Bosch MUZ9CC1 Instruction Manual page 41

Hide thumbs Also See for MUZ9CC1:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
Shtesa e prerësit në kube
Për prerjen në kube të ushqimeve të 
mëposhtme: 
Perime të papërpunuara ose të ziera 
(p.sh. patate, karota, tranguj, domate, 
speca, qepë), fruta (p.sh. banane, mollë, 
dardha, pjeshkë, luleshtrydhe, pjepër, kivi), 
djathë i fortë, vezë të ziera fort, sallam 
i butë (p.sh. mortadela).
Udhëzime:
  – Shtesa e prerësit në kube nuk është 
e përshtatshme për prerjen e djathrave 
shumë të butë (p.sh. Mozzarella, djathë 
dele) ose të djathrave që priten në feta 
(p.sh. Gouda, Edamer).
  – Në rastin e djathit të fortë 
(p.sh. Emmentaler) nuk lejohet që gjatë 
një procesi pune sasia e përpunuar të 
jetë mbi 3 kg.
  – Frutat / perimet nuk duhet të jenë tepër 
të pjekura, sepse nga to mund të rrjedhë 
lëngu.
  – Para përpunimit të frutave me bërthamë 
(mollë, pjeshkë etj.) duhen hequr 
bërthamat.
  – Para prerjes, rekomandohet që 
ushqimet e ziera të ftohen, pasi në këtë 
mënyrë janë më të ngurta dhe kështu 
arrihet rezultat më i mirë prerjeje.
  – Mos përpunoni ushqime të ngrira.
  – Në varësi të presionit që ushtrohet gjatë 
ngjeshjes së cilindrit, gjatësia e kubeve 
mund të jetë më e madhe ose më 
e vogël. 
Shpejtësi të rekomanduara
1
p.sh. patate, karota dhe vezë 
të ziera; tranguj; banane; 
luleshtrydhe; pjepra
3
p.sh. patate dhe karota të paziera, 
sallam i butë (p.sh. mortadela), 
djathë i fortë, speca, domate, qepë, 
mollë, kivi
Shtesa e prerësit në kube
Kujdes!
  – Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve 
mund të çojë në dëmtimin e prerësit 
në kube, përfshirë rrjetën prerëse dhe 
thikat rrotulluese. 
  – Nëse prerësi në kube përdoret për 
një qëllim të ndryshëm, ndryshohet 
ose përdoret në mënyrën e gabuar, 
kompania Robert Bosch Hausgeräte 
GmbH nuk mban përgjegjësi për dëmet 
që mund të shkaktohen. Kjo përfshin 
edhe përgjegjësitë për dëme (p.sh. nga 
thikat e pamprehura ose të shformuara), 
të cilat shkaktohen si rezutat 
i përpunimit të ushqimeve të palejuara.
Parapërgatitja
W Rrezik lëndimi
  – Mos e kapni asnjëherë diskun prerës 
të mprehtë dhe rrjetën prerëse. Kapeni 
diskun prerës dhe rrjetën prerëse vetëm 
në anë!
  – Vendoseni ose hiqeni aksesorin 
vetëm kur mekanizmi rrotullues është 
plotësisht i ndaluar dhe pasi keni hequr 
spinën nga priza.
  – Përdoreni aksesorin vetëm të montuar 
plotësisht. 
  – Kurrë mos e montoni aksesorin mbi 
pajisjen bazë. 
  – Përdoreni aksesorin vetëm në 
pozicionin e punës për të cilin është 
projektuar. 
Kujdes!
Shtesa e prerësit në kube lejohet të 
përdoret vetëm me grimcuesin me ushqim 
të vazhdueshëm MUZ9VL1.
X Vazhdim i figurave B
1. Vendosni rrjetën prerëse në mbajtësin 
bazë, siç tregohet në figurë. Kujdes 
hapësirat bosh.
2. Vendosni diskun prerës me mbrojtësin 
e thikave mbi mbajtësin bazë.
3. Shtypni nga breda 4 kllapat e mbylljes 
deri sa të bllokohen.
4. Vendoseni mbajtësi e disqeve në kuti. 
Të dyja fletat duhet qëndrojnë poshtë.
sq
41

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents