Skil 1360 Original Instructions Manual page 209

Bench drill
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
të ndërrohet vetëm nga prodhuesi ose nga një qendër
servisi e autorizuar për të shmangur rreziqet.
Vendosini mirë mjetet pa punë. Kur nuk përdoren,
mjetet duhet të mbahen në një vend të mbyllur e të thatë,
larg fëmijëve.
Lëreni mjetin të ftohet nëse ka punuar pa ndërprerje për
10 minuta (S
10 min.)
2
RREGULLAT E SIGURISË PËR LASERIN
Rrezatimi i laserit që përdoret në produkt është i Klasit
2 me gjatësi vale maksimale ≤1mW dhe 650nm. Mos
i ngulni sytë te rrezja e laserit. Nëse nuk zbatohen
rregullat, mund të shkaktohen lëndime fizike të rënda.
Mos i ngulni sytë te rrezja gjatë punës.
Mos e projektoni rrezen e laserit direkt në sytë e të
tjerëve. Mund të ndodhim lëndime të rënda në sy.
Mos e vendosni laserin në një pozicion që mund t'i bëjë
të tjerët t'i ngulin sytë te rrezja e laserit padashur ose pa
qëllim.
Mos përdorni mjete optike për të parë rrezen e laserit.
Mos e përdorni laserin pranë fëmijëve ose mos i lejoni
fëmijët që ta përdorin laserin.
Mos u përpiqni ta riparoni vetë laserin.
Mos u përpiqni të ndryshoni vetë ndonjë pjesë të pajisjes
së laserit.
Çdo riparim duhet të bëhet nga prodhuesi i laserit ose
nga agjenti i autorizuar i servisit.
Mos e ndërroni laserin me një lloj tjetër.
Mos i hiqni ose mos i bëni të palexueshme etiketat
paralajmëruese. Heqja e etiketave rrit rrezikun e
ekspozimit ndaj rrezatimit.
Përdorimi i kontrolleve ose rregullimeve ose ndjekja
e procedurave të ndryshme nga ato që specifikohen
këtu mund të shkaktojë ekspozim të rrezikshëm ndaj
rrezatimit.
Përdorimi i instrumenteve optike me këtë produkt rrit
rrezikun për sytë.
Mos përdorni syze me ngjyrë për të përforcuar dritën
e laserit. Syzet me ngjyrë reduktojnë vizionin e
përgjithshëm për aplikimin dhe pengojnë punimin normal
të mjetit.
Asnjëherë mos e drejtoni rrezen te një material pune që
ka sipërfaqe reflektuese. Llamarinat e shndritshme me
shkëlqim ose sipërfaqet e ngjashme reflektuese nuk
rekomandohen për t'u përdorur me laserin. Sipërfaqet
reflektuese mund ta kthejnë rrezen te operatori ose te
personat pranë.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruesin ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash janë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
Asnjëherë mos e përdorni mjetin kur kordoni është
dëmtuar; ai duhet të ndërrohet me një kordon të
përgatitur në mënyrë të veçantë përmes organizatës së
shërbimit.
Lidheni këtë mjet me korrent të tokëzuar vetëm me
një sistem energjie të tokëzuar siç duhet; sigurohuni
që priza dhe kablli zgjatues të kenë përçues
mbrojtës funksional
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper (B.M. 13 Amps)
Kontrolloni rregullisht kordonin zgjatues dhe ndërrojeni
nëse është dëmtuar
PAS PËRDORIMIT
Ngrini ose mbajeni mjetin gjatë transportit me të dyja
duart m.
RREZIQET E MBETURA
Edhe kur produkti përdoret sipas udhëzimeve, është
e pamundur të eliminohet çdo faktor rreziku të mbetur.
Operatori duhet t'u kushtojë vëmendje të veçantë dhe
shtesë këtyre pikave në mënyrë që të reduktojë rrezikun e
lëndimeve fizike.
Dëmtimi i dëgjimit - Vishni mjete mbrojtëse të
përshtatshme për veshët dhe kufizoni ekspozimin.
Dëmtimi i shikimit - Përdorni mbrojtëse sysh ose syze
mbrojtëse kur përdorni produktin.
Lëndimet e shkaktuara nga dridhjet - Kufizoni ekspozimin
dhe ndiqni udhëzimet në këtë manual për reduktimin e
rrezikut.
Dëmtimi i frymëmarrjes nga pluhuri i krijuar prej
përdorimit të produktit - Mbani mbrojtëse të përshtatshme
në varësi të llojit të pluhurit.
KUR LIDHENI SPINËN E RE ME 3 KUNJA (U.K. VETËM):
Mos e lidhni telin blu (=neutral) ose kaf (=fazë) në
kordonin e këtij mjeti me terminalin e tokëzimit në spinë.
Nëse për ndonjë arsye spina e vjetër pritet nga kordoni i
këtij mjeti, ai duhet të largohet në mënyrë të sigurt dhe të
mos lihet pa mbikëqyrje
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË MJET
2 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
3 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
4 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
mbeturinat shtëpiake
5 Rrezatimi i laserit. Mos i ngulni sytë te rrezja e laserit.
Produkt laser i Klasit 2
PËRDORIMI
Montimi
- lidhni kolonën në bazën W me 3 bulona hekz AF 8
- lironi vidën në manikotën e mbajtëses H për të hequr
manikotën e mbajtëses H dhe mbajtësen AM
- futni dorezën e kyçit mbajtës K në vrimën me fileta
mbrapa mbajtëses së tavolinës 9
- futni mbajtësen AM në vrimën me dhëmbëza të
mbajtëses së tavolinës me shigjetën në njërën anë
të mbajtëses AM të drejtuar lart dhe dhëmbin në
mbajtësen AM të drejtuar jashtë q
- sigurohuni që boshti krimb AP në pjesën e brendshme
të mbajtëses së tavolinës është i lidhur me dhëmbët
e mbajtëses AM dhe mbajtësja e tavolinës të jetë në
qendër të mbajtëses AM w
- bashkojini pjesët e montuara në kolonë dhe futeni anën
e poshtme të mbajtëses AM në buzën e mbështetëses
së kolonës V q
- montoni anën e pjerrët të manikotës H poshtë mbi
209

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents