Skil 1360 Original Instructions Manual page 208

Bench drill
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla
e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë
dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e
projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet
me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të
riparohet.
c) Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
hiqeni paketën e baterisë, nëse është e mundur,
nga mjeti me korrent para se të bëni rregullime,
ndryshoni aksesorët ose vendosni mjetet me
korrent. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin
rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbajini veglat me korrent dhe aksesorët.
Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të
pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të
tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës
së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës
para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga
veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk
ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
PARALAJMËRIME PËR SIGURINË E TRAPANIT TË
TAVOLINËS
Trapani duhet të sigurohet mirë. Nëse trapani nuk
sigurohet mirë, ai mund të lëvizë ose mund të rrëzohet
dhe të shkaktojë lëndime fizike.
Materiali i punës duhet të kapet ose fiksohet
në mbajtësen e materialit të punës. Mos shponi
materiale aq të vogla sa nuk mund të fiksohen mirë.
Mbajtja e materialit të punës me dorë gjatë punës mund
të shkaktojë lëndime fizike.
Mos vishni doreza. Dorezat mund të ngatërrohen në
pjesët rrotulluese ose ciflat duke shkaktuar lëndime fizike.
Mbajini duart larg nga vendi i shpimit ndërkohë që
mjeti është në punë. Kontakti me pjesët rrotulluese ose
ciflat mund të shkaktojë lëndime fizike.
Sigurohuni që aksesori rrotullohet para se të futni
materialin e punës. Përndryshe aksesori mund të
bllokohet në materialin e punës duke shkaktuar lëvizje të
papritur të materialit të punës dhe lëndime fizike.
Kur aksesori bllokohet, mos ushtroni me presion
poshtë dhe fikeni mjetin. Kontrolloni dhe merrni
masat korrigjuese për të eliminuar shkakun e
bllokimit. Bllokimi mund të shkaktojë lëvizje të papritur
të materialit të punës dhe lëndime fizike.
Shmangni gjenerimin e ciflave të gjata duke e
ndërprerë rregullisht presionin për poshtë. Ciflat
e mprehta metalike mund të shkaktojnë ngatërrim dhe
lëndime fizike.
Asnjëherë mos i hiqni ciflat nga vendi i shpimit
ndërkohë që mjeti është në punë. Për t'i hequr ciflat,
largojeni aksesorin nga materiali i punës, fikeni
mjetin dhe prisni që aksesori të ndalojë së lëvizuri.
Përdorni mjete të tilla si, furçë ose grep për t'i hequr
ciflat. Kontakti me pjesët rrotulluese ose ciflat mund të
shkaktojë lëndime fizike.
Aksesorët që kanë të përcaktuar vlerën e
shpejtësisë duhet të kenë vlerë të paktën të
barabartë me shpejtësinë maksimale të mjetit.
Aksesorët që punojnë më shpejt se shpejtësia e tyre e
përcaktuar mund të çahen dhe të fluturojnë.
Mbajini puntot të pastra dhe të mprehta. Puntot
e mprehta pakësojnë bllokimet. Puntot e pista dhe të
pamprehta shkaktojnë lëvizje të materialit dhe mund të
dëmtojnë operatorin.
Mos mbani rroba të lirshme, bizhuteri, flokë të gjata të
lëshuara, etj. të cilat mund të ngatërrohen te puntoja.
Përdorni shpejtësinë e rekomanduar për aksesorin
e shpimit dhe materialin e punës.
Sigurohuni që puntoja e shpimit ose mjeti prerës të
jenë fiksuar mirë në mandrino.
Sigurohuni që çelësi i mandrinos është hequr nga
mandrina para se të lidhni energjinë ose para se ta
ndizni.
Rregulloni tavolinën ose ndalesën e thellësisë për të
shmangur shpimin në tavolinë. Shkëputni energjinë,
hiqeni punton dhe pastrojeni tavolinën para se të
largoheni nga pajisja.
Shmangni ekspozimin direkt të syve kur përdorni
laserin.
Sigurohuni gjithnjë që rrezja e laserit të drejtohet
në sipërfaqe që nuk kanë veti reflektive. Materialet
reflektive me shkëlqim nuk janë të përshtatshme për
përdorim me laser.
Asnjëherë mos i vendosni gishtat në një pozicion ku
mund të bien në kontakt me trapanin apo me ndonjë
mjet tjetër prerës nëse materiali i punës lëviz papritur.
Mos bëni asnjëherë asnjë lloj pune duke lëvizur
kokën ose tavolinën në raport me njërat-tjetrën. Mos e
ndizni motorin ose mos filloni asnjë punë para se të keni
kontrolluar që doreza e kyçjes së kokës dhe tavolinës
është fiksuar mirë në kolonë dhe që manikota mbajtëse e
kokës dhe tavolinës janë pozicionuar siç duhet.
Para se të lëvizni çelësin e ndezjes/fikjes,
sigurohuni që mbrojtësja e rripit është e ulur poshtë
dhe që mandrina është montuar siç duhet.
Shkëputeni gjithnjë spinën nga energjia para se të
bëni çfarëdo rregullimi ose para se të ndryshoni
ndonjë aksesor.
Shkëputeni gjithnjë spinën nga energjia para se ta
lëvizni mjetin.
Nëse kordoni i energjisë është dëmtuar,
208
ai duhet

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents