Masat E Kujdesit Të Përdorimit Të Mikrovalëve - Samsung MG23A7118C Series User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 366
Paralajmërim për mikrovalë
Ngrohja e pijeve me mikrovalë mund të shkaktojë vonesë në shfaqjen e zierjes; bëni
gjithnjë kujdes kur t'i merrni në dorë. Lejojuni gjithnjë pijeve të rrinë së paku 20 sekonda
përpara se t'i merrni në dorë. Nëse është nevoja, përziejini gjatë nxehjes. Përziejini gjithnjë
pas nxehjes.
Në rast djegieje, ndiqni udhëzimet për ndihmën e parë:
1. Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të paktën 10 minuta.
2. Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.
3. Mos e lyeni vendin me krem, vaj ose locione.
Për të evituar dëmtimin e sirtarit ose të skarës, mos i vendosni në ujë menjëherë pas
gatimit.
Mos e përdorni furrën për skuqje me shumë yndyrë, pasi temperatura e vajit nuk mund të
kontrollohet. Kjo mund të shkaktojë derdhje të papritur të vajrave të nxehta.
Masat e kujdesit për furra me mikrovalë
Përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalë. Mos përdorni enë metalike, servise me
dekorime ari apo argjendi, heje etj.
Hiqni lidhëset me tela të përdredhur. Mund të shkaktohen harqe elektrike.
Mos e përdorni furrën për të tharë letra ose rroba.
Përdorni kohë më të shkurtra për sasi të vogla ushqimi, për të shmangur mbinxehjen ose
djegien.
Mbajeni kordonin dhe spinën elektrike larg burimeve të ujit dhe të nxehtësisë.
Për të evituar rrezikun e shpërthimit, mos i ngrohni me lëvozhgë vezët, të ziera ose të
paziera. Mos i ngrohni enët e izoluara në vakuum ose pa ajër, frutat e thata, domatet etj.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ky përbën rrezik zjarri. Furra
gjithashtu mund të mbinxehet dhe të fiket automatikisht dhe do të mbetet e tillë derisa të
ftohet mjaftueshëm.
Përdorni gjithnjë doreza furre kur hiqni enët.
Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar nxehja dhe lëreni lëngun të
qëndrojë për 20 sekonda pas nxehjes, për të shmangur vlimin shpërthyes.
Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni derën, për të shmangur djegien
nga ajri ose avulli i nxehtë që del jashtë.
Mos e vini në punë furrën kur është bosh. Furra do të fiket automatikisht për 30 minuta
për arsye sigurie. Rekomandojmë të vendosni gjithnjë një gotë me ujë brenda furrës, për të
thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra ndizet aksidentalisht.
Instalojeni furrën sipas distancave që përcakton manuali. (Instalimi i furrës me mikrovalë.)
Bëni kujdes kur lidhni pajisje të tjera elektrike te prizat pranë furrës.
Masat e kujdesit të përdorimit të mikrovalëve
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të dëmshëm
ndaj energjisë së mikrovalëve.
Mos e vini furrën në punë me derë hapur. Mos i ngacmoni çelësat e sigurisë (shulat e
derës). Mos futni sende në vrimat e çelësave të sigurisë.
Mos vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore, dhe mos lejoni
akumulimin e mbetjeve të solucioneve apo të ushqimit në sipërfaqet izoluese. Mbajini
pastër derën dhe sipërfaqet izoluese duke i fshirë me një copë të thatë dhe në vijim me
një copë të butë dhe të thatë pas çdo përdorimi.
Mos e vini furrën në punë nëse dëmtohet. Vëreni në punë vetëm pasi të jetë riparuar
nga një teknik i kualifikuar.
E rëndësishme: dera e furrës duhet të mbyllet siç duhet. Dera nuk duhet të jetë e
përkulur; menteshat e saj nuk duhet të jenë të thyera apo të lira; guarnicioni i derës dhe
sipërfaqet izoluese nuk duhet të jenë të dëmtuara.
Të gjitha rregullimet apo riparimet duhet të kryhen nga një teknik i kualifikuar.
Shqip 7

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents