Skil 1340 Original Instructions Manual page 237

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
të ndalojë plotësisht. Një sharrë e pamonitoruar në
punë është një rrezik i pakontrolluar.
Vendoseni sharrën bango në një zonë të ndriçuar
dhe të niveluar mirë, ku mund të mbani një
ekuilibër dhe vendosje të mirë të këmbëve.
Duhet të instalohet në një zonë që ofron hapësirë
të mjaftueshme për të manovruar me lehtësi
madhësinë e materialeve tuaja të punës. Zonat
e ngushta, të errëta dhe dyshemetë e paniveluara të
rrëshqitshme janë burim aksidentesh.
Pastroni dhe hiqni shpesh tallashin nga poshtë
tavolinës së sharrës dhe/ose pajisjes së mbledhjes
së pluhurit. Tallashi i grumbulluar është i djegshëm dhe
mund të ndizet vetë.
Sharra bango duhet të sigurohet. Një sharrë bango
që nuk është siguruar siç duhet mund të lëvizë ose të
kthehet përmbys.
Hiqni veglat, copëzat e drurit, etj. nga tavolina
para se të ndizni sharrën bango. Shpërqendrimi ose
bllokimi i mundshëm mund të jenë të rrezikshëm.
Përdorni gjithmonë disqe me madhësinë e duhur
dhe formën (diamant dhe jo të rrumbullakëta) e
vrimave të boshtit rrotullues. Disqet që nuk përputhen
me pajisjen montuese të sharrës do të punojnë në
mënyrë josimetrike me qendrën, duke shkaktuar humbje
të kontrollit.
Asnjëherë mos përdorni mjete të dëmtuara ose të
pasakta të montimit të diskut, si fllanxha, rondele
sharre, bulona ose dado. Këto mjete montimi janë
krijuar posaçërisht për sharrën tuaj, për funksionim të
sigurt dhe performancë optimale.
Asnjëherë mos qëndroni mbi sharrën bango, mos e
përdorni si stol. Mund të ndodhin lëndime serioze nëse
pajisja përmbyset ose nëse bini në kontakt aksidentalisht
me veglën prerëse.
Sigurohuni që disku i sharrës të jetë instaluar që
të rrotullohet në drejtimin e duhur. Mos përdorni
disqe mprehëse, furça teli ose disqe gërryese në një
sharrë bango. Instalimi jo i duhur i diskut të sharrës ose
përdorimi i aksesorëve që nuk rekomandohen mund të
shkaktojë dëmtime serioze.
UDHËZIMET E SHTESË PËR SIGURINË
Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra
të voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me
energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca
e sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,313
Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse keni
nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni me
autoritetin e furnizimit me energji
TË PËRGJITHSHME
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
Gjithmonë shkëputni prizën nga burimi i energjisë
para se të transportoni pajisjen
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje metalesh
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen
me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë
aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një
kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente
të jashtme me një prizë kundër ujit
PARA PËRDORIMIT
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Mbani syze mbrojtëse, mbrojtëse për veshët dhe doreza
mbrojtëse
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Gjithmonë inspektoni sharrën bango para çdo
përdorimi. Nëse ndonjë pjesë e sharrës tuaj mungon,
nuk funksionon mirë, ose është dëmtuar ose prishur,
ndërpritni funksionimin menjëherë derisa të riparohet ose
zëvendësohet.
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa elementin e planit të
tavolinës; zëvendësoni elementin e planit të tavolinës
nëse ka defekt ose konsumohet
Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
AKSESORËT
Mos përdorni kurrë disqe mprehës/prerës me këtë vegël
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
Përdorni vetëm tehe të sharrës që përputhen me të
dhënat e karakteristikave të dhëna në këto udhëzime
përdorimi dhe që janë testuar dhe shënuar si në
përputhje me EN 847-1
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
Mos përdorni kurrë lama të sharrës të bëra me çelik të
shpejtë (HSS)
Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e
deformuar ose jo e mprehtë
Përdorni vetëm thika sharre me diametër vrime që
përshtaten me boshtin kryesor të pajisjes pa e lëvizur;
mos përdorni kurrë minimizues ose adaptorë për të
përshtatur thika sharre me vrimë të madhe
Mbrojini aksesorët nga goditja, tronditja dhe grasoja
GJATË PËRDORIMIT
Mos e sforconi pajisjen (ushtroni trysni të lehtë dhe në
vazhdim për të shmangur mbinxehjen e majave të thikave
dhe, në rast të prerjes së plastikës, shkrirjen e materialit
plastik)
Asnjëherë mos u zgjatni mbi ose prapa diskut për të
237

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents