Përdorimi I Broshurës Së Udhëzimeve; Informacione Të Rëndësishme Mbi Sigurinë; Legjenda E Simboleve Dhe E Ikonave; Masë Paraprake Për Të Shmangur Ekspozimine Mundshëm Ndaj Energjisë Së Tepërt Të Mikrovalëve - Samsung GE109M Owner's Instructions & Cooking Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 193
PËRDORIMI I BROSHURËS SË UDHËZIMEVE
Ju sapo keni blerë një furrë me mikrovalë SAMSUNG. Udhëzimet për
përdorim përmbajnë informacione të vlefshme për gatimin në furrë me
mikrovalë:
• Masat paraprake të sigurisë
• Pjesët shtesë të përshtatshme dhe enët e gatimit
• Këshilla të vlefshme mbi gatimin
• Këshilla mbi gatimin
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME MBI SIGURINË
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME MBI SIGURINË.
LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI PËR T'IU REFERUAR NË TË
ARDHMEN.
Përpara se të përdorni furrën, verifikoni që të jenë zbatuar
udhëzimet e mëposhtme.
• Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin për të cilin është parashikuar,
ashtu siç përshkruhet në këtë manual udhëzues. Paralajmërimet dhe
udhëzimet e rëndësishme mbi sigurinë në këtë manual nuk mbulojnë
të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të shfaqen.
Është përgjegjësia juaj për të përdorur mendim praktik, kujdes dhe
vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim pajisjen tuaj.
• Duke qenë se këto udhëzime përdorimi mbulojnë modele të
ndryshme, karakteristikat e furrës tuaj me mikrovalë mund të
ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të
gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse
keni ndonjë pyetje ose shqetësim, kontaktoni qendrën më të afërt të
shërbimit ose kërkoni ndihmë dhe informacione në internet në www.
samsung.com.
• Furra me mikrovalë supozohet të përdoret për nxehjen e ushqimit.
Ajo është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos nxehni
materiale tekstile ose jastëkë të mbushur me drithëra, të cilat mund të
shkaktojnë djegie dhe zjarr. Prodhuesi nuk mund të mbajë përgjegjësi
për dëmtimet e shkaktuara nga mospërdorimi në mënyrën e duhur të
pajisjes.
• Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen,
gjë që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund
të shkaktojë një situatë të rrezikshme.
GE109M_BOL-03505V_SQ.indd 5

LEGJENDA E SIMBOLEVE DHE E IKONAVE

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në
dëmtim të rëndë të personit ose vdekje.
PARALAJMERIM
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në
dëmtim të lehta të personit ose dëm të pasurisë.
KUJDES
Paralajmërim; Rrezik zjarri
Paralajmërim; Elektricitet
MOS u përpiqni.
MOS e çmontoni.
MOS e prekni.
Telefononi qendrës së
shërbimit për ndihmë.
E rëndësishme
MASË PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN
E MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË
MIKROVALËVE.
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të
dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.
(a) Në asnjë rrethanë nuk duhet të provoni të vini furrën në punë me derën
hapur ose të ngacmoni çelësat e bllokimit të sigurisë (shulet e derës) ose
të futni objekte në vrimat e bllokimit të sigurisë.
(b) Mos vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore dhe
mos lejoni akumulimin e mbetjeve nga pastrimi në sipërfaqet bllokuese.
Sigurohuni që dera dhe sipërfaqet bllokuese të derës të jenë të pastra
duke i pastruar ato pas përdorimit, fillimisht me një cohë të njomë dhe më
pas me një cohë të butë e të thatë.
(c) MOS e vini furrën në punë nëse është e dëmtuar, derisa të riparohet
nga një teknik shërbimi i kualifikuar për mikrovalë, i cili është trajnuar nga
prodhuesi. Është e rëndësishme sidomos që dera e furrës të mbyllet siç
duhet dhe që të mos dëmtohen:
5
Paralajmërim; Sipërfaqe e nxehtë
Paralajmërim; Material shpërthyes
Ndiqni udhëzimet me saktësi.
Hiqni spinën e korrentit nga priza në
mur.
Sigurohuni se makina është e tokëzuar
për të parandaluar goditjen elektrike.
Shënim
2011-08-19
7:52:23

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ge109mst

Table of Contents