CYBEX e-Priam Frame Manual page 173

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Përdorni gjithnjë pozicionin më të shtrirë për fëmijët e
sapolindur.
• Asnjëherë mos ngjitni ose zbritni shkallët e zakonshme ose
elektrike me fëmijën brenda ose kur përdorni forma të tjera
transporti.
• Bëni kujdes të veçantë kur hipni ose zbritni nga një buzë
trotuari ose kur manovroni në sipërfaqe jo të njëtrajtshme.
• Kjo karrocë nuk zëvendëson djepin ose krevatin.
• Ky produkt është bërë për t'u përdorur vetëm me një fëmijë.
• Aktivizoni gjithnjë frenën para se ta vendosni ose para se ta
nxirrni fëmijën nga karroca.
• Kontrollojeni rregullisht karrocën për të parë nëse ka shenja
konsumi ose nëse ka pjesë të dëmtuara dhe referojuni
udhëzimeve të mirëmbajtjes dhe pastrimit.
• Përdorni vetëm aksesorë të aprovuar.
• Mos e përdorni nëse ndonjë pjesë e produktit është dëmtuar,
grisur ose mungon.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
• Përdorimi i pjesëve të tjera mund të jetë i rrezikshëm.
• Ky produkt është bërë për fëmijët deri në peshën 22 kg ose
deri në moshën 4 vjeç - cilado arrihet e para.
• Zgjidhni një vend të përshtatshëm para se ta përdorni
produktin për herë të parë dhe provojeni pa fëmijën fillimisht.
• Duhet ta karikoni baterinë për 6 orë para se ta përdorni për
herë të parë.
• Përdorni vetëm karikuesin origjinal.
• Mos përdorni ndonjë karikues tjetër për ta karikuar baterinë.
• Hiqeni menjëherë baterinë nëse është dëmtuar.
• Para se të udhëtoni në avion, ju lutem kontrolloni gjithnjë me
linjën ajrore për të ditur versionet më të fundit të kërkesave
për udhëtim në lidhje me çantat e dorës dhe bagazhet me
check-in.
• Ky produkt është i mbrojtur nga shiu dhe pluhuri, por nuk
është kundër ujit.
• Ju lutem bëni kujdes kur e përdorni produktin në plazh dhe
pranë ujit.
• Hiqeni baterinë nëse produkti do të lihet pa u përdorur për
kohë të gjatë.
• Mbajeni baterinë në vend të thatë dhe në temperaturë
konstante për të rritur jetëgjatësinë e baterisë.
• Komponentët (sidomos bateria) mund të dëmtohen për shkak
të temperaturave ekstreme.
• Asnjëherë mos e lini baterinë të pambikëqyrur.
• Ndërsa karikohet, bateria dhe karikuesi mund të nxehen.
• Nëse bateria nxehet tepër, karikuesi mund të mos karikojë më.
• Mbani parasysh rreziqet që paraqet zjarri dhe burimet e
tjera të nxehtësisë, si ngrohëset elektrike, flakët e gazit, etj.,
sidomos nëse ndodhen shumë pranë karrocës dhe baterisë.
• Ky produkt mund të përdoret vetëm nga të rriturit. Personat
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose
me mungesë eksperience dhe njohurie mund ta përdorni
produktin vetëm nëse mbikëqyren ose udhëzohen lidhur me
përdorimin e produktit në një mënyrë të sigurt dhe nëse i
kuptojnë rreziqet që përfshihen.
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
• Përdoruesi është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kujdesin e
zakonshëm.
• Është veçanërisht e rëndësishme të sigurohemi që të gjitha
pjesët dhe mekanizmat të trajtohen rregullisht me lubrifikant
të thatë.
• Pas trajtimit, pastrojeni produktin me një leckë të butë.
• Patrojeni skeletin me një leckë të njomë e të butë dhe me pak
detergjent të butë, duke e pastruar ujin e tepërt me leckë të
thatë.
• Është e rëndësishme që frenat, rrotat dhe gomat të mos
dëmtohen gjatë përdorimit.
• Kontrollojini dhe pastrojini rregullisht, ose ndërrojini nëse është
e nevojshme.
EN
DE
ES
FR
PT
IT
NL
PL
CZ
SK
SL
HR
HU
SE
NO
FI
DA
ET
LV
LT
RU
UK
TR
EL
RO
IS
MT
AR
FA
YUE
CMN
JA
KO
BG
SR
MS
HI
TH
SQ
BS
ME
MK
HY
VI
173

Advertisement

Table of Contents
loading
Need help?

Need help?

Do you have a question about the e-Priam Frame and is the answer not in the manual?

Table of Contents