës dhe
matësit të thellësisë.
Disku i zinxhirit 492 (91PX): 0,65 mm
43 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents